"16+1", Ningbo dhe Europa Qendrore e Lindore zgjerojnë tregtinë

2017-11-15 16:02:10 CRI Komenti juaj Printoni

Qyteti Ningbo i Kinës Lindore është një nyjë e rëndësishme e tregtisë midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Deri tani aty është organizuar për tre vjet me radhë Ekspozitën e Investimeve dhe e Tregtisë.

Të dhënat e doganës së Ningbo-së tregojnë se nga janari deri në gusht në këtij viti, vëllimi i importit dhe eksportit midis qytetit Ningbo dhe rajonit të Europës Qendrore e Lindore arriti 13.80 miliardë juanë duke shënuar një rritje vjetore prej 28.3%. Tregtia me këtë rajon europian zë 2.7% të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme të qytetit. Shifrat e importit dhe të eksportit të Ningbo-së me vendet e Europës Qendrore e Lindore janë shumë më të larta se qytetet e tjera.

Europa Qendrore e Lindore që mbështetet kryesisht te tregu i BE-së është tani edhe urë e rëndësishme që mallrat e Ningbo-së të hyjnë në Europë. Nga ky janar deri në gusht vëllimi i eksportit të prodhimeve elektromekanike nga Ningbo në Europën Qendrore e Lindore arriti në 7.52 miliardë juanë duke shënuar një rritje vjetore prej 20.5%.

 

Europa Qendrore e Lindore është e pasur me burime natyrore dhe lëndët e para kanë cilësi të lartë dhe çmim të ulët. Nga janari deri në gusht vëllimi i importit metaleve, bakrit dhe produkteve elektromekanike nga Europës Qendrore e Lindore arriti në 480 milionë juanë.

Ndërkohë ka filluar ndërtimi i një Zone Pilot për Lehtësimin e Kontrollit për tregtinë midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Ky projekt pritet të kthehet në një platformë efikase që do të ndihmojë në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë" dhe bashkëpunimin tregtar global.

Zhang Rong,nga biznesmenët e parë kinezë që punon me tregun e Europës Qendrore Lindore, ka hapur tre dyqane në Qendrën Mallrave të Importit të Ningbo-së. Ai thotë se Ningbo dhe Europa Qendrore e Lindore kanë epërsi të plotësojnë njeri tjetrin.

Një biznesmen polak që mund të flasë lirisht kinezisht tregon se nuk mungon asnjëherë në Ekspozitën e Investimeve dhe të Tregtisë. Ai shton se ekspozita ka sjellë ndikime pozitive. Biznesmenët mund të mbledhin aty informacione për shanset e tregtisë me shpresën se më shumë mallra do të hyjnë në Ningbo dhe në krahinat e tjera të Kinës.

Thomson Rumschm nga Sllovenia hapi një dyqan për produktet vendore në Ningbo si dhe organizoi disa ndërmarrje për biznes në Ningbo.

Nga ana tjetër disa ndërmarrje kineze nga Ningbo duan të kapin rastin dhe të investojnë në vendet e Europës Qendrore e Lindore. Për shembull, Menovo, një kompani barnash ka marrëdhënie të mira bashkëpunimi partnerët në këto vende. Ndërkohë kompani si Dongfangrisheng dhe Youlika filluan ndërtimin e centraleve të energjisë diellore në Bullgari, Rumani etj.

Bashkëpunimi midis Ningbo-së dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore po hyn tani në një fazë të re.

 

Përveç tregtisë e të investimeve, po vendoset bashkëpunim edhe në fushat e arsimit, kulturës dhe turizmit.

Shkolla të ndryshme të Europës Qendrore e Lindore po nxisin bashkëpunimin në fushën e arsimit. Në vitin 2014, Ningbo krijoi bursa të posaçme për studentët nga vendet e Europës Qendrore e Lindore. Deri tani 56 studentë kanë marrë këto bursa me një vlerë të përgjithshme prej 800 mijë juanë.

Matthew, është një prej studentëve sllovakë që fitoi këtë lloj burse të posaçme. Ai shpreson që pas studimeve të fillojë biznesin mes Sllovakisë dhe Kinës.

Drejtori i Komisionit të Tregtisë së Bashkisë së Ningbo-së, Zhang Yan, thotë se pas tre vjet përpjekjesh, platforma midis Ningbo-së dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore është kthyer në një model për rolin e këtij qyteti kinez për përparimin e nismës "Një brez, një rrugë".

Sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste të Kinës të qytetit Ningbo, Tang Yijun, thotë se në të ardhmen, qyteti do të vazhdojë të organizojë Ekspozitën e Investimeve dhe të Tregtisë me shpresën e thellimit të bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve në fushën e industrisë, të tregtisë dhe kulturës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore