200 vjet histori, koncepti i 'biçikletave të përbashkëta' po nxit udhëtimin e gjelbër

2017-09-20 16:18:54 CRI Komenti juaj Printoni

 

Sivjet shënohet 200-vjetori i shpikjes së biçikletës. Me këtë rast në Pekin u shpall 17 shtatori si Ditës Botërore të Biçikletës. Një gjë e tillë ndodh në Kinë jo vetëm për shkak të lidhjes së ngushtë të vendit me biçikletën, por edhe për shkak të zhvillimit të gjerë të kompanive që ofrojnë 'biçikleta të përbashkëta'.

Një prej këtyre kompanive është Mobike, që së bashku me Programin e Mjedisit të Kombeve të Bashkuara, Programin Vendbanimi Njerëzor i OKB-së (UN-HABITAT), Fondin Botëror të Natyrës dhe Institutin Botëror të Burimeve nënshkruan një deklaratë të përbashkët, duke nisur zyrtarisht Ditën Botërore të Biçikletës.

Drejtori për Kinën i Programit Vendbanimi Njerëzor i OKB-së (UN-HABITAT) Zhang Zhengshan, u shpreh se caktimi i ditës botërore të biçikletës përputhet me prirjen moderne të zhvillimit.

Zhang shton se në Kinë duhet të duhet të përmirësohen më tej kushtet e udhëtimit me biçikletë:

"Në vendet e huaja, çiklistët duhet të mbajnë helmetë, por në Kinë, pak njerëz bëjnë kështu. Në qytet ekzistojnë ende probleme të mungesës së rrugëve të posaçme për biçikleta, mungesës së vendeve për parkimin etj., prandaj caktimi i ditës së biçikletës është një rast i mirë për nxitjen e udhëtimit me biçikletë duke zgjidhur problemet përkatëse."

Në 500 ditët e kaluara në Kinë, biçikleta e përbashkët është bërë mënyra e tretë kryesore e udhëtimit urban, pas autobusit dhe metrosë. Kjo ka ndryshuar thellë mjedisin dhe ekologjinë e qyteteve.

Bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Mobike, Wang Xiaofeng thotë se deri tani, Mobike ka nxjerrë në qarkullim mbi 7 milionë biçikleta dhe ka mbi 150 milionë të përdorues të regjistruar. Çdo ditë regjistrohen mbi 25 milionë përdorues.

"Brenda 500 ditëve, distanca e përgjithshme e përshkuar nga të gjitha përdoruesit e Mobike i kalon 5.6 miliardë km, që është një shifër e madhe. Nëse kjo distancë prej 5.6 miliardë kilometrash zëvendësohet nga automjetet, ato do të lëshonin 1.36 milionë tonë karbon, që është i barabartë me vëllimin e lëshimit të karbonit të 350 mijë automjeteve në një vit," thotë Wang Xiaofeng.

Tema kryesore e këtij viti e Ditës Botërore të Biçikletës ishte "Udhëtimi me biçikletë ndryshon qytetin".

Përveç Kinës, kompania Mobike është shtrirë edhe në metropole botërore, duke përfshirë, Londrën e Firencen. Më herët këtë muaj (shtator 2017) Mobike, nxori në qarkullim në rrugët e Londrës 750 biçikleta, duke konkurruar ashpër me rivalin "Ofo", marka kineze që u shfaq në rrugët e Londrës vetëm një javë më parë.

Londra është qyteti i dytë i shtrirjes së Mobike pas provës së tregut në Manchester. Rreth dy muaj më parë, kompania kineze e biçikletave të përbashkët shtoi rrugëve të Manchester-it 1 mijë biçikleta portokalli, nismë kjo që u prit shumë mirë nga autoritetet si dhe përdoruesit .

Një nga të parët që provoi biçikletat portokalli ishte Duncan.

"E gjeta biçikletën pranë stacionit të metrosë. Hapa aplikacionin në celular, skanova kodin dhe kaq ishte! Shumë fantastike, mbërrita këtu në qendër për 5 minuta, me të vërtetë shumë e përshtatshme."

Menaxheri i përgjithshëm i "Mobike" në Britani, Steve Pyer, tha se kompania ka një sistem të ndryshëm operimi nga e famshmja "Boris Bike" që është bërë pjesë e pandashme e transportit publik në Londër.

Mobike është jo vetëm është e pajisur me teknologjinë e fundit, por kushton shumë më lirë se "Boris Bike", 50 pence për gjysmë ore. Për më tepër, për të parandaluar përdoruesit nga keqpërdorimi, një çështje që shqetëson autoritetet kineze, "Mobike UK" ka krijuar një sistem rishpërndarjeje dhe skemë shpërblimi, ku u jep përdoruesve kredite shtesë për vendosjen e biçikletave në vende të përshtatshme parkimi.

"Biçikletat tona gjurmohen me anë të sistemit GPS. Kjo na lejon të shohim vendndodhjen e tyre në çdo kohë. Ne arrijmë të gjejmë se në cilat zona biçikletat nuk përdoren shpesh dhe do t'i transferojmë ato në zonat me kërkesë të lartë. Ekipet e punës janë gjithnjë jashtë duke punuar për një shërbim sa më cilësor si dhe për ta lënë qytetin të rregullt. Punonjësit tanë po e bëjnë shumë mirë punën e tyre."

"Mobike" nuk është e vetmja kompani kineze e biçikletave të përbashkëta që po synon mbizotërimin e tregut londinez.

Mrekulli
Lajmet Kryesore