Ndryshojnë karakteristikat e vizitorëve të huaj në Kinë

2017-12-27 11:06:55 CRI Komenti juaj Printoni

Qendra për Kinën dhe Globalizimin dhe platforma turistike kineze Trip.com, publikuan së fundi raportin me karakteristikat e turistëve të huaj që vizitojnë Kinën. Raporti thekson moshën e re dhe jep destinacionet më të vizituara, si dhe të dhëna për shijimin e kulturës tradicionale. Raporti gjithashtu nënvizon se zhvillimi i turizmit në Kinë kufizohet nga vizat, marketingu turistik, gjuha, kultura, kostoja dhe mjedisi.

Qendra për Kinën dhe Globalizimin është një organizata më e madhe studimore jozyrtare, ndërsa platforma kineze Trip.com, është më e madhja në Kinë në fushën e turizmit. Tani Trip.com ofron shërbime në mbi 13 gjuhë.

Raporti titullohet "Nxitja e zhvillimit të shpejtë të turizmit të të huajve në Kinë". Sipas tij, turistët e huaj që vizitojnë Kinën janë zakonisht të moshës 36 deri 55 vjeç dhe kanë një punë të qëndrueshme. Ndërsa mosha e turistëve të huaj që të shkojnë në Kinë për herë të parë varijon nga 18 deri 35 vjeç.

Një prej hartuesve të raportit është studiuesi Li Qing:

"Vërejmë se pjesa e madhe të studentëve dhe e të rinjve tërhiqen nga historia, kultura e zhvillimi shoqëror i Kinës, gjë që tregon se mosha e turistëve të huaj në Kinë po ulet. Besoj se në të ardhmen më shumë të rinj nga vende të ndryshme do të tërhiqen nga Kina."

Turistët nga Japonia, ShBA-ja, Koreja e Jugut dhe Australia përbëjnë shumicën e vizitorëve të huaj në Kinë. Amerikanët zënë 80% të turistëve të huaj që planifikojnë ta vizitojnë Kinë për herë të parë. Përveç këtyre, me zbatimin dhe zhvillimin e nismës "Një brez, një rrugë" vendet e përfshira në të po bëhen njëherësh edhe vende origjine të turistëve. Lidhur me profesionin e vizitorëve, raporti, thotë se 30% janë biznesmenë. Pensionistët, studentët dhe njerëzit që nuk kanë angazhime pune po bëhen grupi i ri që planifikon të vizitojë Kinën për herë të parë. Numri i këtij grupi po rritet shpjet, thekson dokumenti.

Li Qing tha se vitet e fundit vizitorët e huaj në Kinë shfaqin karakteristika të reja, ndërsa shumë të huaj planifikojnë të jetojnë për pak kohë në Kinë.

"Qëllimi i vizitorëve është kryesisht turizmi tregtar, pastaj vjen turizmi natyror e ai kulturor. Por turistët që vijnë për herë të parë synojnë kryesisht shijimin e jetës në Kinë. Një pikë tërheqëse është mjekësia tradicionale. Mjekimi po bëhet qëllimi i ri i turizmit, gjë që tregon se përhapja e kulturës kineze po fiton njohje të mirë nëpër botë."

Turizmi individual apo turizmi i lirë pëlqehen më shumë turistët e huaj, përveç këtyre, turizmi me anije ka potencial të madh zhvillimi. Shangai, Pekini dhe Guangzhou janë qytetet më tërheqëse për të huajt. Guiyang, Hunming dhe Chengdu janë tre qytetet më tërheqëse për turistët e huaj që e vizitojnë Kinën për herë të parë.

Sipas raportit, shumë të huaj janë shprehur të kënaqur me transportin në Kinë. Sidomos hekurudha e shpejtësisë së lartë po kthehet në një zgjedhje të vizitorëve për të lëvizur brenda Kinës. Njëkohësisht, turistët e huaj vlerësuan lart sigurinë.

Një pikë e rëndësishme është ushqimi. Megjithëse kinezët mendojnë se ushqimet e tyre i tërheqin të huajt, në fakt, turistët e huaj nuk i pëlqejnë ushqimet kineze dhe kanë dhënë vlerësim të ulët për to.

Sipas raportit, zhvillimi i turizmit të të huajve në Kinë kufizohet nga vizat, marketingu turistik, gjuha, kultura, kostoja dhe mjedisi. Lidhur me këto, raporti paraqet dhe disa propozime.

Studiuesi Li Qing thekson nëdrmarrjen e reformës së vizave turistike apo afatshkurtra dhe rritjen e nivelit të lirisë së hyrjes së të turistëve të huaj në Kinë nëpërmjet liberalizimit të sistemit me rajone të posaçme ose nëpërmjet sistemit të bashkëpunimit të rajoneve.

"Së pari duhet të marrin masa për liberalizimin e vizave, shtimin e vizave që merren në kufi apo futjen e vizave elektronike. Së dyti, politika e liberalizimit të vizave të transit me 144 orë në provincat Jiangsu, Zhejiang, dhe në Shangai duhet të zgjerohet edhe në qytete të tjera. Së treti, politika e hyrjes pa vizë të grupeve turistike të huaja në provincën Hainan apo në Guilin të provincës Guangxi duhet të zgjerohet edhe në qytetet kryesore turistike të Kinës."

Sipas të dhënave të Administratës Kombëtare të Turizmit të Kinës, numri i vizitorëve të huaj këtë vit arriti në 138 milionë, duke gjeneruar 120 miliardë dollarë amerikanë të ardhura. (Çang Çuo)

Mrekulli