Bandat e ushtrive të ndryshme të botës zbulojnë armën e vjetër të muzikës në Hong Kong

2017-07-12 17:31:25 CRI Komenti juaj Printoni

 

Së bashku me armët, tanket, personelin e trajnuar dhe strategjitë ushtarake, çdo ushtri në mbarë botën ka dhe një armë tjetër, jo dhe aq të fshehtë; muzikën.

Ndoshta filloi mijëra vjet më parë me bateri, duke u degëzuar më tej në instrumentet prej bronzi dhe duke u dhënë ritëm ushtrive në lëvizje, apo duke nxitur shpërthimin e guximit të ushtarëve që do të luftonin, apo thjesht duke i ndihmuar ata të mbushnin kohën e lirë.

Sot, ka ende nevojë për muzikë në ushtri, por llojet e saj kanë ndryshuar.

 

"Ajo që shërbente si nxitje për ushtarët 100 vjet më parë tani ka ndryshuar," thotë Major Dave Barringer, kreu i banës së Regjimentit Mbretëror të Skocisë.

"Një ushtar i ri 20-vjeçar nuk dëgjon grupet muzikore ushtarake. Duke pasur parasysh këtë, në vitin 2013 u rimenduam se si do të ishte e ardhmja e muzikës së ushtrisë për vitin 2020."

Shërbimet britanike sot përfshijnë bandat ushtarake marshuese, si dhe ato me instrumente frymore dhe bateri për secilin batalion. Ato gjithashtu përfshijnë grupe të mëdha, trio jazz-i, grupe simfonike, grupe të muzikës folklorike, kitara, grupe të muzikës pop dhe rok.

Të gjithë muzikantët janë të trajnuar plotësisht për të luftuar në betejë, megjithëse shumica janë rekrutuar për aftësinë e tyre muzikore, ashtu siç janë rekrutuar për aftësitë e tyre inxhinierët, pilotët dhe atletët.

"Së pari ne jemi të gjithë ushtarë," thotë 44-vjeçari Barringer. Ai i binte tubës në Yorkshire, kur u rekrutua në moshën 16 vjeçare në Gardën Coldstream, ku pati dhe role të ndryshme deri sa u bë kreu i bandës së Regjimentit Mbretëror të Skocisë.

Burrat dhe gratë e grupeve të regjimentit gjithashtu kanë një rol të rëndësishëm në komunitet, duke luajtur një rol kyç në Festivalin e Muzikës Ushtarake të Edinburgut, veprimtaria më e famshme muzikore e botës.

Me rreth çerek milioni vizitorë çdo gusht, shfaqet e këtij festivali përfshijnë parada, muzikë, precizion dhe fishekzjarrë përreth kështjellës magjike të Edinburgt.

Tatuazhi botëror në ushtri, nuk ka lidhje vizatimin e trupit të ushtarëve, por shkrehja vjen nga gjuha holandeze "do dem tap toe", që do të thotë mbylle rubinetin e birrës, që siç duket u referohej daulleve ushtarake që u kujtonin pronarëve të birrarive të ndalimin shitjen e birrës tek ushtarët.

Veprimtaria muzikore ushtarake holandeze, e cila zhvillohet çdo vit në Holandë, vijon të quhet 'Taptoe Nationale' (Taptu Nashionale).

Veprimtaria e Edinburgut daton që nga viti 1950. Ndërsa nga viti 1952 janë ftuar regjimente nga vende të tjera të botë për t'iu bashkuar veprimtarisë, duke përfshirë dhe Ushtrinë Çlirimtare të Popullit të Kinës në vitin 2015.

Tani të dy bandat ushtarake, ajo e Egimburgut dhe e Holandës do të takohen përsëri në Koloseumin e Hong Kongut për të shënuar 20 vjetorin e kthimit të Hong Kongut nën sovranitetin e Kinës.

Në fund të çdo veprimtarie, ka një finale të madhe të të gjitha grupeve, që vijnë së bashku për të luajtur muzikën e vendit që përfaqësojnë, përfshirë Edinburgun, rajonin e Hong Kongut, Mongolinë dhe Rusinë.

Veprimtaria muzikore ushtarake simbolizon në mënyrë të gëzueshme, se qëllimi i një ushtrie është të punojë më shumë për harmoninë sesa për luftën.

"Muzika është një gjuhë ndërkombëtare, por çdo grup është i ndryshëm", thekson Barringer.

"Nuk është vetëm muzika. Është stili. Kur grupi i ushtrisë holandeze jep shfaqe ai paraqitet i gjithi me biçikleta. Kjo është një gjë e mrekullueshme."

Mrekulli
Lajmet Kryesore