Kina - Europës Qendrore e Lindore thellojnë bashkëpunimin shkencor e teknologjik

2018-04-11 11:05:16 CRI Komenti juaj Printoni

Një grup ekspertësh nga Europa Qendrore e Lindore vizituan qendrën e vogël të aviacionit në Wanfeng të distriktit Xinchang të provincës Zhejiang të Kinës Lindore. Ata shkëmbyen me inxhinierët kinezë e njëkohësisht vlerësuan fabrikat e teknologjive inteligjente (smart) dhe arritjet e zhvillimit të ndërmarrjeve. Tani është bërë e zakonshme që shumë inxhinierë të huaj vijnë për të kapur "rastin e Kinës".

Së fundmi, u organizua në Shaoxing Forumi i bashkëpunimit për krijimin e risive i nismës "Një brez, një rrugë". Mbi 30 shkencëtarë nga Rusia, Ukraina, Bullgaria, Kroacia, Serbia dhe Sllovenia u mblodhën në Xinchang të provincës Zhejiang të Kinës.

Tani ekonomia e Kinës ndodhet në fazën e kyçe të ndryshimit të modelit të zhvillimit. Potenciali tregtar është i madh. Krahinat e ndryshme kanë hartuar politika për të tërhequr specialistë të huaj, por nga ana tjetër ka edhe shumë të huaj që dëshirojnë të provojnë Kinën.

Marko Vidnjeviç, këshilltari i posaçëm i qytetit Kopper të Sllovenisë, tha se Xinchang-u është shumë modern dhe zhvillimi i industrisë i kalon pritshmëritë. Unë kam shumë interes për tregun e Kinës, thotë Vidnjeviç, i cili shpreson të gjejë partnerë bashkëpunimit në Kinë.

Për t'i njohur më shumë ndërmarrjet kineze, ekspertët e huaj vizituan qendrën e aviacionit Wanfeng. Aty po zhvillohet projekti i aviacionit Wanfengaote, që ka në thelb ndërtimin e një linje të plotë montimi avionësh.

Duke qëndruar në pistën e trajnimit të pilotëve, 600 metra të gjatë, Kang Qing, kreu i projektit të avionit me krahë të fiksuar i kompanisë së aviacionit Wanfeng, u tregon specialistëve të huaj se shkolla e fluturimit ofron tani kurse e trajnime për pilotët. Ndërkohë, nëpërmjet bashkëpunimit me kompanitë e prodhimit të aeroplanëve, filloi të ndërtohet një linjë e plotë montimi e cila do të jetë gati në për të filluar provat e fluturimit në fund të këtij viti.

Vidal Kolobkov, studiuesi i Universitetit të Hapësirës Ajrore të Ukrainës, parashikon se në 5 vitet e ardhshme, Kina do të zhvillojë më tej në fushën e aviacionit civil dhe do të bëhet tregu më i madh në botë. Ai tha se kur Kina të lejojë fluturimet në lartësi të ulëta, kompanitë ukrainase do të sjellin në Kinë, kapital, teknologji dhe ekspertë për të ndërtuar një fabrikë.

Mësohet se Ukraina është një nga vendet e para në botë që studioi dhe nderoi avionë dhe është një nga nënte vendet që mund të prodhojnë e vetme një të tillë.

Profesor Vidal Kolobkov, mendon se aftësia e tyre mbi prodhimin e aeroplanit duhet të shfaqet në tregje të mëdha. Tani ata kanë fabrika të prodhimit të aeroplanëve në Ukrainë dhe në Poloni. Numri i aeroplanëve të prodhuar çdo vit arrin në afro 100. Ai shprehu dëshirën e zhvillimit të bashkëpunimit me ndërmarrjet e fuqishme kineze.

Në vitin 2016, Wanfeng bleu kompaninë e aeroplanëve të Kanadasë, Diamond dhe u bë një nga tre prodhuesit më të mëdhenj të aeroplanëve me krahë të fiksuar.

Kang Qing, tha se blerjet dhe bashkimet me kompani të huaja kanë qenë një rrugë e lehtë për zhvillimin e shpejtë të Wanfeng-ut.

Nga 12 mijë punonjës të kompanisë, një e katërta janë të huaj dhe pjesa më e madhe e tyre specialistë të nivelit të lartë. Në vitin 2016, Wanfeng bleu kompaninë Robot Paslin me një histori mbi 80 vjeçare. Kjo është blerja më e madhja në fushën e robotikës e Kinës. Kjo blerje i mundësoi Wanfeng-ut mbi 400 talente të robotikës dhe teknologjive inteligjente në 10 vjet.

Nëpërmjet blerjeve dhe bashkimeve me kompani të huaja, ndërmarrjet kineze arritën një zhvillim të shpejtë dhe Wanfeng është një shembull suksesi. Në procesin e zhvillimin dhe të krijimit të të ndërmarrjeve të novacionit, qeveria kineze i ka përkrahur ato që të zgjerohen jashtë vendit me nismën "go global".

Për të përkrahur zhvillimin e ndërmarrjeve, distrikti Xincheng në provincën Zhejiang ka përkrahur ndërmarrjet të krijojnë qendrën e dytë të kërkim zhvillimit në qytete të mëdha ku është më e lehtë për të gjetur talente teknike.

Si bashkëpunimi i parë shkencor dhe teknologjik midis qytetit Shaoxing dhe rajonit të Europës Qendrore e Lindore, suksesi do të ndihmojë për t'i sjellë arritjet e përparimet shkencore e teknologjike të vendeve të Europës Qendrore Lindore në Kinë dhe për të ndihmuar Shaoxing-un të zbatojë strategjinë e zhvillimit të drejtuar nga novacioni.

Gjithashtu do të nxisë zhvillimin e cilësisë së lartë dhe përshpejtimin e ndërtimit të një modeli të ri të hapjes së Kinës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore