Zona e posaçme ekonomike Xiongan, ose 'Silicon Valley' i Kinës

2017-04-05 18:25:15 CRI Komenti juaj Printoni

Kina njoftoi të shtunën krijimin e Zonës së Re Xiongan në provincën Hebei. Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar se ajo duhet të jetë një zonë e gjelbër dhe moderne, me një mjedis të bukur, industri të nivelit të lartë dhe transport efikas.

Në një qarkore të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshillit të Shtetit thuhet se kjo do të jetë një zonë e re me rëndësi kombëtare, pas Zonës së Posaçme Ekonomike të Shenzhen-it dhe Zonës së Re të Pudong-ut në Shangai.

Zona e Re Xiongan, rreth 100 km në jugperëndim të Pekinit, do të ndihmojë në zbulimin e një modeli të ri zhvillimi në zonat me popullsi të dendur.

Ajo do të jetë fillimisht rreth 100 km katrorë dhe në një periudhë afatgjatë do të zgjerohet në rreth 2000 kilometra katrorë.

Sipas qarkores, zona ka epërsi gjeologjike, transport të përshtatshëm, mjedis të shkëlqyer e burime të mjaftueshme.

Publiku është ende duke diskutuar mbi caktimin e Xiongan-it si një zonë e re e posaçme shtetërore e Kinës, pas atyre të ndërtuar në Shenzhen dhe Pudong të Shangait.

Qeveria qendrore e Kinës shpalli javën e kaluar krijimin e zonës së re Xiongan në provincën Hebei, duke e përcaktuar atë si një shembull për zhvillimin e planit të integrimit rajonal. Xiongan ka një sipërfaqe prej rreth 100 kilometra dhe shtrihet në jugperëndim të Pekinit. Ajo ndodhet në qendër të trekëndëshit Pekin, Tianjin dhe Shijiazhuang, kryeqendër e provincës Hebei.

Gjeografia ka qenë ka qenë elementi kyç për caktimin e zonën e re, tha Feng Kui, sekretar i përgjithshëm i komitetit akademik të Qendrës për Zhvillimin Urban të Kinës.

"Zona e re Xiongan është e vendosur në një mënyrë ideale si për rrjetin efikas të transportit ashtu dhe për mirë mbrojtjen e mjedisit natyror. Në lidhje me dendësinë e popullsisë zhvillimin ekonomik e shoqëror fshatrat e kësaj zone janë më pak të zhvilluar në kontrast me zonat përreth. Sjellja në këtë zonë e një frymëmarrjeje të re të konceptit novator dhe mënyrës së zhvillimit ka gjasa të nxitë lindjen e një modeli shembullor për zhvillimin urban", shpjegoi akademiku.

Feng Kui theksoi se zona e re do të fokusohet në rritjen e novacionit, element që konsiderohet kyç për t'i dhënë frymëmarrje ekonomisë që po ngadalëson nga viti në vit normën e rritjes.

"Nën rrethanat e ekonomisë që ka hyrë në fazën e një gjendjeje të re normale, do të jetë me rëndësi të veçantë për zhvillimin e gjithanshëm ekonomik që zona Xiongan e re të ngrihet sipas një koncepti novator. Kjo do të ndihmojë nxitjen e motorëve të rinj të zhvillimit për zonën," tha Feng.

Banorët vendas janë të ngazëllyer nga lajmi se Xiogan është përcaktuar si një zonë e posaçme ekonomike.

"Sigurisht jam i emocionuar. Kalimi nga një zonë e zakonshme fshatare në një qytet të ri do të sjellë përfitime për njerëzit e thjeshtë. Vlera e kësaj zone po arrin nivelin e Pekinit," tha një fshatar nga konteja Anxin. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore