Bashkëpunimi pesëvjeçar i Kinës me vendet e Europës Qendrore e Lindore shënon rezultate të pasura

2017-11-29 09:54:51 CRI Komenti juaj Printoni

Në qershorin e vitit 2011 u organizua në Budapest, Forumi i Parë Tregtar midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore, duke i paraprirë themelimit të bashkëpunimit "16+1". Në vitin 2012, u organizua në Varshavë të Polonisë takimi i parë i kryeministrave të Kinës dhe të Vendeve të Europës Qendrore e Lindore, duke shënuar fillimin e mekanizmit të bashkëpunimit '16+1'. Pas 5 vjetësh, rezultatet e këtij bashkëpunimi janë të pasura në fusha politike, ekonomike, kulturore etj.

Në takimin e gjashtë që sapo u mbyll në Hungari, kryeministri kinez Li Keqiang dhe krerët e qeverive të vendeve pjesëmarrëse, rishikuan arritjet e shënuara në Forumin e 7-të Tregtar. Li gjithashtu zhvilloi bisedime dypalëshe me liderët pjesëmarrës.

Krerët e qeverive të 17 vendeve diskutuan thellësisht mbi forcimin e bashkëpunimit reciprok, të investimeve, tregtisë, të financave, të ekonomisë së gjelbër, të krijimit të risive teknologjike, të kulturës etj. Ata shkëmbyen mendime edhe mbi problemet globale me interes të ndërsjellë. Pas takimit, u publikua "Programi i Budapestit për Bashkëpunimin Kinë-EQL".

Le të rishikojmë shifrat konkrete të bashkëpunimit të pasur 5-vjeçar.

Në vitin 2016, vëllimi i përgjithshëm tregtar i Kinës me Europën shënoi një rënie prej 3.3%, por vëllimi i përgjithshëm tregtar i Kinës me 16 vendet e Europës Qendrore e Lindore u rrit me 9.5 për qind në krahasim me vitin 2015, duke arritur në 58.65 miliardë dollarë amerikanë. Nga janari deri në shtatorin e këtij viti, vëllimi i përgjithshëm tregtar i Kinës me këto 16 vende arriti në 49.1 miliardë dollarë amerikanë duke shënuar një rritje prej 14.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vëllimi i importit të Kinës nga këto 16 vende u rrit me 21.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërmarrjet kineze përfunduan ndërtimin e urës mbi Danub në Beograd dhe projektin kundër përmbytjeve urbane në Poloni. Gjithashtu po përparon ndërtimi i autostradës në Malin e Zi, në Maqedoni dhe projekti i ndriçimit urban në Slloveni. Hungaria, Çekia, Estonia dhe Serbia po ndërtojnë me Kinën parqe industriale dhe logjistike. Mbi 10 trena qarkullojnë çdo javë midis Kinës dhe Europës.

Në lidhje me transportin ajror deri tani janë vendosur 6 linja të drejtpërdrejta ajrore midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Në vitin 2016, numri i turistëve për të dyja palët i kaloi 1 milion dhe numri i kinezëve që shkuan për turizëm në këtë rajon europian u rrit mbi tre herë në krahasim nga viti 2015. Njëkohësisht, Kina dhe 16 vendet bashkëpunuan për hapjen e 29 Instituteve Konfuci dhe 33 Klasave të Konfucit me një numër të përgjithshëm studentësh prej 37 mijë vetash. Kina dhe tetë vende të Europës Qendrore e Lindore i njohin reciprokisht diplomat e njëra tjetrës.

Sekretari i përgjithshëm i rrjetit instituteve studimore, Huang Ping, mendon se këto rezultate lidhen ngushtë me parimin "konsultime të përbashkëta, ndërtim i përbashkët dhe përfitim i përbashkët".

16 vendet e mekanizmit "16+1" janë përfshirë dhe në hartën e nismës "Një brez, një rrugë". Deri tani 13 nga këto vende kanë nënshkruar memorandume bashkëpunimi për nxitjen e ndërtimit të përbashkët të nismës.

Zyrtari i Ministrisë së Jashtme të Hungarisë që përgjigjet për çështjet kulturore dhe të shkencës, Zentistvan Lggyalto, thekson se vendet e Europës Qendrore e Lindore, duke përfshirë Hungarinë mendojnë se nisma "Një brez, një rrugë" është një rast i madh zhvillimi.

Në prill të këtij viti u themelua në Budapest Instituti i Studimeve Kinë-Europa Qendrore e Lindore, duke shënuar hapjen e institutit të parë të Kinës të regjistruar në Europë. Analisti i Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare të Polonisë, Matschin mendon se përveç bashkëpunimit dypalësh duhet punuar edhe për shtimin e atij shumëpalësh.

Ndër të tjera, ekspertët propozojnë që ndërmarrjet kineze të punojnë më shumë në sektorin e krijimit të risive, sidomos në fushën e tregtisë elektronike, të shërbimeve turistike, të teknologjisë digjitale, etj. Sipas statistikave, vendet e Europës Qendrore e Lindore investojnë rreth 1.2% të GDP-së tyre për kërkim zhvillimin, 0.9 pikë përqindje nën nivelin mesatar të BE-së.

Në lidhje me Shqipërinë, vitet e fundit, me zhvillimin e qëndrueshme nismës "Një brez, një rrugë" dhe të mekanizmit të "Bashkëpunimit 16+1", Shqipëria si një pikë strategjike e detit Mesdhe, po tërheq vëmendjen e kompanive kineze.

Atasheu tregtar i ambasadës së Kinës në Shqipëri Lian Gang tha në një intervistë për CRI Shqip se investimet e kompanive kineze ndikojnë për përmirësimin e shpërndarjes së burimeve dhe plotësojnë përparësitë e njëri-tjetrit. Sipas tij, ky mund të quhet modeli i bashkëpunimit me leverdi reciproke.

Investimet e ndërmarrjeve kineze në Shqipëri janë kryesisht në fushën e naftës, të infrastrukturës rrugore, të minierave, të energjisë dhe të telekomunikacionit, e të shërbimeve mbështetëse. Vitin e kaluar Kina konkretizimi dy investime të mëdha: kompania kineze Geo Jade bleu aksionet e kompanisë Bankers dhe menaxhon tani fushën naftëmbajtëse të Patos – Marinzës. Ndërsa grupi Everbright bleu konçensionarin e menaxhimit të aeroportit ndërkombëtar të Tiranës.

Lidhur me potencialin e zhvillimit të bashkëpunimit tregtar në të ardhmen, atasheu tregtar Lian Gang u shpreh se hapësira është shumë e madhe. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore