Mungesa në treg, shkencëtaret kultivojnë avokado me rendiment më të lartë

2017-06-12 16:39:18 CRI Komenti juaj Printoni

Çmimi i avokadove ka shënuar një rritje të ndjeshme për shkak sasisë së paktë në treg, ndërsa disa restorante janë detyruar ta heqin nga menyja.

Shkak për këtë është klima e pafavorshme, por si një shkak tjetër shihet gjithashtu kërkesa e lartë botërore për frutën.

Korrespodenti i CRI-së, Guan Chao sjell më shumë hollësi

Avokadoja, fruta e gjelbër dhe e butë, 'i ka kapur si në mes të një stuhie' shijuesit e saj. Ajo është pjesë e menyve në mbarë botën, përfshirë dhe Los Anxhelosin ku kuzhinierët e përdorin atë në mënyra të ndryshme nga më novatoret.

Dietologia Eve Lahijani thotë se ky është çasti i artë i avokadove.

"Jemi duke parë avokado në çdo ushqim. Nëpër pizza të shoqëruar me rukola. I gjejmë avokadot nëpër sallata. Por gjithashtu edhe nëpër përzierje lëngje frutash. Avokadot gjithashtu po përdoren nëpër akullore, ndaj më duhet të them se është një frutë e kudogjendur."

Por këtë vit për shkak të rritjes së skajshme të kërkesës globale për avokado, çmimi ka arritur majën.

Konsumatori më i madh i avokadove është ShBA-ja. Në vitin 2016, të dhënat tregojnë se amerikanët konsuamuan 900 milionë kilogramë avokado. Kina konsumoi vetëm 25 milionë kg vitin e kaluar, por kërkesa po rritet.

Thomas Padilla është drejtori i shitjeve për Azinë i Mission Produce, një kompani e njohur botërore për prodhimin dhe shpërndarjen e avokadove.

"Ashtu si dhe me produkte të tjera, avokadot janë bërë shumë popullore në Kinë. Gjatë 5 vjetëve të fundit rritja e konsumit të avokados është trefishuar."

Tom Pecht, që është marrë me kultivimin e avokados që nga viti 1970, thotë se është i lumtur të furnizojë Kinën, pavarësisht se fermerët nuk lejohen drejtpërdrejt për të ekspertuar në Kinë.

"Nuk ka asgjë të sigurt. Deri tani është e pamundur, por nëse tregu i Kinës do të hapet, padyshim që kjo do të ndryshojë dhe ne do të ekspertojmë direkt avokado në Kinë."

Një ndryshim i tillë do të thotë rritje edhe më e madhe e kërkesës, duke e bërë dhe më të madhe sfidën për plotësimin e kërkesës, sidomos nëse hyjnë në lojë edhe faktorë të tillë si infeksionet e bimës apo kushtet e motit.

Shkencëtari Eric Focht thotë se është shartuar një lloj e re peme avokadoje, me qëllim për të prodhuar sasi më të mëdha dhe për ta bërë prodhimin më të qëndrueshëm.

"Pavarësisht se ne mbjellim rreth 1,000 fara në vit, vetëm 1 ose dy për qind jep prodhim. Kjo është një përqindje shumë e ulët."

Ndonëse ka ende një rrugë shumë të gjatë deri sa të rritet një lloj peme e re e avokados dhe që mund të shpërndahet në treg, shkencëtarët thonë se kjo mënyrë e qëndrueshme për të zgjidhur problemin e kërkesë – ofertës në treg. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore