"16+1" shtron larminë e ushqimeve në tryezat e kinezëve

2018-02-07 10:21:38 CRI Komenti juaj Printoni

Që nga krijimi i "Mekanizmit 16+1" në vitin 2012, shkëmbimet dhe bashkëpunimi midis Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore janë thelluar vazhdimisht në fushën ekonomike tregtare, kulturore etj. Ato janë konkretizuar në projekte të mëdha si autostrada e hekurudha, por tani edhe në importin e prodhimeve bujqësore, duke e lidhur më ngushtë rajonin e Europës Qendrore e Lindore me tryezën e qytetarëve kinezë.

Të moshuarit në Kinë i njohin mirë prodhimet industriale të këtij rajoni europian, si frigoriferët e makinat nga Çekia, Hungaria apo Romania, por për prodhimet bujqësore të këtyre vende në Kinë nuk dihet gjë. Në fakt, vende si Polonia, Hungaria dhe Bulgaria kanë histori të gjatë të eksportit të prodhimeve bujqësore. Toka e këtyre vendeve është pjellore dhe klima e përshtatshme për rritjen e perimeve dhe të frutave. Këto vende kanë qenë furnizuesit kryesorë me fruta e prodhime blegtorale për ish-Bashkimin Sovjetik.

Nga viti 2004 deri në vitin 2007, disa vende të rajonit të Europës Qendrore e Lindore janë anëtarësuar në Bashkimin Europian, duke u bërë njëherësh edhe ofrues të prodhimeve bujqësore. Prodhimi bujqësor i këtyre vendeve kryhet sipas standardeve të BE-së dhe garantohet cilësia. Njëkohësisht kostoja e krahut të punës në këtë rajon europian është më e ulët dhe fermerët ndihmohen me subvencione. Këta faktorë ndikojnë për rritjen e forcës konkurruese të produkteve bujqësore të këtyre vendeve.

Një tjetër arsye që favorizon importimin e prodhimeve bujqësore në Kinë, është zhvillimi i transportit dhe i logjistikës. Në vitin 2016, Kina dhe Europa vunë hapën linjat hekurudhore të mallrave, duke reduktuar koston dhe kohën e transportit. Kina ka një treg me potencial të madh konsumimi që ka aftësi të tërheqë produktet cilësore e me çmim të ulët nga rajoni i Europës Qendrore e Lindore. Tani tregtia e prodhimeve bujqësore është një pjesë e rëndësishme e "Bashkëpunimit 16+1".

Me zhvillimin e mekanizmit, prodhimet e vendeve të ndryshme të Europës Qendrore e Lindore importohen edhe në Kinë, kryesisht fruta dhe lëngje të tyre, prodhime mishi birrë. Ndërkohë e ardhmja duket më premtuese, pasi tregtia e këtyre prodhimeve jo vetëm i hap rrugën e zhvillimit të ndërmarrjeve europiane, por gjithashtu pasuron tregun e brendshëm të Kinës.

Këto prodhime ndikojnë aktivisht edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe ofrojnë më shumë zgjedhje për kinezët. Në krahasim me frutat që importohen nga vende të tjera, çmimi më i ulët i frutave nga rajoni i Europës Qendrore e Lindore mund të favorizojë më shumë konsumatorë. 40 vjet pas fillimit të politikës së 'Reformës dhe Hapjes', ushqimet ndërkombëtare janë bërë të zakonshme në tryezën e kinezëve.

Në këtë sfond, ka edhe njerëz që shqetësohen se prodhimet bujqësore të këtij rajoni europian do të prekin interesat e fermerëve kinezë. Këto shqetësime janë të arsyeshme, por përqindja e prodhimeve bujqësore të importuara në Kinë është e ulët. Për shembull mollët e importuara zënë vetëm 2 deri 3 për qind të vëllimit të mollëve të vendit. Prandaj prodhimet bujqësore të importuara nga rajoni i Europës Qendrore e Lindore nuk do të ndikojnë shumë mbi çmimet në tregun kinez.

Importimi i prodhimeve bujqësore do t'i ndihmojë fermerët kinezë të mësohen me gjendjen e tanishme të biznesit ndërkombëtar dhe gjithashtu do të shtohet forca konkurruese.

Nisma "Një brez, një rrugë" dhe mekanizmi i bashkëpunimit "16+1" kanë sjellë më shumë ushqime cilësore në tryezat e kinezëve. Në të ardhmen, më shumë mallrat e ushqime nga Europa Qendrore e Lindore do të hyjnë në Kinë dhe lidhjet tregtare e dhe shpirtërore midis popujve do të forcohen më tej nëpërmjet ushqimeve. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore