Kina përfundon misionin e vrojtimit të Detit Jugore me sondë të telekomanduar

2017-08-09 16:35:34 CRI Komenti juaj Printoni

Kina përfundoi operacionin e parë bashkëpunues duke përdorur një pajisje të mëdha të telekomanduar (sondë nënujore) për zbulimin e thellësive të Detit të Kinës Jugore.

Nëndetësja e telekomanduar Faxian zhyti me sukses dhe tërhoqi në 1200 metra thellësi, në katin e poshtëm të oqeanit një sondë për të studiuar mjedisin atje. Nëndetësja më pas u largua ndërsa sonda do të qëndrojë për një vëzhgim tre mujor.

"Shumica e veprimeve mbikëqyrëse në të kaluarën realizoheshin me vetëm një mjet. Kjo është hera e parë për ne që koordinojmë disa pajisje në një mision të vetëm. Kjo nuk lidhet vetëm me efikasitetin e ekspeditës shkencore, por edhe me zgjidhjen e disa problemeve shkencore. Shumë pak vende në botë arrijnë të koordinojnë disa mjete të mëdha në një veprimtari shkencore të këtyre përmasave," tha Sun Song, kreu shkencor i ekspeditës.

Shkencëtarët njoftuan arritje madhore pasi sonda arriti në thellësinë e parashikuar.

Anija shekcoer e Kinës Kexue la portin e Qingdao-s më 10 korrik për këtë ekspeditë shkencore dhe ndaloi më pas në Xiamen për furnizime për fazën e parë të misionit.

Në fazën e parë, u dislokuan gjithsej 12 sonda të telekomanduara për të kryer vëzhgime në thellësitë e Detit të Kinës Jugore. Këto sonda të zhvilluara nga vetë Kinë, dërguan të dhëna në kohë reale. Ky ishte grupi më i madh i sondave të dislokuara ndonjëherë për një mision të vetëm në këtë rajon.

Gjatë fazës së dytë, anija shkencore Kexue dhe ekuipazhi i saj do të kryejnë matjen e parametrave fizike dhe kimike të botës nënujore si dhe do të përdorin kamera për të fiksuar organizmat e thellësive të Detit të Kinës Jugore.

Disa nga pajisjet e anijes do të vihen në përdorim për herë të parë, duke përfshirë dy sonda të reja nënujore.

Sun Song, drejtor i Institutit të Oqeanologjisë në Akademinë Kineze të Shkencave, shpjegon përse do të përdoren në mision pajisjet e reja:

"Shkenca detare është një shkencë gjithëpërfshirëse, që përfshin studimin e shtratit detar, të ujit, biologjisë, gjeologjisë, kimisë, fizikës dhe disiplinave të tjera. Kështu që këtë herë do të përdoren në të njëjtën platformë pajisjet e reja të krijuara posaçërisht nga Akademia Kineze e Shkencave dhe pajisjet e tjera ekzistuese".

Gjatë misionit, do të përdoren mjaft pajisje të përparuara të studimit të thellësive detare për monitorimin e mjedisit oqeanik në veri të Detit të Kinës Jugore.

Shkencëtarët kinezë do të jenë në këtë mënyrë në gjendje të bëjnë një studim dhe eksplorim të plotë në fusha të tilla si mjedisi detar, organizmat nënujorë, si dhe kushtet gjeologjike dhe ujore.

Një gjë e tillë do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të mëdha shkencore, duke përmirësuar kapacitetet e Kinës në studimet detare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore