Kina paraqet strategjinë e rigjallërimit rural, një tjetre përpjekje për zbutjen e varfërisë

2018-02-07 09:44:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kina publikoi një paketë politikash nën "Dokumentin Qendror nr. 1" që do të shërbejë si udhërrëfyes për strategjinë e rigjallërimit rural të vendit.

Ky është dokumenti i 20-të Nr. 1 që nga zbatimi i politikës së 'Reformës dhe Hapjes'. Në të janë përmbledhur opinionet e Komitetit Qendror të PKK-së dhe të Këshillit të Shtetit mbi 'Strategjinë e Rigjallërimit të Zonave Rurale'.

Strategjia e rigjallërimit rural përfshin hapat që duhen ndjekur për përmirësimin e cilësisë së zhvillimit të bujqësisë, nxitjen e zhvillimit të gjelbër, zhvillimin e kulturës fshatare, formimin e sistemit të ri administrativ të fshatit, ngritjen e nivelit të garantimit të jetës së fshatarëve, shpejtimin e luftës së kundër varfërisë, përkrahjen e talenteve, shtimin e investimeve etj.

Han Jun, i cili kryeson Zyrën e Grupit Qendror Drejtues të Çështjeve Rurale, thotë se "strategji e rigjallërimit rural" nën "Dokumentin Qendror Nr. 1" do të sjellë më shumë mbështetje politike dhe financiare për zhvillimin rural.

"Ne duam të sigurohemi se financimet e qeverisë qendrore do të investohen drejt në sektorë që mund të ndihmojë rigjallërimin e zonave rurale. Dua ta bëjë të qartë, çdo huamarrje dhe veprimtari financiare nga qeveritë vendore duhet të rregullohet (me ligj). Qeveritë vendore nuk do të lejohen që të marrin borxhe në mënyrë të paligjshme në emër të zhvillimit rural. Një pjesë më e madhe e të ardhurave nga taksat mbi tokën duhet të përdoren për zbutjen e varfërisë dhe rigjallërimin rural," tha ai.

Strategjia përcakton objektivat për rigjallërimin e zonave rurale deri në vitin 2020, kohë kur pritet të jenë shënuar arritje të rëndësishme për formimin e një sistemi bazë politikash. Ndërsa deri në vitin 2035, strategjia parasheh arritje domethënëse, duke përfshirë modernizimin e fshatit dhe të bujqësisë. Rigjallërimi i përgjithshëm i fshatit pritet të realizohet deri në vitin 2050, kohë kur do të jenë arritur objektivat për pasjen e një bujqësie të fortë, fshat të bukur dhe fshatarë të pasur.

Chen Xiwen, zv./drejtor i Komitetit të Çështjeve Ekonomike pranë Konferencës Konsultative Politike, organit kryesor këshillues të Kinës, thotë se strategjia duhet të ndihmojë në rritjen e të ardhurave të fermerëve dhe të hapë më shumë vende pune.

"Qeveria qendrore ka propozuar strategjinë e rigjallërimit rural duke u bazuar në faktin se Kina ka një popullsi të madhe rurale. Një problem kyç që duhet zgjidhur është se si të hapim më shumë vende pune për fermerët dhe për të rritur të ardhurat e tyre në këtë epokë të re të zhvillimit ekonomik. Në një kohë që PBB-ja e vendit po ngadalësohet, qytetet mund të mos jenë më në gjendje të ofrojnë miliona vende pune për punëtorët ruralë si më parë. Prandaj duhet të përpiqemi të integrojmë industritë primare, sekondare dhe terciare në zonat rurale," thotë Chen.

Statistikat tregojnë se Kina ka një popullsi rurale prej rreth 600 milionë banorësh. Edhe nëse norma e urbanizimit të vendit arrin 70 për qind deri në vitin 2030, siç dhe parashikohet, së paku 450 milionë njerëz do të vazhdojnë të jetojnë në zonat rurale.

Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se është shumë e rëndësishme që autoritetet të fokusohen më shumë në zhvillimin rural.

Zhang Hongyu është drejtor i Sistemeve Ekonomike dhe Menaxhimit Rural pranë Ministrisë së Bujqësisë.

"Vizioni ynë më i madh është zgjidhja e problemit të Kinës me burimet kineze dhe plotësimi i kërkesës kineze me ofertën tonë."

Strategjia kërkon hartimin e politikave më të favorshme për të mbështetur projektet e infrastrukturës, turizmit dhe zhvillimin e mundësive të reja të biznesit në zonat rurale të Kinës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore