Shkëmbimet kulturore Kinë – Europa Qendrore e Lindore japin rezultate frymëzuese

2017-10-11 14:44:49 CRI Komenti juaj Printoni

Muzika që po dëgjoni është uvertura e baletit kinez 'Detashmenti i Kuq i Grave', i luajtur nga orkestra e Konservatorit të Zhejiang-ut. Kjo uverturë hapi koncertin e mirëseardhjes për "Forumin e Drejtuesve të Konservatorëve, Kinë – Europa Qendrore e Lindore".

Baleti "Detashmenti i Kuq i Grave" është i pari i vënë në skenë pas themelimit të Kinës së re. Vendi i parë i huaj ku ky balet është vënë në skenë, ka qenë Shqipëria. Në vitet '60 vite të shekullit të kaluar, balerinët shqiptarë kanë dhënë disa koncerte nëpër Kinë. Në fakt, hapja e forumit me muzikën e këtij baleti, merr një kuptim të veçantë. Në veprimtarinë e zhvilluar në fund të muajit shtator në qytetin Hangzhou të provincës Zhejiang, morën pjesë drejtës të konservatorëve nga Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia dhe Sllovenia.

Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi problemin e përhapjes dhe të zhvillimit të muzikës sidomos të muzikës tradicionale, nën kornizën e sistemit të bashkëpunimit kulturore '16+1'.

Gjatë forumit, drejtori i Konservatorit të Muzikës së Zhejiang-ut dhe drejtuesit e shkollave të ardhura nga vendet e Europës Qendrore e Lindore, nënshkruan "Deklaratën e Krijimit të Lidhjes së Konservatorëve".

Kjo lidhje, pritet të nxitë zhvillimin e shkëmbimeve studimore në nivele të ndryshme, organizimin e shfaqjeve të përbashkëta dhe zhvillimin e shkëmbimeve mes të pedagogëve e studentëve.

"Krijimi i lidhjes na ofron një rast të mirë shkëmbimesh", tha drejtori i Konservatorit të Zhejiang-ut, Chu Yizu.

"Shpresojmë se shkollat e përfshira do të zhvillojnë shkëmbime e bashkëpunim të niveleve të ndryshme, sidomos për përgatitjen e talenteve, shfaqjeve muzikore, dramave e baleteve. Kështu do të gjejmë një model të ri bashkëpunimi dhe zhvillimi të përbashkët të artit të vendeve të ndryshme."

Një tjetër bashkëpunim është ai për krijimin e ]Lidhjes së Bibliotekave. Ky program u propozua nga Biblioteka Hangzhou-t dhe përfshin 36 biblioteka nga 10 vende.

"Vlerësoj lart përpjekjet e bëra nga biblioteka e Hangzhou-t për krijimin e Lidhjes së Bibliotekave Kombëtare të Kinës dhe vendeve të përfshira në 'Bashkëpunimin 16+1', thotë drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Sofjes. "Besojmë se kjo lidhje do të nxitë ndarjen e materialeve, shkëmbimet e bashkëpunimin kulturor në fushën ndërkombëtare të bibliotekave," shtoi ai.

Krijimi i këtyre mekanizmave është arritur gjatë Forumit të 3-të të Ministrave të Kulturës.

Ministri i Kulturës i Kinës Luo Shugang vlerësoi lart rezultatet e arritura në fushën e shkëmbimeve e të bashkëpunimit kulturor gjatë 5 viteve në kornizën e sistemit "16+1". Ai vuri në dukje se vendet e Europës Qendrore e Lindore janë pjesëmarrësit e nismës "Një brez, një rrugë". Zbatimi i kësaj nisme po shton energji të reja për bashkëpunimin 16+1 dhe hap fusha të reja.

Sipas Luo, qyteti organizues Hangzhou është një qytet i njohur historik kulturor që po përpiqet të ndërtohet si një qytet i rëndësishëm i shkëmbimeve ndërkombëtare të kulturës.

"Hangzhou është qyteti i njohur historik kulturor në Kinë. Në shekullin XIII, Marco Polo-ja erdhi këtu nëpërmjet Rrugës së Mëndafshit. Ai i dha botës kulturën kineze nëpërmjet Rrugës Detare të Mëndafshit".

Ministri Luo Shugang u shpreh se ky forum shpreson të ndërtojë një platformë të fortë për shkëmbimet mes 17 vendeve në fushën kulturore dhe gjithashtu synon të përkrahë, besimin reciprok mes popujve të vendeve të ndryshme. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore