Uragani Irma shkatërron Floridën dhe llogaritë e kompanive të sigurimeve

2017-09-13 09:08:56 CRI Komenti juaj Printoni

Uragani Irma u dobësua dhe u kthye në një stuhi tropikale, ndërsa u zhvendos në veri të Floridës, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve e ShBA-së. Irma solli shkatërrime masive në Florida, shteti i tretë më i populluar i ShBA-së. Zyrtarët thonë se është ende herët për të llogaritur dëmet.

Uraganeve e ShBA-së. Irma solli shkatërrime masive në Florida, shteti i tretë më i populluar i ShBA-së. Zyrtarët thonë se është ende herët për të llogaritur dëmet.

Meteorologët po paralajmërojnë se fryrja e ujërave shkaktuar nga Irma përgjatë brigjeve juglindore mund të shkaktojë "përmbytje vdekjeprurëse".

Drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Emergjencave të Floridës, Bryan Koon, tha se është ende herët për të filluar vlerësimin e dëmeve.

"Koha ka qenë shumë e keqe gjithë ditën për të mundur të organizojmë fluturime. Prandaj nuk kemi një ide të detajuar se sa është shkalla e dëmeve. Nuk kam shifra për lëndime të mundshme", tha ai.

Qendra e uraganeve thotë se është e mundur që të ketë tornado në Floridën Verilindore, Xhorxhan Juglindore dhe Karolinën e Jugut.

"Irma po dobësohet ndërsa vazhdon të shkojë drejt veriut në zonën perëndimore të gadishullit të Floridës. Një nga pasojat më të konsiderueshme, pritet të jenë reshjet e dendura të shiut në veri të Floridës dhe në Xhorxha në dy ditët e ardhshme," tha John Cangialosi, specialist i stuhive pranë Qendrën Kombëtare të Uraganeve.

****

Duke rrëzuar palmat, shkulur shtyllat e tensionit dhe shkaktuar shira përmbytjesh, uragani Irma arriti në bregun perëndimor të Floridës gjatë fundjavës së kaluar duke prekur rajonin e njohur turistik, por edhe të ndjeshëm ndaj rritjes së nivelit të ujit.

Për të zhbllokuar me urgjencë fonde shtesë për t'i ardhur në ndihmë Floridës, presidenti amerikan Donald Trump, shpalli gjendjen e katastrofës natyrore dhe njoftoi vizitën e tij në gadishull.

I shoqëruar nga erëra të forta që arrinin deri në 155 kilometra në orë, uragani preku së pari bregun perëndimor të Floridas dhe mori drejtimin e veriut, duke kërcënuar qytetin e madh të Tampas.

Me erëra të fuqishme deri në 215 kilometra në orë, Irma goditi fillimisht të dielën në mëngjes arqipelagun e Kejsit. Ndërkohë që ishte në kategorinë 4, ai shkatërroi anijet dhe shtëpitë e braktisura nga banorët e Floridës kontinentale.

Duke u rikthyer në oqean, ai goditi sërish Floridan në mesditë, këtë herë ishullin Marko, në bregun perëndimor, me erëra që arrinin në 185 kilometra në orë (kategoria 3), më pas ra në kategorinë 2.

Pasi shkatërroi ishujt e Karaibeve dhe shkaktoi vdekjen e 27 vetave në këtë rajon, bilanci i Irmas u rëndua edhe më shumë në Florida me tre viktima të tjera, të vrarë në aksidente rrugore të shtunën dhe të dielën në mëngjes.

***

Kompanitë më të mëdha botërore të sigurimeve, mbledhur në një kongres në Monako, shprehën shqetësim për faturën që do të shkaktojnë uraganet Harvey dhe Irma, në një kohë kur sektori është vënë nën presion nga një rënie e çmimeve dhe përqindjeve.

"Harvey dhe Irma janë ngjarje të rëndësishme për industrinë, (…) ato do të dominojnë diskutimet këtu në Monte Karlo", deklaroi Torsten Jeworrek, një prej drejtuesve të kompanisë gjermane të sigurimeve "Munich Re".

Pas shkatërroi disa prej ishujve të Antileve, Irma goditi më pas dje ishujt turistikë të Floridas dhe më pas arriti në bregun perëndimor të shtetit amerikan.

Në fund të gushtit, uragani Harvey shkaktoi dëme të mëdha në Teksas dhe Luizianë.

"Vetëm në SHBA, këto katastrofa kanë shkaktuar 300 miliardë dollarë dëme", theksoi shërbimi meteorologjik privat "Accuweather".

"Vetëm një pjesë e kostos do të mbulohet dhe është ende herët për të vlerësuar saktë faturën totale që do të duhet të paguajnë kompanitë e sigurimeve", thotë një specialistëve të pranishëm në Monako.

Përmasa e këtyre uraganeve rrezikon të vendosë nën presion një numër kompanish, tashmë të prekura nga vështirësitë financiare. Tregu i sigurimeve po vuan që prej disa vitesh nga një mjedis i përqindjeve të ulëta që kufizon fitimet mbi shumat e vendosura ndërkohë që konkurrenca brenda sektorit i shtyn tarifat drejt uljes.

Mrekulli