Zhytje Kulturore, jeta në fshat për të shijuar peizazhet natyrore dhe rizbuluar traditën

2017-07-19 16:38:38 CRI Komenti juaj Printoni

 


Zhvillimi i shpejtë dhe urbanizimi masiv i Kinës në 30 vitet e fundit ka sjellë transformim masiv të strukturës shoqërore të vendit. Ndërsa Kina hyn në "normalitetin e ri" të zhvillimit ekologjik dhe të qëndrueshëm me një ekonomi novatore dhe të drejtuar nga shërbimet, një kthim i ngadalshëm ndaj traditave dhe bukurisë së jetës po transformon tani edhe fshatrat.

Anhui është prototipi i kësaj prirjeje të re. Duke qenë një nga provincat më të varfra të Kinës, tani në Anhui po lulëzon turizmi si dhe po kthehet në një burim frymëzimi për shumë njerëz që janë në kërkim të rrënjëve të tyre dhe traditave.

Kthim në fshat

Nëse dikur banorët e qyteteve ishte të prirur për të provuar të gjitha të mirat e botës moderne, tani gjithnjë e më shumë ata janë të etur për t'u lidhur me jetën rurale. Edhe të huajt po largohen nga qytetet e mëdha. Përmirësimi i kushteve të komunikimit dhe infrastrukturës së transportit kanë ndikuar për zhvillimin e kësaj prirjeje.

"Një familje franceze u zhvendos në fshatin Zhaji të kontesë Jingxian disa vjet më parë dhe tani ata edhe po rrisin pula e mbjellin perime," thotë një udhërrëfyes turistik i këtij vendi të pazakontë rural që ka shfrytëzuar potencialin e madh të turizmit duke shënuar sukses të madh për një dekadë.

Provinca Anhui në lindje të Kinës ndoqi këshillën e qeverisë qendrore përpara Olimpiadës së Pekinit në vitin 2008 dhe që atëherë ka bërë hapa mbresëlënës për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e një sektori të qëndrueshëm turistik.

Ky ndryshim në fatin e krahinës ka sjellë dy zhvillme të rëndësishme: Vendasit janë të nxitur për të qëndruar në krahinë dhe për të bërë një jetë më të mirë, ndërsa perspektiva e një të ardhmeje më të mirë në një mjedis idilik natyror po tërheq edhe të huajt në këto shtigje të jetës fshatare.

Fshatrat historike dhe fshatrat e Anhui-t Jugor, të cilat shekuj më parë e bënë pasurinë e tyre duke tregtuar lëndë drusore, çaj dhe kripë, po shijojë tani një transformim të mirë.

Fshati Longchuan në kontenë Jixi është një prej atyre të bekuar me një dhuratë të pazakontë arkitekturore. Hollet që datojnë që nga Dinastia Ming (1368-1644) sillen si një nga shembujt më të mirë, ndërsa harqet metalike të Dinastisë Song (960-1279), qëndrojnë në hyrje të fshatit si për të kujtuar lavdinë e dikurshme.

Një burrë në moshë mesatare me mbiemrin Xu thotë se ka pesë vjet që u shet turistëve karamele artizanale të prodhuara me miell orizi. Xu, që vjen nga provinca fqinje Zhejiang, thotë se bënte punë nga më të çuditshmet në ndërtim para se të hapte një dyqan në Longchuan.

"Kemi turistë gjatë gjithë vitit, kështu që ne mund të bëjmë një jetë të mirë në një mjedis unik", tha ai ndërsa një grup pensionistësh dhe udhërrëfyesit e tyre kaluan aty pranë.

Disa banorë të qendrave të mëdha urbane dhe artistë të mirë arsimuar, kanë zgjedhur të vendosen në zonat rurale. Mbërritja e tyre ka kontribuar për reklamimin e peizazhit të disa prej këtyre fshatrave. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore