Sinologët shqiptarë: "Miqësia kino-shqiptare nuk ka ndryshuar"

2017-11-08 09:35:41 CRI Komenti juaj Printoni

Një grup sinologësh, pjesë e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri – Kinë, vizituan së fundi Radion e Jashtme të Kinës. Ky grup drejtohej nga kreu i shoqatës, sinologu i njohur Iljazi Spahiu. Grupi prej gjashtë vetash përbëhej nga ish-studentë shqiptarë që mësuan në Kinë në shekullin e kaluar.

Ata u mirëpritën në CRI nga drejtorja e Qendrës së Rusisë dhe të Europës Lindore, zonja Zhang Hong. Gjatë takimit me grupin e sinologëve shqiptarë, ajo u bëri thirrje për vazhdimin e kontributit për thellimin e shkëmbimeve miqësore mes dy vendeve.

Në programin e sotshëm kemi ftuar dy prej këtyre sinologëve. Zotin Sokol Mici dhe Astrit Beqiri. Zoti Mici e mësoi kinezishten dhe gjermanishten 40 vjet më parë në Kinë. Kjo është hera e parë që ai kthehet në Kinës pas përfundimit të studimeve. Zoti Mici tha gjatë intervistës se gjeti një Kinë tërësisht të ndryshuar, por miqësia midis dy popujve ka mbetur e pa ndryshuar.

Ndërsa zoti Beqiri nuk ka qenë asnjëherë në Kinë, e pavarësisht kësaj ai ka interes të madh studimi për të. Në vitin 2000, ai dhe sinologu Iljaz Spahiu botuan së bashku librin "Eksperimenti kinez" ku përshkruajnë gjendjen e zhvillimit të Kinës.

Me zotërinjtë, Sokol Mici dhe Astrit Beqiri bisedoi në studion e CRI Shqip, gazetarja Zhang Zhuo。

Mrekulli