Zvicra po provën dronët për dërgimin e postës së shpejtë

2017-09-30 13:14:30 CRI Komenti juaj Printoni

Një projekt i ri pilot që përfshin dërgesat postare me drone është filloi të provohet në Zvicër. Këto janë provat e para që zhvillohen në një zonë me popullsi të dendur.

Projekti i ri përcakton përdorimin e mjeteve fluturuese të telekomanduara (drone) për dërgimin e sendeve të ndryshme nga një qendër shpërndarjeje e Cyrihut në një distancë nga 8 deri në 16 kilometra ku ndodhen kamionët e shpërndarjes.

Nga atje do të fillojë puna e shpërndarjes së pakove në shtëpitë e klientëve.

Operatori 'Matternet' thotë se parashikon që sistemi i ri do të përshpejtojë mbërritjen e pakove, pasi dronët do të jenë në gjendje të anashkalojnë rrugët e mbingarkuara me trafik ose pengesa të tjera natyrore.

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë 'Matternet', Andreas Raptopoulos:

"Kryesorja e kësaj teknologjie është se si integrohesh në botën e sotme. Dhe bota e sotme nuk u ndërtua duke pasur në mendje në sistem të tillë. Ne nuk besojmë se mjetet fluturues të telekomanduar do të dërgojnë pako tek klientët që banojnë në qendra urbane, për këtë duhet të gjejmë disa mënyra të tjera dhe një nga këto mënyra është dërgimi i pakove me drone nga magazina drejt kamionëve që do të bëjnë shpërndarjen përfundimtare. Kështu nuk ndryshon asgjë në sjelljen e klientit, por tani shpërndarja bëhet më shpejt."

Kompania Matternet me seli në Kaliforni është bashkuar me divizionin e kamionëve të Mercedes-Benz-it dhe me ndërmarrjen zvicerane Siroop.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Zvicrës ka dhënë tashmë miratimin për fluturimin e dronëve.

Kompania Matternet po punon gjithashtu për një projekt të veçantë për furnizimet mjekësore të spitaleve në mbarë vendin.

Zoti Raptopoulos thotë se dronët e tij po marrin vëmendjen e kompanive tradicionale të shpërndarjes të cilat gjithashtu shpresojnë të gjejnë mënyra më efikase për të kryer transportimin e pakove të vogla.

"Nëse vëreni prirjen e zhvillimit të tregtisë elektronike dhe kryerjen e transaksioneve, bota po vjen duke u zvogëluar dhe besoj se kjo prirje do të vazhdojë, prandaj nuk mendoj se ka kuptim që të punojmë për transportin e pakove më të rënda."

Sa i përket sigurisë së pakove, shefi i Zhvillimit Global të Biznesit, Oliver Evans, thotë se është parashikuar dhe rasti i ndodhjes së defekteve, ndaj dronëve u janë vendosur dhe parashuta të vogla në rast nuk funksion helika.

"Pakot peshojnë 10 kilogramë, afërsisht 10 kilogramë, plus një ngarkesë prej deri në 2 kilogramë. Pra rreth 11.5 kilogramë, që në rast defekti mund të zbresë shumë butë me sistemin e parashutës. Ekziston koha e mjaftueshme për të shmangur rënien në mes të rrugës."

Megjithatë, Matternet pranon se dronët e tyre duhet të përmirësohen më tej, në lidhje me jetëgjatësinë e baterisë, aftësinë për të përballuar motin e keq, si uljen e nivelit të zhurmës që prodhojnë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore