Financa, fusha e re e bashkëpunimit midis Kinës e Shqipërisë

2017-12-13 15:08:04 CRI Komenti juaj Printoni

Në Takimin e gjashtë të kryeministrave të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, u diskutua gjerësisht bashkëpunimi financiar.

Kina ka luajtur një rol aktiv me bankat e saj të investimeve, duke i lidhur ato me sistemin financiar të Europës Qendrore e Lindore. Në fjalimin e tij gjatë samitit tregtar në Budapest, kryeministri kinez Li Keqiang njoftoi themelimin e Shoqatës Ndërbankare të mekanizmit '16+1'.

Ai shtoi se Banka e Zhvillimit e Kinës do të sigurojë një fond prej 2 miliardë eurosh për projektet e zhvillimit, ndërkohë shpalli përfundimin e fazës së dytë të krijimit të Fondit të Bashkëpunimit dhe të Investimeve të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore me kapital fillestar prej 1 miliard dollarësh, fond i cili do të investohet kryesisht në këtë rajon europian.

Gjatë samitit të Budapestit, Kina dhe Shqipëria nënshkruan "Memorandumin e Mirëkuptimit" mbi investimet e bashkëpunimin në fushën e energjisë së re. Ky dokument u nënshkrua nga Fondi Kinë- Europa Qendrore e Lindore dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë."

Në lidhje me bashkëpunimin financiar, kryeministri Li Keqiang theksoi se qeveria kineze i përkrah institucionet financiare tregtare dhe të investimeve që të zhvillojnë programe bashkëpunimi me vendet e Europës Qendrore e Lindore, ndërsa njoftoi se këto vende mund të lëshojnë obligacione në Kinë.

Njëkohësisht në "Programin e Budapestit" që u publikua pas takimit të udhëheqësve, theksohet lëshimi i kushteve të hyrjes së bankave në tregjet europiane dhe nxitja e bashkëpunimit të kontrollit financiar.

Brenda kornizës së mekanizmit "16+1", filloi dhe bashkëpunimi financiar midis Kinës e Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti së fundi në një takim presidentin e kompanisë China Union Pay, zotin Shi Chaofeng. Në qendër të takimit ishte futja e kompanisë kineze të pagesave me karta bankare në Shqipëri.

Kryeministri Rama e mirëprit delegacionin e China Union Pay dhe theksoi në takim potencialin e madh të tregut shqiptar. Ai foli për zhvillimin që ka marrë së fundi turizmi dhe shprehu mbështetjen e qeverisë shqiptare për hyrjen në treg të kompanisë China Union Pay, e cila do të lehtësojë shtimin e numrit të turistëve kinezë.

Presidenti Shi Wenchao shprehu falënderimet e tij për kryeministrin Rama dhe theksoi se vizita e tij synon njohjen me tregun shqiptar e më tej atë të Ballkanit. Sipas zotit Shi, kompania China Union Pay, synon të forcojë bashkëpunimin me qeverinë shqiptare dhe institucionet përgjegjëse për të nxitur përhapjen e pagesave elektronike dhe metodat e reja për ofrimin e një shërbimi më cilësor.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, presidenti Shi Wenchao u takua edhe me zv./guvernatoren e Bankës Qendrore të Shqipërisë, zonjën Elisabeta Gjoni. Të dyja palët biseduan për nxitjen e përhapjes së zhvillimit të pagesave elektronike në Shqipëri dhe shprehën dëshirën e bashkëpunimit.

Si treg i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit, tregu shqiptar i kartave bankare ka potencial të madh. Gjatë takimit, zv./guvernatorja Elisabeta Gjoni, shpjegoi planin e zhvillimit të kartave bankare dhe mekanizmin e mbikëqyrjes, ndërsa i paraqiti sugjerimet e saj kompanisë China Union Pay për të hyrë në Shqipëri. Banka Qendrore e Shqipërisë u shpreh se do ta ndihmojë China Union Pay-in të vendosë marrëdhënie bashkëpunimi me bankat tregtare vendore.

Presidenti Shi Wenchao e falënderoi zonjën Gjoni për shpjegimet profesionale dhe paraqiti gjendjen e zhvillimit ndërkombëtar të kompanisë. Ai shpreson se eksperienca, prodhimet dhe shërbimet e kompanisë së tij në fushën e pagesave do të mund të përhapen në Shqipëri, sidomos pagesat nëpërmjet celularit (mobile payment). Banka Qendrore e Shqipërisë tregoi interes të madh për këto çështje dhe tha se shpreson që të ketë bashkëpunim me kompaninë China Union Pay.

Pas bisedimeve, presidenti Shi Wenchao u takua me përgjegjësit e kompanisë PayLink, të Union Bank dhe të Bankës Kombëtare Tregtare. Të tre këto institucione shprehën interesin e tyre për vendosjen e marrëdhënieve me kompaninë China Union Pay dhe nxitjen e zhvillimit të tregut të pagesave, duke përfituar nga eksperienca e kompanisë China Union Pay.

Përdorimi i kartave Union Pay në Shqipëri do të nxitet nëpërmjet ndërtimit të sistemit të lëvizshëm të pagesave.

Kompania China Union Pay, është më madhja e Kinës që ofron shërbimin e pagesave nëpërmjet kartave bankare. Ajo bashkëpunon me mbi 2000 institucione financiare brenda dhe jashtë Kinës në mbi 160 vende dhe rajone ku kinezët shkojnë shpesh.

Tani China Union Pay po punon për shitimin e përdorimit të kartave bankare dhe rritjen e numrit të shërbimeve. Kartat e saj mund të përdoren tani në 16 vende të Europës Qendrore e Lindore. Në Hungari 50% e pajisjeve POS dhe ATM mund pranojnë kartat China Union Pay. Në Çeki 50% e ATM-ve pranojnë kartat e China Union Pay, ndërsa ato i përdorin dhe mbi 10 mijë biznese. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore