Prodhimet e importuar nga EQL u bënë mallrat e banorëve e provincës Zhejiang për Festën e Pranverës

2018-02-28 08:44:28 CRI Komenti juaj Printoni

Birra çeke, vera e Malit të Zi apo kosi nga Bullgaria shiten tani edhe në Qendrën e Mallrave të Importit të qytetit Ningbo të Kinës. Në prag të Festës së Pranverës, Vitit të Ri Kinez, Shao Qian dhe familja e saj shkuan së bashku në këtë qendër për të blerë ushqime për festën. Shao thotë se në vitet e kaluara për Festën e Pranverës ka blerë fillimisht prodhime deti dhe më pas artikuj shëndetësorë.

Por qendra me mallra nga Europa Qendrore e Lindore është bërë një stacion i rëndësishëm i blerjeve të festës dhe Shao thotë se tani ka ndryshuar edhe qasja e konsumatorëve duke pasuruar eksperiencën.

Zonja Shao tha gjithashtu se bleu verë nga Serbia dhe birrë nga Republika Çeke. Ajo mendon se këto produkte mund t'u dhurohen miqve, por gjithashtu mund të konsumohen edhe me të afërmit në shtëpi.

Me ngritjen e nivelit të jetës të kinezëve, edhe zgjedhja e produkteve për festën tradicionale të Vitit të Ri ka ndryshuar shumë. Në provincën Zhejiang prodhimet e importuara nga Europa Qendrore e Lindore po shndërrohen në zgjedhjen e parë për festën.

Zhang Yimai menaxhon kompaninë Shanshuntai që importon verë dhe produkte të tjera nga Serbia. Ai thotë se në pavijonin e tij në Qendrën e Mallrave të Importit të Ningbo-së ka mbi 20 lloje prodhimesh nga Serbia, midis të cilave vera është më popullorja. Zhang theksoi se gjatë Festës së Pranverës pati rritje të konsiderueshme të shitjeve, sidomos të verës.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kontrollit dhe Karantinës të Ningbo-së, vëllimi i mallrave të importuara nga Europa Qendrore e Lindore nëpërmjet portit të Ningbo-së deri në janar të vitit 2018 u dyfishua në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mallrat e importuar deri në janarin e këtij viti nëpërmjet portit të Ningbo-së kapin një vlerë prej 29.7 milionë dollarësh.

Ndryshimet e mallrave dhe produkteve ushqimore që blihen për të kremtuar Festën e Pranverës lidhen ngushtë me zhvillimin ekonomik. Ndërsa zgjedhja e mallrave që importohen nga Europa Qendrore e Lindore është një shfaqje e thellimit të shkëmbimeve tregtare midis Kinës dhe këtij rajoni europian.

Në shtatorin e vitit 2013, presidenti kinez Xi Jinping paraqiti planin për ndërtimin e "Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit". Tani provinca të ndryshme të Kinës po hartojnë politika dhe investojnë në funksion të kësaj nisme. Nisma ka nxitur bashkëpunimin dhe investimet në Azinë Qendrore e Perëndimore si dhe në rajonin e Europës Qendrore e Lindore.

Qyteti Ningbo është tani porti kryesor i fillimit të Rrugës Detare të Mëndafshit, ndërsa gjatë dinastisë Tang ka qenë një port kryesor i tregtisë. Nën kornizën e mekanizmit të bashkëpunimit "16+1", qyteti Ningbo i provincës Zhejiang organizon Ekspozitën e Tregtisë dhe të Investimeve Kinë - Europa Qendrore e Lindore. Nisma "Një brez, një rrugë", ka sjellë më shumë vëmendje për prodhimet e vendeve të Europës Qendrore.

Ushqime të ndryshme, vera dhe birra janë ndër prodhimet e nxjerra në treg me rastin e Festën e Pranverës në Qendrën e Mallrave të Importuara, e cila

është e ndarë në dy pjesë. Nga njëra anë është salla e përgjithshme dhe në anën tjetër janë pavijonet me karakteristikat e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. Në sallën e përgjithshme ka një sipërfaqe ekspozite prej njëmijë metra katrore me mbi katër mijë lloje mallrash nga 16 vende.

Gjithashtu është krijuar galeria e kulturës, ekspozita e mallrave, zona e ushqimeve, zona e verës, zona e mallrave të konsumit të përgjithshëm.

Tani tregu i mallrave për Festën e Pranverës u bë kartëvizita e Qendrës së Mallrave të Importuara të Ningbo-së. Një zyrtar i saj tha se tregu i mallrave për Festën e Pranverës do të organizohet çdo vit për të plotësuar kërkesat e reja dhe të shumta të konsumatorëve.

Në mesin e vitit 2017, në Ningbo u krijua një zona eksperimentale për lehtësimin e tregtisë midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Me këto masa, provinca Zhejiang po hap një dritare për rritjen e shkëmbimeve tregtare e kulturore midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore