Mbyll kampi i dytë dimëror i baletit Kinë – Europa Qendrore e Lindore

2018-02-14 09:36:08 CRI Komenti juaj Printoni

Me shfaqjen e baletit "Rritja" në Muzeu Bashkëkohor të Artit dhe të Urbanistikës të Shenzhen-it, u mbyll me suksese Kampi i dytë dimëror i baletit midis Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore (vendeve të mekanizmit 16+1). Artistë nga shumë vende i dhanë fund veprimtarisë 15 ditore të shkëmbimeve kulturore.

Grupi i pedagogëve të këtij kamp dimëror përbëhej nga 8 artistë të fushave të ndryshme dhe 18 balerinë, prej të cilëve 10 kinezë dhe tetë nga vende si Maqedonia, Polonia, Çekia dhe Letonia. Gjatë veprimtarisë 15-ditore pedagogët drejtuan provat e artistëve për të vënë në skenë shfaqjen e baletit "Rritja".

Ky kampi dimëror vazhdoi temën e vitit 2017, "integrimi ndërkufitar". Aty janë shkrirë elementet e kërcimit tradicional kinez dhe të atij modern, së bashku me skenografinë dhe muzikën.

Lema Alson nga Letonia është pedagoge për veglat tradicionale muzikore në këtë kamp. Ajo thotë se pika më interesante e veprimtarisë është bashkimi i formave të ndryshme të artit. Për shembull mënyra tradicionale e vallzimit është ndjekja e vijës muzikore, por Alson u mëson gjithashtu nxënësve se çdo tingull përfaqëson një pjesë të trupit. Pedagogia mendon se ka vend për ta lidhur kërcimin tradicional me muzikën.

Huang Zancheng, nga provinca Hainan e Kinës tha se kjo është hera e parë që merr pjesë në kampin dimëror të baletit. Ai ka mësuar për vite me radhë kërcimin tradicional kinez dhe këtë herë ai u njoh me baletin modern. Huang tërhiqet shumë nga motivet e baletit modern.

Profesor Shi Bo i Institutit të Koreografisë së Pekinit, njëherësh drejtues i kampit të dytë dimëror, thotë se kjo veprimtari ka shtuar kontaktet dhe frymëzimin për të krijuar vepra të reja. Në Kampin e parë dimëror pedagogët përgjigjeshin për krijimin e veprave ndërsa studentët vetëm sa i ekzekutonin ato. Këtë vit temë e veprimtarisë është "Rritja" dhe 40% e krijimtarisë iu besua vetë studentëve, duke shtuar bashkëveprimin me pedagogët. Kjo platformë e shkëmbimeve midis Kinës dhe vendeve të mekanizmit '16+1' ka shërbyer për shtimin e veprave artistike koreografike.

Veprat e vëna në skenë gjatë këtij kampi tregojnë marrëdhënien midis njeriut dhe qytetit. Balerinët shprehin ndjenjat për lidhjen midis njeriut dhe qytetit dhe rritjen harmonike midis tyre.

Sylvia, një koreografe nga Polonia, thotë se pjesa e baletit "Rritja" ndërthur muzikën dhe efektet skenike, duke thyer kufijtë artistikë. Kjo koreografi ndryshon edhe marrëdhëniet midis balerinëve dhe publikut. Gjithashtu vepra u lë vend shikuese për të imagjinuar marrëdhëniet midis njeriut dhe qytetit.

Marrëdhëniet midis njeriut dhe qytetit janë gjithmonë temë e kampit dimëror të baletit. Gjatë 15 ditëve, koreografë dhe balerinë qëndruan në Shenzhen, qytetin që portretizon më së miri 'Reformën dhe Hapjen' e Kinës që nisi 40 vjet më parë. Gjatë vitit 2017 veprat e krijuara u fokusuan tek këndvështrimi i njeriut ndaj qytetit. Por këtë vit u fokusuan tek marrëdhënia e njeriut me qytetin.

Profesor Shi Bo tha se Shenzhen-i u ngjall pasionin vizitorëve. Kapmi i tretë dimëror i baletit do të vazhdojë të organizohet në Shenzhen dhe profesori shpreson se veprat e ardhshme do të kenë më shumë karakteristika të këtij qyteti.

Kreu i Shkëmbimeve Kulturore pranë Drejtorisë së Kulturës, Sportit e Turizmit i Shenzhen-it, Ding Zhongyuan, u shpreh se organizimi i kampit dimëror i fali qytetit valën e ngrohtë të zhvillimit dhe të shkëmbimeve të artit ndërkombëtar.

Shenzhen-i mirëpriti balerinët e rinj nga krahina të ndryshme të Kinës dhe nga Europa Qendrore e Lindore. Ata shkëmbyen dhe mësuan reciprokisht. Koreografia "Rritja" realizoi jo vetëm qëllimin e shkëmbimeve kulturore brenda kornizës së nismës "Një brez, një rrugë", por edhe solli miqësinë midis të rinjve.

Ky kamp dimëror i baletit u organizua nga Ministria e Kulturës e Kinës dhe Drejtoria e Kulturës, Sporteve dhe Turizmit e Shenzhenit. Kjo veprimtari zhvillohet nën kornizën e bashkëpunimit kulturor '16+1', "Manifestin e Hangzhou-ut mbi bashkëpunimin kulturor" dhe "Planin e bashkëpunimit kulturor Kinë-Europa Qendrore e Lindore". (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore