'Ekspozita e Tregtisë dhe e Investimeve' Kinë - Europa Qendrore e Lindore, kartëvizita e Ningbo-së

2018-02-21 09:08:44 CRI Komenti juaj Printoni

 

Pas suksesit me organizimin e ekspozitës së tregtisë dhe investimeve të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, Ningbo, një qytet i Kinës Lindore krijoi një platformë më të rëndësishme bashkëpunimi. Tani, me përparimin e nismës "Një brez, një rrugë", roli i luajtur nga ekspozita është më i dukshëm.

Për të ngritur nivelin e bashkëpunimit midis qytetit Ningbo dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore dhe për të marrë pjesë në ndërtimin e 'zonës model' të nismës "Një brez, një rrugë" dhe mekanizmin '16+1', në fundin e nëntorit të vitit 2017, autoritetet e qytetit themeluan një drejtori të posaçme për të administruar çështjet që lidhen me bashkëpunimin e Kinës me këtë rajon europian.

Yin Junjie, ndihmës drejtori i Institutit të Rrugës Detare të Mëndafshit dhe i Institutit të Bashkëpunimit me vendet e Europës Qendrore e Lindore në Ningbo, tha se tani qyteti po krijon aktivisht modele për 'zonën të posaçme të tregtisë' për nismën "Një brez, një rrugë" mekanizmin e bashkëpunimit '16+1'.

Ekspozita e Tregtisë dhe Investimeve të Kinës dhe vendet të Europës Qendrore e Lindore është katëvizita më e njohur e qytetit Ningbo. Bashkëpunimi tregtar dhe shkëmbimet kulturore janë përmbajtjet më të rëndësishme për nismën "Një brez, një rrugë" dhe nëpërmjet Ekspozitës së Tregtisë dhe të Investimeve, mund të krijohet një rrugë e shpejtë bashkëpunimi tregtar, zhvillohen më shumë potenciale e nxitet aftësia e prodhimit. Ekspozita mund të shërbejë gjithashtu si urë e shkëmbimeve kulturore dhe platformë bashkëpunimit në nivele e fusha të ndryshme.

Qiu Jinyue, zv./drejtori i Komitetit të Zhvillimit të Turizmit të qytetit, tha se me Ekspozitën e Tregtisë dhe të Investimeve, shkëmbimet janë rritur vazhdimisht. Ai përmend organizimin e aktivitetit "1000 vizitorë në Europën Qendrore e Lindore". Gjithashtu qyteti Ningbo po provon të krijojë një qendër tranziti për fluturimet turistike nga Kina drejt Europës Qendrore e Lindore.

Përveç këtyre, me platformën e Ekspozitës së Tregtisë dhe të Investimeve, edhe kinezët që jetojnë në Europën Qendrore e Lindore po kthehen për biznes në Kinë.

Zhang Yimai, një emigrant kinez në Serbi është një prej tyre. Në vitin 2014 në Serbi u organizua, Forumi i 4-t Ekonomik e Tregtar midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, ku morren pjesë mbi 1500 veta. Zhang ishte një prej tyre. Në atë forum, ai pa rastin e kthimit në atdhe dhe hapjen e biznesit. Në vitin 2015, Zhang shiti katër restorantet e tij në Serbi dhe u kthye në Kinë. Ai thotë se Europa Qendrore e Lindore është një tokë e virgjër dhe ka perspektivë të gjerë zhvillimi.

Në dhjetorin e vitit 2015, Zhang Yimai regjistroi kompaninë e importit dhe të eksportit 'Shanshuntai' në Ningbo. Më 8 qershor të vitit 2016, pavijoni i tij i Serbisë u hap pranë Qendrës së Ekspozitës Ndërkombëtare të Ningbo-së.

"Me platformën e ekspozitës u vendosa në Ningbo me qëllim për të sjellë prodhimet më të mira të vendeve të Europës Qendrore e Lindore, sidomos prodhimet bujqësore," thotë Zhang.

"Ekspozita e Tregtisë dhe e Investimeve është një dritare për kinezët që të mund të njohin rajonin e Europës Qendrore e Lindore. Shpresoj që me këtë platformë do të nxiten shkëmbimet ekonomike e tregtare, kulturore, turistike etj," shtoi Zhang.

Ai është edhe menaxheri i përgjithshëm i Agjencisë Turistike Changxing të Serbisë. Zhang thotë se në fillim u ftuan grupet e biznesmenëve për të parë mjedisin e investimeve, por vitet e fundit më shumë njerëz kanë dashur të shkojnë për turizëm. Serbia është vendi i parë në Europë që ka hequr vizat turistike për kinezët.

Për shkak të njohjes nga ekspozita, Chen Peiran, presidenti i Kompanisë së Teknologjiësë, Hongxingwangdu të Ningbo-së, ka vizituar 14 vende të Europës Qendrore e Lindore. Në vitin 2016, Chen hapi tre pavijone, të Bosnjës dhe Hercegovinës, pavijonin e Maqedonisë dhe të Sllovenisë.

"Në fund të vitit 2015, isha pjesë në një delegacioni që vizitoi Kroacinë, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Serbinë. Në atë kohë bleva shumë verë dhe e transportova ne kontejnerë në Ningbo. Tani importoj mallra nga 7 apo 8 vende të Europës Qendrore e Lindore, duke përfshirë verën, rakinë, qumështin, lëngjet e frutave, ushqimet e freskëta etj. Ekspozita është një platformë shumë të mirë. Më përpara nuk kisha mundësi t'i blija drejtpërdrejt këto prodhime jashtë vendit," thotë Chen.

Z.Yang që punon në pjesën lindore të qytetit Ningbo dhe shpesh shkon në Ekspozitën e Europës Qendrore e Lindore, përveç verës, ai shpesh ble ushqime për vajzën e tij, si mollë të thata nga Serbia apo luleshtrydhe të karamelizuara nga Maqedonia.

Në këtë pavijon, ka mbi 3000 lloje mallrash. 13 vende kanë hapur pavijonet e tyre. Mallrat e Europës Qendrore e Lindore po hyjnë tani në jetën përditshme të konsumatorëve kinezë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore