Banka e Kinës zgjeron veprimtarinë në Europën Qendrore e Lindore

2018-04-04 15:19:49 CRI Komenti juaj Printoni

Vitin e kaluar u shënua 100 vjetori i themelimit të biznesit ndërkombëtar të Bankës së Kinës. Tani kjo bankë po përpiqet të bëhet rruga kryesore dhe arteria e financimit të projekteve të nismës "Një brez, një rrugë".

Menaxheri i përgjithshëm i sektorit të financimit të ndërmarrjeve pranë selisë qendrore të Bankës së Kinës, Huang Danggui, thotë se deri në shtatorin e vitit 2017, Banka e Kinës mori pjesë në 480 projekte jashtë vendit nën kornizën e nismës "Një brez, një rrugë", duke regjistruar një vëllim të përgjithshëm investimesh prej mbi 460 miliardë dollarësh amerikanë.

Dega e Bankës së Kinës në Pragë është një pikë e rëndësishme e Bankës së Kinës në Europë që përputhet me zhvillimin e nismës "Një brez, një rrugë" në Europën Qendrore e Lindore. Me shtimin e numrit të ndërmarrjeve kineze në rajonin e Europës Qendrore e Lindore, Banka e Kinës pritet të ofrojë ndihmë financiare.

Në vitin 2017 u hap dega e Bankës së Kinës në Serbi, e treta pas Polonisë dhe Çekisë. Menaxheri i parë i burimeve njerëzore i Bankës së Kinës, Ren Li, thotë se deri tani janë hapur 51 degë në vende e rajone të ndryshme të botës, 20 prej të cilave pjesë e nismës "Një brez, një rrugë".

Menaxheri Huang Danggui, shton se me strategjinë ndërkombëtare, vitet e fundit, biznesi i Bankës së Kinës jashtë vendit po shënon rezultate pozitive.

Huang mendon se në tregun ndërkombëtar mund të arrihen rezultate të mira, sepse banka po i shërben strategjisë shtetërore dhe ndihmon ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve. Nga viti 2009 deri në vitin 2016, Banka e Kinës përkrahu 3200 projekte të ndërkombëtarizimit të ndërmarrjeve kineze dhe ofroi kredi prej 180 miliardë dollarësh amerikanë. Deri në fundin e shtatorit të vitit 2017, Banka e Kinës mori pjesë në 480 projekte jashtë vendit nën kornizën e nismës "Një brez, një rrugë", duke arritur një vëllim investimesh prej mbi 460 miliardë dollarësh.

Banka e Kinës përpiqet të bëhet ura financiare midis kompanive kineze dhe kompanive të huaja nën kornizën e nismës "Një brez, një rrugë".

Në vitin 2014 Banka e Kinës publikoi raportin mbi "Shërbimet e lidhjes të ndërmarrjeve ndërkufitare të mesme dhe të vogla". Gjithashtu, shumë institucione brenda e jashtë Kinës, si dhe qeveritë lokale organizuan takime për të shtuar aktivisht lidhjet me vende të ndryshme dhe vendosjen e një bashkëpunimi potencial.

Për shembull në vitin 2016, dega e provincës Hebei e Bankës së Kinës dhe qeveria e provincës, organizuan së bashku "Panairin e Ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla Kinë-Europa Qendrore e Lindore".

Rreth 200 ndërmarrje nga rajoni i Europës Qendror e Lindore dhe 400 ndërmarrje kineze morën pjesë në këtë takim. Fushat e tyre mbulojnë teknologjinë e informacionit, bujqësinë, prodhimin masiv, mjekësinë etj. Ky panair pati mbi 1000 takime midis ndërmarrjeve.

Në këtë panair, fabrika e pajisjeve ndriçuese LED, Huaweikeide, kompania hungareze Caderson dhe një kompani polake vendosën partneritet për shitjen.

Në fillim, Huaweikeide u takua me Caderson gjatë një video konference të kompanive të mesme dhe të vogla të organizuar nga Banka e Kinës dhe dega e saj në Hungari. Nëpërmjet sistemit të videos të dyja palët i kaluan pengesat gjeografike dhe procesi i bisedimeve u shkurtua nga një ose dy vjet, në dy ose tre muaj.

Sipas Bankës së Kinës, deri tani janë organizuar 37 veprimtari të vendosjes së kontakteve në mbarë botën, të cilat kanë tërhequr 20 mijë ndërmarrje kineze e të huaja nga mbi 80 vende e rajone të botës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore