A janë vërtet të dobët artet tradicionale marciale?

2017-05-18 15:15:58 CRI Komenti juaj Printoni

Një video e postuar në mediat sociale të Kinës së fundi ka ngritur debat kombëtar. Një mjeshtër i tai chi-së u mund për 13 sekonda nga një mjeshtër tjetër ai arteve të kombinuar marciale.

Për shumë tifozë të arteve tradicionale marciale, çështja nuk qëndron vetëm tek humbja e një mjeshtri, por kjo ndikon respektin dhe besimin te artet marciale. Debati tani është zhvendosur te fakti se sa të dobët janë metodat tradicionale të luftimit fizik në krahasim me stilet e rinj.

Debati që po zhvillohet nga disa media të Kinës, ka lëkundur besimin e publikut te mjeshtrit e tai chi-së.

Gjithashtu komentuesit në internet, kanë paraqitur propozime për të përmirësuar statusin e arteve tradicionale marciale të Kinës, edhe për shkak se ato po margjinalizohen gradualisht nga shoqëria moderne.

Demistifikimi i arteve marciale

Yang Hanxiao analizon në gazetën Yanzhao Evening News, shkaqet që sollën polemikën. Sipas tij, për vite me radhë artet marciale janë konsideruar si një strehë ndaj agresionit dhe armikut. Ato nuk shërbejnë vetëm për vetëmbrojtje, por janë gjithashtu pjesë e kulturës kombëtare. Si të tilla ato respektohen nga populli i Kinës.

Gjithashtu, për shekuj me radhë, shumë histori dhe novela janë krijuar mbi bazën e arteve marciale. Ndaj shumë njerëz ende mendojnë se artet marciale janë misterioze dhe disa njerëz përfitojnë nga ndjenja e misterit për të mashtruar publikun. "Ata i maskojnë pendët e tyre si arte maciale dhe kështu i dëmtojnë artet e vërteta".

"Nëse artet marciale kineze janë vetëm disa pozicione të çuditshme të trupit apo mrekulli e kungfu-së, është bërë tani shqetësim i gjerë publik. Ne besojmë se artet marciale kineze kanë vlerë dhe arsye për të ekzistuar," shkruan Yang.

Por komentues të tjerë, e kanë quajtur debatin qesharak dhe në veçanti krahasimin midis teknikave moderne dhe atyre tradicionale.

Que Huafeng i uebsajtit www.qianlong.com, shkruan se artet marciale tradicionale i kushtojnë rëndësi të madhe kodit moral. Për mijëra vjet, të gjithë mjeshtërit e vërtetë të arteve marciale kanë pasur standarde të larta morale, përveç aftësive të tyre të forta në kungfu. Duke praktikuar artet marciale kineze, njerëzit duhet të mësojnë filozofinë tradicionale dhe teknikat luftarake.

Në sistemin e vlerave të arteve marciale tradicionale, njerëzit nuk duhet të mësojnë kungfu për t'u dukur apo për të provuar se janë të fuqishëm. Ata e mësojnë atë me shumë zell vetëm për të përmirësuar vazhdimisht vetveten. Artet tradicionale marciale kanë një dallim të habitshëm nga stilet moderne të luftimit fizik, ata kanë një sistem të plotë vlerash.

Artet marciale tradicionale nuk janë vetëm trashëgimi kulturore e çmuar për popullin kinez, por edhe një thesar kulturor për të gjithë njerëzimin.

Artet marciale nuk duhet të fokusohen vetëm në aspektin luftarak, ato gjithashtu duhet të drejtohen nga kultura.

"Ne duhet t'i mirëpresim aktivitetet që mbështesin thelbin kulturor të arteve marciale dhe teknikat e dobishme, por gjithashtu duhet të tregohemi vigjilentë ndaj shpifjeve të bëra me qëllim dhe keqdashje," shkruan Que. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore