Brukseli dhe Londra në bisedime të ashpra për Brexit

2017-07-19 11:32:10 CRI Komenti juaj Printoni

 


Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe filluan të hënën raundin e dytë të negociatave për të vendosur kushtet e divorcit të tyre, ndërkohë që Londra është vënë në vështirësi për të vepruar.

Pas një shtrëngimi energjik duarsh në mëngjes me homologun britanik, David Davis, kryenegociatori i Bashkimit Europian, Michel Barnier njoftoi se të dy kampet, më në fund, "ishin zhytur në zemër të çështjes".

Seanca e negociatave do të zgjasë katër ditë, gjatë të cilave grupe të ndryshme pune do të diskutojnë për prioritetet e para të vendosura, si të drejtat e qytetarëve dhe fatura e daljes së Britanisë, por gjithashtu çështja irlandeze dhe disa çështje të tjera.

Sipas Barnier, objektivi është të shqyrtohen dhe të krahasohen qëndrimet e të dy palëve për të përparuar procesin

"Ka ardhur koha të punojmë dhe të bëjmë gjithçka që këto negociata të kurorëzohen me sukses", deklaroi Davis, i cili kërkon të identifikojë dallimet për t'i shqyrtuar dhe për të identifikuar ngjashmëritë për t'i riforcuar.

Të dy zyrtarët thanë se do të punojnë për të nxitur hartimin e një plani të hollësishëm që mund të minimizojë dëmet ekonomike dhe sociale të Britanisë dhe të BE-së pas Brexit.

"Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që tani të nxisin procesin e Brexit, të negociojmë dhe të identifikojmë dallimet në mënyrë që të mund të merremi me to dhe të identifikojmë ngjashmëritë në mënyrë që t'i forcojmë ato. Tani është koha te duhur për të punuar për negociata të suksesshme. "

Negociatorët do të përqendrohen në çështjet kyçe që lidhen me tërheqjen e Britanisë, duke përfshirë të drejtat e qytetarëve, faturën e daljes së Britanisë dhe kufirin me Irlandën e Veriut.

BE-ja pretendon që Britania të paguajë rreth 60 miliardë euro ose 70 miliardë dollarë amerikanë si taksë dalje.

Qeveria britanike paraqiti të enjten e kaluar projektligj e daljes nga BE-ja, i cili do t'i jepte fund zyrtarisht anëtarësimit të Britanisë në Bashkimin Europian, si dhe marrjen e pushtetit ligjor nga Parlamenti.

Kryeministrja Theresa May ka përcaktuar një afat dyvjeçar në mars për largimin nga BE dhe tha se procesi nuk mund të anulohet. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore