Nga Xiamen-i, linjë e re hekurudhore që lidh Kinën me Europën

2018-03-21 15:54:39 CRI Komenti juaj Printoni

Në fillimin e këtij viti, filloi shërbimin linja hekurudhore e mallrave nga Xiamen-i i Kinës në Budapest të Hungarisë, linja e shtatë e transportit hekurudhor ndërkombëtar të mallrave. Kjo linjë forcon pozicionin e rajonit të Europës Qendrore e Lindore. Ndërsa Xiamen-i, që ndodhet në Kinën Lindore, hap një rrugë të re për mallrat e ishullit Tajvan dhe të Azisë Juglindore që të shkojnë më lehtë në Europën Qendrore e Lindore.

 

Chen Luchao, menaxheri i biznesit i kompanisë së shërbimeve të logjistikës, Haitou, tha se Hungaria, që ndodhet në pjesën qendrore të Europës, është qendër e shpërndarjes së mallrave nga vijnë nga Kina dhe vende të tjera aziatike. Qyteti Xiamen i provincës Fujian ndodhet në bregdetin e Kinës Lindore e afër Tajvanit. Stacioni hekurudhor ndodhet në zonën e portit dhe tani qyteti konsiderohet si pikëtakimi i "Rrugës tokësore të mëndafshit" dhe "Rrugës detare të mëndafshit".

Jiang Jingdong, drejtori i kompanisë Haitou, tha se porti i Xiamen-it ka si epërsi transportin detar të mallrave për linjat europiane, por këto mallra kërkojnë edhe transport në rrugë tokësore, duke rritur kostot e përgjithshme të transportit.

Ndërsa me trenat që qarkullojnë midis Kinës dhe Europës, mallrat mund të transportohen drejtpërdrejt në destinacion. Qeveria kineze ka ndërmarrë një politikë mbështetëse dhe tani koha e transportit shkurtohet e kostot reduktohen. Xiamen-i ka epërsi gjeografike si një qendër e madhe transporti dhe industrie.

Hekurudha që lidh Xiamen-in me Budapestin është 11,595 kilometra e gjatë që përshkohet për 17 ditë, gjysma e kohës që merr transporti për në portet kryesore europiane.

Treni i parë i kësaj linje u ngarkua me 35 kontejnerë me produkte elektronike, këpucë, kapele, çanta, materiale ndërtimi etj., me një peshë të përgjithshme prej 480 tonë.

Më herët është hapur linja hekurudhore Xiamen, Hamburg, Duisburg, Moskë. Por kjo linjë e re nga Xiamen-i në Budapest, do të zgjerojë transportin hekurudhor të mallrave nga Kina në Europë. Xiamen shihet dhe si nxitës për ndërtimin e rrugës së përbashkët të transportit detar e tokësor, që ndihmon për kalimin e mallrave nga Azia Juglindore dhe Tajvani për në tregun e Europës Qendrore e Lindore.

Lai Jinqian, menaxheri i projektit të transportit hekurudhor i kompanisë logjistike Haitou, thotë se linja e drejtpërdrejtë mund të shmangë probleme të ndryshme, duke përshirë ndryshimin e doganave dhe rrit efikasitetin e qarkullimit. Treni i drejtpërdrejtë u ofron gjithashtu ndërmarrjeve rreth qytetit Xiamen një rrugë më të sigurtë dhe më të shpejtë transporti. Lai tha gjithashtu se linja e drejtpërdrejtë hekurudhore është më e siguritë, më ekologjike dhe ndikohet më pak nga kushtet e motit. Përveç këtyre qarkullimi është më i qëndrueshëm. Ndërsa në krahasim me transportin ajror, treni ka tonazh më të madh dhe kushton 12.5% deri 25% më pak se transporti ajror.

Me zhvillimin e linjës hekurudhore të mallrave nga Kina në Europë, shumë industri njohën zgjerim të shpejtë.

Lai Jinqian, menaxheri i projektit të transportit hekurudhor i kompanisë Haitou, tha se provinca Fujian është e njohur në botë për përpunimin dhe gdhendjen e gurit, por për shkak të çmimeve më të ulëta në veri të Kinës, biznesmenë nga Rusia dhe vendet e Azisë Qendrore e blejnë gurin në veri. Pas hapjes së linjës hekurudhore, vëmendja është kthyer sërish në Xiamen. Shumë ndërmarrje të përpunimit të gurit kanë përshëndetur hapjen e kësaj linje.

Të dhënat doganore tregojnë se vitin e kaluar u importuan nga Hungaria mallra me vlerë prej 1 milion dollarë, kryesisht makineri, mish derri i ngrirë, verë dhe birrë. Kjo linjë hekurudhore nga Xiamen-i në Budapest do të ndihmojë më shumë për shtimin e prodhimeve hungareze në tregun e pjesës juglindore të Kinës.

Autoritetet doganore të qytetit thonë se do të marrin masa të posaçme për të rritur efikasitetin e përpunimit të mallrave, duke u dhënë përparësi ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore