Kompozitori Thoma Simaku prezanton "Soliloquy V" në "Festivalin e Majit" të Tianjin-it

2017-06-12 16:29:01 CRI Komenti juaj Printoni

 


Kompozitori shqiptar Thoma Simaku prezantoi në Tianjin të Kinës veprën e tij "Soliloquy V" gjatë "Festivalit të Majit", që organizohet nga Konservatori i Muzikës i qytetit.

Festivali është konceptuar si një gërshetim i shfaqjeve artistike të studentëve dhe leksioneve të hapura nga pedagogë vendas e të huaj dhe është i hapur për të gjithë ata që shijojnë artet e bukura.

Vepra "Soliloquy V", e kompozitorit shqiptar është e shkruar për violinë. Ajo mbështetet mbi intonacionet pentatonike të Shqipërisë së Jugut.

Në vitin 2012 "Soliloquy V" përfaqësoi Britaninë në Festivalin ISCM (International Society for Contemporary Music) që u zhvillua në Belgjikë. Në vitin 2018, ky festival do të zhvillohet në Pekin.

"Festivali i Majit", i cili organizohet prej pesë vjetësh nga Konservatori i Muzikës i Tianjin-it, shërben tani si një platformë për nxitjen e kulturës dhe shkëmbimeve akademike. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore