Një industri që ka nevojë për përditësohet

2017-04-19 18:08:29 CRI Komenti juaj Printoni

Politikë e re për t'a tërhequr sektorin privat të investojë në kujdesin për të moshën e tretë.

Një majmun qëndron i ekspozuar në dhomën e çiftit Zhou Yongning dhe Li Wen. Nuk bëhet fjalë për një majmun të vërtetë por për një kukull me fytyrë majmuni dhe trup njerëzor, një copëz e artit tradicional artizan të Pekinit që e ka punuar 80-vjeçari Zhou.

"Pavarësisht përmasave të vogla, iu desh një kohë e gjatë për ta punuar," thotë e shoqja e tij.

Ky çift jeton tani në Apartamentin Everbright Huichen, një shtëpi për moshën e tretë në distriktin Changping të Pekinit. Këtu mësohet artizanati.

Përpara se të dilnin në pension, të dy punonin në një fabrikë që prodhonte pjesë të radiove. Ata banojnë në këtë komunitet prej gjashtë vjetësh. Ndërtesa trekatëshe me 712 shtretër ndodhet në një komunitet të rrethuar nga spitale, llixha dhe pishina.

Banorët e këtushëm jo vetëm që kanë kushte të mira për nevojat e jetës së përditshme, por gjithashtu marrin pjesë edhe në aktivitete në grup. "Ai ka mësuar si të bëjë këtë kukullën majmun dhe gjithashtu të përdorë kompjuterin," thotë zonja Li.

"Më parë ne nuk e dinim se si ta përdornim kompjuterin, por tani nuk mund të jetojmë pa të. Shikoni këto ushqime këtu, i kemi blerë në internet. Nuk patëm fëmijë dhe nuk dimë të gatuajmë aq mirë. Tani që jemi të moshuar, vendosëm të jetojmë në komunitet dhe të hamë në mensë."

Për apartamentin e tyre një dhomë e një kuzhinë, çifti paguan 7,400 juan (1,075 dollarë). Gjithashtu ata duhet të paguajnë për tre vaktet ushqimore që mund të hanë në ditë. "Nëse sëmuremi, këtu mund të marrim me një kosto shtesë shërbim kujdesi shëndetësor," shton zonja Li.

Aktualisht, Kina ka mbi 220 milionë banorë mbi 60 vjeç, apo rreth 17 për qind e popullsisë, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Çështjeve Civile. Numri i banorëve mbi 65 vjeç arriti në 143 milionë apo 10.5 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Në Pekin, popullsia e moshës së tretë do të rritet me 24.7 për qind e totalit të popullsisë deri në vitin 2020 nga 15.7 për qind që është aktualisht.

Çështja e moshës së tretë shihet si një kujdes të posaçëm dhe konsiderohet e nivelit strategjik për vendin, ekonominë dhe mirëqenien e popullsisë. Sipas ministrisë, kërkesa për shërbime ndaj moshës së tretë po rritet me shpejtësi.

Të dhënat e Komitetit Kombëtar të Moshë së Tretë tregojnë se aktualisht, vlera e tregut të moshës së tretë të Kinës i kalon 3 trilionë juanët (440 miliardë dollarë). Deri në vitin 2050 vlera e këtij tregu do të arrijë në 5 trilionë juan (rreth 730 miliardë dollarë).

Të dhënat gjithashtu tregojë se në vitin 2015, 15.3 për qind e moshës së tretë kërkuan të marrin shërbime kujdesi, në vitet 2000 kërkesa ishte vetëm 6.6 për qind.

Tani kërkesa për shtëpi të kujdesit ndaj moshës së tretë është shumë e lartë në Pekin. Çifti Zhou dhe Li tregojnë se nuk ishte aq e lehtë për t'u pranuar në një shtëpi private.

Më pak të arritshme janë shtëpitë shtetërore të kujdesit për moshën e tretë. Mund të duhet një periudhë 10-vjeçare për t'u pranuar në një institucion të tillë.

Qendrat shtetërore të kujdesit ndaj moshës së tretë ofrojnë shërbime shumë cilësore, sepse trualli, ndërtesa dhe shërbimet financohen plotësisht nga qeveria, thotë Yang Yansui, një profesor i Universitetit Tsinghua. Dhe për shkak të kostos shumë të lartë që kanë, nuk mund të ndërtohen shumë prej tyre. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore