Lojërat elektronike kineze zbarkojnë në ShBA

2018-02-21 09:08:44 CRI Komenti juaj Printoni

Loja më popullore elektronike e Kinës, Lavdia e Mbretërve (Honour of Kings), është eksportuar në Shtetet e Bashkuara nën emërin, Arena e Vlerave (Arena of Valor).

Me dhjetëra milionë veta e luajnë këtë lojë elektronike çdo ditë, por në ShBA peizazhi është krejt ndryshe.

Pavarësisht kësaj, krijuesit e lojës shpresojë, se do t'ia arrijnë misionit të tyre për të dominuar tregun global të lojërave elektronike.

Korrespodenti i CRI-së William Denselow, sjell më shumë hollësi nga Nju Jorku

"Sa fillova lojën u vrava. Kam shumë për të mësuar," thotë Luigino Gigante në një prezantim jo të zakonshëm të lojës Arena e Vlerave. Gigante është pronari i internet kafesë Waypoint në Nju Jork, një parajsë lojërash në qytet.

Gino thotë se e kupton shumë mirë pse mbi 200 milionë veta e luajnë çdo ditë versionin origjinal të lojës, Lavdia e Mbretërve.

"Është e ngjashme dhe luhet njëlloj si Liga e Legjendave. Por është më e lehtë për ta luajtur, pasi për Ligën duhet një kompjuter i plotë për t'i përdorur të gjitha efektet e lojës."

Ashtu si tek 'Lavdia e Mbretërve', varianti 'Arena e Vlerave' është një fushëbetejë me shumë lojtarë. Por ndryshe nga varianti kinez kompania Tencent ka shtuar disa elemente komike për t'iu preshtuar publikut të huaj.

Steven Asarch është një gazetar i 'Player.One' një uebsajt që mbulon lojërat elektronike dhe kulturën rreth tyre. Arritja e lojës 'Arena e Vlerave' në Shtetet e Bashkuara është një ngjarje e madhe, por Asarch thotë se nuk është krijuar ende një prirje e kompanive kineze për t'u zgjeruar në tregun amerikan.

"Mendoj se Tencent-i ka vetëm paratë e mjaftueshme. Mendoj se ata mund të bëjnë çdo gjë që duan. Tencent ka pasur një studio në San Francisco për më shumë se një dekadë, por ata nuk kanë krijuar ndonjë lojë, vetëm vrasin mendjen se çfarë do të ketë sukses në tregun amerikan."

Jo të gjithë besojnë se loja 'Arena e Vlerave' është në rrugën e duhur. Lojërat elektronike në Kinës janë një eksperiencë e posaçme shoqërore, por Asarch thotë se kultura në Shtetet e Bashkuara është ndryshe.

"Smartphone-t nuk janë pajisje të përshtatshme për të luajtur lojërat elektronike, ata shërbejnë për t'u lidhur me mediat shoqërore. Me ta mund të luash 'candy crush' apo gjëra të ngjashme të thjeshta. Por në Kinë, celulari është pajisja më e përhapur e lojërave elektronike."

Tregu i lojërave elektronike përballet tani me një konkurrencë të madhe, jo vetëm nga numri i lartë i aplikacioneve, por edhe i pajisjeve. Tani pritet që loja 'Arena e Vlerave' të dalë edhe për pajisjet 'Nintendo Switch'.

Nëse kjo lëvizje do të ketë sukses, ekspertët e fushës flasin për një shans të madh të lojës në tregun amerikan. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore