Pse mjekësia tradicionale kineze është popullore në Bullgari?

2017-05-10 18:54:23 CRI Komenti juaj Printoni

Tien Yun është një mjeke që ushtron mjekësinë tradicionale kineze në Bullgari. Duket e çuditshme, por pekinasja ka mbi dy dekada që punon në kryeqytetin bullgar, Sofie.

Edhe pas një kohe kaq të gjatë, Tien e kujton mirë herën e parë që pa Sofien nëpërmjet televizorit, rrugët plot me lule dhe qytetin me shume parqe. Një peizazh i tillë nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e peninases.

Ajo udhëtoi në Sofie për herë të parë në maj të vitit 1991. Në atë kohë Tian, 42 vjeç, ishte ftuar për të ushtruar dijet e saj si një praktikuese e Mjekësisë Tradicionale Kineze (TCM).

Ishte një periudhë e trazuar për Bullgarinë pasi sistemi njëpartiak sapo ishe përmbysur, papunësia ishte e lartë, mungonte energjia dhe shumë bullgarë po e braktisnin vendin.

Tian është brezi i nëntë i familjes që praktikon mjekësinë popullore. Ajo mendon se lidhja midis mjekut dhe pacientit duhet të jetë shumë e fortë. Bullgarët, thotë ajo, janë mendje hapur dhe të besuar.

Pavarësisht kohës së gjatë në Sofie, bullgarishtja e mjekes nuk është e rrjedhshme. Ajo tregon se e filloi punën dy dekada më parë, vetëm duke u thënë pacientëve 'kthehu barkas' apo 'kthehu me shpinë'.

Suksesi i Tien-it në mjekësinë popullore bazohet në rritjen e interesit të bullgarëve. Por mjekësia popullore kineze nuk është e re në Bullgari. Para krizës ekonomike dhe politike të viteve 1990, akupunktura ofrohej në të gjithë spitalet rajonalë të vendit. Për herë të parë Bullgaria dërgoi në Kinë mjekë të studiojnë mjekësinë tradicionale në fillim të viteve 1960.

Një prej atyre studentëve, Maria Tsekova, filloi ushtrimin e akupunkturës në departamentin e neurologjisë në Akademinë Mjekësore në Sofies. Në vitin 1976, qeveria autorizoi krijimin e departamenteve të akupunkturës në të gjithë spitalet rajonalë si dhe në të gjithë institutet studimore.

"40 vjet më parë, Bullgaria hodhi baza të fortë për trajtimin me akupunkturë, por pas ndryshimeve politike dhe ekonomike të vitit 1989 çdo gjë u shkatërrua," thotë Emil Iliev, kryetari i Shoqatës së Mjekësisë Tradicionale Kineze të Bullgarisë.

Deri në vitin 1990, Bullgaria kishte 430 ushtrues të mjekësisë tradicionale kineze. Shumica e tyre u larguan nga vendi.

Në ditët e sotme, ushtruesit janë të përzierë. "Tani për tani, trajtimi ofrohet vetëm në një numër të vogël klinikash private. Në disa raste nga mjekë specialistë dhe në disa raste nga të paaftë që rrezikojnë shëndetin e pacientit," thotë Iliev.

Janë shënuar disa raste të keqmjekimit të pacientëve, ku janë përfshirë dhe ushtrues të mjekësisë tradicionale nga Kina, të cilët sipas Iliev-it nuk duhen lejuar të përcaktojnë diagnozën e pacientit pa praninë e mjekut.

Iliev-i thekson se ushtrimi i mjekësisë tradicionale kineze duhet të bëhet sipas standardeve të shoqatës dhe jo në mënyrë të pavarur. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore