Sateliti kinez, zbulim të papritur në studimin e "materies së errët"

2018-01-03 11:12:00 CRI Komenti juaj Printoni

Shkencëtarët kinezë kanë njoftuar se kanë arritur përparim të dukshëm në studimin e "materies së errët".

Sateliti kinez i Zbulimit të Grimcave të Materies së Errët "Wukong" ka zbuluar sinjale të papritura gjatë matjes së rrezeve kozmike me energji të lartë.

Akademia kineze e Shkencave ka njoftuar se "Wukong"-u ka matur më shumë se 3.5 miliardë grimca rrezesh kozmike, me nivelin më të lartë të energjisë deri në 100 teraelektron-volt.

Chang Jin, nga Akademia Kineze e Shkencave është shkencëtari kryesor që po drejton kërkimet.

"Ajo që kemi botuar së pari është rezultati i një vëzhgimi të saktë, domethënë, spektri elektrik me energji të lartë deri në rreth 5 teraelektron-volt. Rezultatet janë të një rëndësie të madhe në studimin e rrezeve kozmike dhe të materies së errët."

Chang, shton se sateliti e orbiton Tokën 15 herë në ditë, duke marrë 60 grimca me energji të madhe në sekondë, ose më shumë se 5 milion në ditë. Shkencëtari thekson se 'Wukong'-u zotëron spektrin më të saktë të elektronit dhe pozitronit në botë, me gabimet më të pakta të sistemit."

Wu Ji, kreu i Qendrës Kombëtare Hapësinore, thotë se zbulimi ka hapur një dritare të re për të vëzhguar universin e energjisë së lartë, duke zbuluar dukuri të reja fizike, përtej aftësive të tanishme të të kuptuarit të njeriut.

"Analizat nga teoricienët dhe astrofizikanët tregojnë se pjesa jonormale e spektrit është rezultat i shfaqjes së materies së errët, e cila pasi vdes shfaqet grimca të reja. Sateliti Wukong ka ndihmuar për të ngushtuar hendekun e spektrit jonormal që nuk ishte zbuluar më parë në hapësirë dhe gjithashtu hapi një dritare të re."

Profesori Chang Jin që kryeson kërkimet, thekson se çdo zbulim i madh në fizikë sjell zbatime në shkallë të gjerë.

"Nëse gjejmë materien e errët, ne do të kemi shumë gjasa të bëjmë një zbulim të madh në fizikë që do të rëndësi të madhe, pasi dihet se çdo zbulim i madh në fizikë do të çonte në zbatime në një shkallë të gjerë".

Mrekulli
Lajmet Kryesore