Bukuresht, sipërmarrjet kineze të energjisë së re prezantojnë arritjet teknologjike

2017-12-06 09:58:25 CRI Komenti juaj Printoni

Ekspozita dhe Forumi i Energjisë së Re, Kinë – Europa Qendrore e Lindore u organizua së fundmi në kryeqytetin e Rumanisë Bukuresht. Pjesëmarrësit zhvilluan bisedime mbi nxitjen e bashkëpunimit energjetik brenda mekanizmit '16+1', ndërtimin e një kornize energjetike globale moderne, efikase dhe të vazhdueshme.

Gjatë forumit, u miratua "Deklarata e Ministrave për Studimin e Përbashkët dhe të Bashkëpunimit Energjetik" dhe "Libri i Bardhë i Bashkëpunimit Energjetik Kina – Europa Qendrore e Lindore".

Ministri i Jashtë i Rumanisë Teodor Meleșcanu dhe ministri i Energjisë Toma Petcu, që morën pjesë në këtë ekspozitë, thanë se bashkëpunimi energjetik është përmbajtje e rëndësishme në mekanizmit "16+1". Ata theksuan gjithashtu se Rumania dëshiron të shfrytëzojë nismën "Një brez, një rrugë" për të forcuar bashkëpunimin konkret në fushën e energjisë.

Zv./kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës të Kinës dhe kreu i Administratës Energjetike Shtetërore, Nuer Baikeli, tha në fjalimin e hapjes se Qendra e Dialogut dhe e Bashkëpunimit të Projekteve të Energjisë midis Kinë dhe Europës Qendrore e Lindore, që vepron brenda kornizës së mekanizmit "16+1", ofron një platformë bashkëpunimi që përfshin energjinë bërthamore, energjinë e re, sektorin energjisë së qymyrit të pastër.

Ekspozita dhe forumi është aktiviteti i parë i madh pas ndërtimit të kësaj qendre dhe ka rëndësi të madhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit konkret.

Baikeli tha se në raportin e Kongresit të 19-të të PKK-së, theksohet se Kina do të forcojë kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, do t'i qaset prodhimit të pastër, industria do t'i drejtohet energjisë së pastër dhe do të zhvillohet revolucion në prodhimin dhe konsumimin e energjisë, si dhe do të formohet sistemi i energjisë së pastër dhe i karbonit të ulët.

"Kina do të zbatojë politikën shtetërore të hapjes ndaj botës dhe do të nxitë bashkëpunimin ndërkombëtar brenda nismës "Një brez, një rrugë" me qëllim për të ndërtuar një të ardhme fatesh të përbashkët të njerëzimit. Me parimin, bisedojnë së bashku, ndërtojnë dhe gëzojnë së bashku, Kina dëshiron të forcojë bashkëpunimin me interes të ndërsjellë me 16 vendet e Europës Qendrore e Lindore dhe të formojë Sekretariatin e Dialogut dhe të Bashkëpunimit të Projekteve të Energjisë. Ky sekretariat do të zhvillojë studime të përbashkëta dhe do të organizojë aktivitete shkëmbimesh, me një fond fillestar prej 3 milionë juanësh," tha Baikeli.

Në këtë ekspozitë morën pjesë 14 ndërmarrje kineze, të cilat paraqitën aty aftësitë e tyre dhe nivelin teknologjik. Ato gjithashtu shprehën dëshirën për të punuar me vendet e Europës Qendrore e Lindore.

Në konferencën e nivelit të lartë që u zhvillua paralel me ekspozitën, drejtori ekzekutiv i Kompanisë së Energjisë së Re Xiexin, He Songyu, shpalosi gjendjen e biznesit jashtë Kinës dhe zhvillimin në tregun e Europës Qendrore e Lindore. Në fillim të vitit 2017, Kompania e Energjisë së Re Xiexin, përcaktoi ndryshimin e strategjisë për të shpejtuar zhvillimin jashtë Kinës me foksu në Europën Qendrore e Lindore.

He tha se raporti i zhvillimit të energjisë së re në Bashkimin Europian përcakton rritjen e prodhimit të energjisë së ripërtëritshme para vitit 2030 me 27%, por deri tani përqindja e prodhimit të kësaj energjie nuk arrin as 10%. Kjo sipas tij tregon se tregu i Europës Qendrore e Lindore ka potencial të madh. Tani kompania Xiexin po shikon tani mundësinë e hyrjes në tregun e Hungarisë.

Grupi Yingli prezantoi në ekspozitë prodhimet fotovoltaike, ndërkohë pjesëmarrja i siguroi një njohje më të mirë të zhvillimit të tregut në 16 vendet e Europës Qendrore e Lindore.

Organizmi i forumit dhe ekspozitës ishte vendosur që në samitin e Rigës. Në të morën pjesë ministra nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Sllovenia, Bullgaria etj., të cilët shprehën kënaqësi për thellimin e bashkëpunimit me Kinën nëpërmjet mekanizmit "16+1. (Çang Çuo)

Mrekulli