Zakonet dhe traditat e Festës së Mesvjeshtës

2017-09-30 13:16:24 CRI Komenti juaj Printoni

Sot kinezët do të kremtojë Fesatën Tradicionale të Mesvjeshtës, një nga katër festat më të rëndësishme të vendit. Tre të tjerat janë përkatësisht Festa e Pranverës, Festa e Varkës së Dragoit dhe Festa Qingming. Gjatë Festës së Mesvjeshtës, kinezët shijojnë ëmbëlsira tradicionale, të tilla si keku u hënës ose Yuebing në kinezisht. Por në krahina të ndryshme të Kinës ka zakone të ndryshme e interesante të kësaj feste.

1- Vidh dhe ha

Në qytetin Huaihua të provincës Hunan ka një zakon të çuditshëm të Festës së Mesvjeshtës që quhet vidh dhe ha. Në ditët e zakonshme të gjithë e urrejnë vjedhjen, por në ditën e Mesvjeshtës, dyert e çdo shtëpie lihen hapur që "hajdutët" të hyjnë dhe të hanë ëmbëlsira Yuebing ose fruta. Ajo familje që pëson vjedhjen më të madhe, sipas legjendës, do të ketë jetë më të gëzuar.

2- Mallko Mesvhjeshtën

Në Rajonin Autonom Guangxi-Zhuang ka një zakon të Festës së Mesvjeshtës që quhet "mallko mesvjeshtën". Ka një legjendë që vjen nga lashtësia me një vajzë të bukur që nuk i pëlqente fjalët e ëmbla, por mallkimet. Një djalosh natën e Mesvjeshtës e mallkoi këtë vajzë kur e kapi duke vjedhur kallam sheqeri. Pas atij çasti ajo ra në dashuri të dhe fund u martuan. Nisur nga kjo legjendë, në Guangxi-Zhuang thuhet se kush merr më shumë mallkime natën e Mesvjeshtës, do të ketë jetë më të gjatë.

3- Vidh perime për të gjetur burrë

Në provincën e Tajvanit, në Festën e Mesvjeshtës ka një traditë që quhet "vidh perime për të gjetur burrë." Natën e Festës së Mesvjeshtës, vajzat shkojnë në tokat e fqinjëve për t'u vjedhur perimet. Nëse ato ia dalin me sukses, legjenda thotë se vajzat do të gjejnë një burrë të mirë. Prandaj në këtë zonë ka një fjalë të urtë që thotë: "Vidh qepë që të martohesh me një djalë të mirë. Vidh perime që të gjesh një burrë të mirë."

4. Shëtitje nën dritën e Hënës

Për Festën e Mesvjeshtës preferohen shëtitjet nën dritën e hënës. Në qytetin Nanjing, shëtitja nën dritën e Hënës gjatë festës së Mesvjeshtës merr një kuptim të veçantë për nënat që duan të kenë një djalë. Pas të pasur një djalë në të ardhmen ato vizitojnë tempullin e Konfucit dhe pastaj kalojnë urën. Kështu sipas legjendës ato do të kenë mundësi të bëhen me djalë në të ardhmen.

5- Vidh kungull, fito një fëmijë

Në provincën Guizhou legjenda thotë "vidh kungullin dhe fito një fëmijë". Sipas legjendës djemtë e fshatit shkonin në ara ditën e Mesvjeshtës dhe vidhnin një kungull të madh ku gdhendnin figurën e fëmije dhe më pas zbukuronin me rroba. Më pas këtë kungull e vendosnin në një shportë dhe ua dërgonin familjeve që nuk kishin fëmijë. Natën e parë çifti e vendoste kungullin në shtrat me gruan, ndërsa natën e dytë kungullin e gatuanin. Sipas legjendës kështu çiftet mund të gëzoheshin me një fëmijë.

6. Lutje Zotit

Lutjet Zotit janë një tjetër zakon i Festës së Mesvjeshtës në provincën e Tajvanit. Në lashtësi, për të gjetur një partner të përshtatshëm, së pari të rinjtë ndiznin temjan dhe i faleshin Zotit. Këto lutje bëhen sidomos gjatë Festës së Mesvjeshtës kur hëna duket e plotë e kur kinezët shpresojnë për më shumë fat e lumturi.

7. Vallja e dragoit të zjarrit

Vallja e dragoit të zjarrit është një prej veprimtarive më tradicionale të Hong Kong-ut gjatë Festës së Mesvjeshtës. Veprimtaritë zgjasin zakonisht tre ditë. Gjatësia e dragoi është mbi 70 metra. Ai ndërtohet me kashtë dhe shkopa temjani. Ky dragua shfaqet mbrëmjeve nën tingujt e muzikës në rrugë të ndryshme të Hong Kong-ut.

8. Konkursi i kungullit

Në provincën Zhejiang të Kinës gjatë Festës së Mesvjeshtës zhvillohet konkursi i kapjes së kungullit. Të rinj dhe fëmijë zhvillojnë gara ditën e festës. Ai që mbledh më shumë kunguj, shpërblehet.

9. Loja e shamisë

Në provincën Fujian gjatë fetës së Mesvjeshtës zhvillohet loja e shamisë. Zakonisht në qendrën e fshatrave ndërtohet një platformë ku ngjiten vajza beqare që mbajnë në duar lule të ndryshme shumëngjyrëshe. Ndërsa djemve ju shpërndahen shami me ngjyra. Vajzat dhe djemtë e njohin njëri tjetrin duke u nisur nga ngjyrat e njëjta të luleve dhe shamive. Nëse të dy e pëlqejnë njëri tjetrin ata provojnë të njihen më tej.

10. Ndezja e qirinjve për të forcuar dritën e hënës

Zakonisht në mbrëmjen e Mesvjeshtës, kinezët ndezin qirinj për të krijuar një atmosferë më të bukur nën dritën e hënës. Në pjesën qendrore të Kinës banorët ndezin qirinj dhe pasi i vendosin ata nëpër kuti i lëshojnë në rrjedhën jugore të lumit Yangtze.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore