Davosi Veror, kryeministri Li Keqiang bën thirrje për mbështetjen e globalizimit dhe nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse

2017-06-28 15:56:25 CRI Komenti juaj Printoni

 


Kina është e vendosur për mbrojtjen e globalizimit ekonomik dhe tregtinë e lirë me qëllim ndërtimin e një ekonomie gjithëpërfshirëse dhe ruajtjen e stabilitetit.

Garancitë i dha kryeministri kinez Li Keqiang, ndërsa iu adresua publikut në hapje të Forumit të 11-të Veror të Davosit në qytetin verilindor të Dalian-it, në provincën Liaoning.

Li tha se tregtia e lirë duhet të jetë baza për një tregti të drejtë, ndërsa theksoi se pengesat tregtare nuk do ta favorizonin këtë. Ai shtoi se kontradiktat tregtare duhet të trajtohen në bazë të gjendjes konkrete të vende të ndryshme.

"Mbi parimin e konsultimeve të barabarta, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe trajtimit pa diskriminim, vendet e ndryshme duhet të kërkojnë interesat konvergjente dhe plotësojnë përparësitë e njëri-tjetrit për të arritur rezultate me përfitime të përbashkëta," tha Li.

"As duhet të imponojmë rregulla të njëanshme mbi të tjerët, as t'a politizojnë tregtinë e ndershme," tha ai.

Li mbështeti rolin pozitiv të globalizimit për nxitjen e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit dhe burimeve njerëzore, gjë që krijon sipas tij, një treg të madh për prodhuesit dhe më shumë zgjedhje për konsumatorët që përfitojnë të gjitha vendet.

Problemet me të cilat përballen vendet e ndryshme nuk vijnë për shkak të vetë globalizimit, por për shkak të pamundësisë për të adresuar sfidat që sjell ai, vuri në dukje kryeministri kinez. "Nuk ka kuptim të fajësojmë rrugët prishura dhe të ndalojmë lëvizjen në qoftë se ndrydhim kyçin e këmbës," iu tha Li të pranishmëve.

. . . . .

Forumi Ekonomik Botëror do të diskutojë këtë vit prej 27 deri 29 qershorit rrugët për realizimin e një rritjeje gjithëpërfshirëse gjatë Revolucionit të Katërt Industrual.

Mbi 2,000 pjesëmarrës nga 80 vende dhe rajone të botës do të ndajnë mendimet e tyre mbi garantimin e mirëqenies së popujve nëpërmjet përparimit të teknologjive të reja.

I themeluar në vitin 2007 si takimi më i lartë botëror për shkencën, teknologjinë dhe novacionin, forumi veror mbledh së bashku udhëheqësit e rinj të biznesit, qeveritë, mediat, akademikët dhe shoqërinë civile.

David Aikman, kreu i Zyrës së Kinë i Forumit Ekonomik Botëror, tha se arritja e një rritjeje ekonomike gjithëpërfshirëse brenda revolucionit të katër industrial do të zërë kohën më të madhe të diskutimeve midis pjesëmarrësve të forumit.

"(Forumi) po i ndihmon drejtuesit ekzekutivë të Kinës të marrin një perspektivë ndërkombëtare dhe të mësojnë se si revolucioni i katërt industrial do të ndikojë biznesin e tyre. Dhe ajo që kemi parë nga kërkimet tona, tregon se kompanitë kineze të cilat janë zgjeruar në tregun ndërkombëtar, janë bërë gjithashtu më konkurruese në tregun e brendshëm. Pra jo vetëm është përmirësuar gjendja e këtyre kompanive, por gjithashtu po krijohet më shumë konkurrencë dhe dinamizëm në tregun e Kinës," tha Aikman.

Revolucioni i katërt industrial ka shkaktuar sfida të mëdha ekonomike globale, të tilla si ndryshimet revolucionare në industri të ndryshme të sjella nga inteligjenca artificiale dhe rritja e hendekut të ardhurave. Zoti Aikman tha se forumi do të mbajë mbi 200 diskutime mbi këto çështje.

"Ideja është që të sjellim së bashku udhëheqësit për të ndjekur këtë diskutim. A mund të krijojë politika, mund të krijojë modele të biznesit që do të na lejojë të lëshojmë potencialin e plotë për krijimin e vendeve të punës, për nxitjen e sipërmarrjes, dhe për zhvillimin e aftësive të të rinjve në të ardhmen. Unë mezi pres që fokusi të jetë tek novacioni dhe teknologjia. Gjithashtu do të shfaqen disa teknologji të reja. Kështu që shpresojmë që në takimin vjetor të Kampionët e rinj t'u shfaqet njerëzve një pasqyrë e asaj që ndodhet mbi horizont e që ata duhet t'i tregojnë vëmendje," shtoi ai.

Themeluar nga Forumi Ekonomik Botëror në vitin 2007, Davosi Veror mbahet çdo vit në Kinë me rotacion, në Dalian dhe Tianjin. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore