Nisma 'Brezi dhe Rruga' do të ndihmojë rigjallërimin e ekonomisë globale

2017-03-22 17:48:43 CRI Komenti juaj Printoni

 

Nisma e Kinës "Brezi dhe Rruga" do të ndihmojë për të rigjallëruar ekonominë botërore dhe përmirësojë lidhjen e tregjeve ndërkombëtarë duke u ndeshur me sfidat e recensionit ekonomik global dhe proteksionizmit tregtar.

Siç u diskutua në Forumin e Zhvillimit të Kinës, vendi do ta arrijë këtë duke u fokusuar te infrastruktura dhe zhvillimi i bashkëpunimit strategjik me vendet përgjatë brezit dhe rrugës.

"Infrastruktura globale, sidomos në disa rajone të Azisë, Azisë Qendrore, është më e prapambetur se disa industri të tjera. Banka Botërore dhe Banka Aziatike e Zhvillimit thanë në raportet e tyre se qindra miliardë dollarë investime duhet të kryhen për zhvillimin e infrastrukturës së Azisë në të ardhmen e afërt. Këto lloj investimesh shtojnë jashtëzakonisht kërkesën në treg, e cila ka rënë dukshëm si pasojë e recesionit global ekonomik dhe rrezikon rritjen ekonomike në të ardhmen," tha zv./ministri i Tregtisë i Kinës Qian Keming.

Nisma e bashkëpunimit 'Brezi dhe Rruga' është propozuar për herë të parë nga presidenti kinez Xi Jinping në vitin 2013. Ajo ka për qëllim të ndërtojë infrastrukturën më të mirë të transportit duke përfshirë portet, hekurudhat dhe rrugët automobilistike që lidhin Azinë, Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Europën. Gjithashtu nisma synon gjetjen e zgjidhjeve të reja për problemet e sigurisë energjetike.

"Ne ofrojmë teknologji për kontrollin e drejtimit për shumë makineri që përdoren për ndërtimin e infrastrukturës në projektet e nismës 'Brezi dhe Rruga.' Gjithashtu kompania Bosch planifikon të bashkëpunojë me disa furnizues për t'i dërguar pjesët që prodhojmë në Kinës në vende të tjera, si për shembull në Gjermani, duke përdorur transportin hekurudhor. Ndaj ne e përkrahim këtë nismë nëpërmjet shumë masave," thotë Volkmar Denner, drejtor ekzekutiv i Bosch-it.

Fondi i Rrugës së Mëndafshit ka investuar në 15 projekte që prej themelimit të tij dy vjet më parë. Të gjitha projektet po ndjekin parimin e pretenduar nga fondi që në periudhën fillestare, thotë Jin Qi, kryetarja e Fondit, gjatë Forumit të Zhvillimit të Kinës.

"Për çdo projekt ne ndjekim kritere të përcaktuar për të negociur bashkëpunimin strategjik me vendet e tjera. Për shembull, projektet duhet t'u përmbahen standardeve ndërkombëtare, duhet të nxitin ndërkombëtarizimin e kompanive kineze dhe të makinerive të prodhuar në Kinë. Ne shpresojmë të përdorim kapitalin tonë për të thithur burime financiare shtesë nga institucionet e tjera partnere. Këto janë disa prej ideve tona të cilat po i zbatojmë një e nga një," tha Jin.

Që nga viti 2013, kompanitë kineze kanë investuar mbi 50 miliardë dollarë amerikanë përgjatë vendeve të nismës 'Brezi dhe Rruga'.

Nga viti 2014, mbi 100 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë njoftuar përfshirjen e tyre në nismën e Kinës. Mbi 40 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar tashmë marrëveshje bashkëpunimi.

Për të forcuar më tej projektet e ndërlidhshmërisë, Pekini njoftoi organizimin në maj të këtij viti të një forumi mbi nismën "Brezi dhe Rruga", ku do të diskutohen mbi mënyrat e zgjidhjes së problemeve ekonomike globale dhe rajonale .

Forumi synon të diskutojë mënyrat e forcimit të bashkëpunimit, ndërtojë platforma bashkëpunimi dhe ndajë përfitimet e këtij bashkëpunimi.

Ai gjithashtu synon të zbulojë mënyra për të adresuar problemet që has ekonomia globale dhe rajonale, të krijojë energji të reja për të ndjekur një zhvillim të ndërlidhur dhe ta kthejë 'Brezi dhe Rrugën' në një nismë që shpërndan përfitime të mëdha për popujt dhe vendet e përfshira.

Sipas ministrit të Jashtëm të Kinës, Wang Yi, nisma 'Brezi dhe Rruga' ka pasur kaq shumë sukses sepse plotëson nevojën e vendeve për bashkëpunim më të madh reciprok dhe ndjek një parim gjithëpërfshirës të planifikimit së bashku, ndërtimit së bashku dhe përfitimit së bashku.

"Me rritjen e proteksionizmit dhe të njënjëshmërisë, nisma 'Brezi dhe Rruga' është një çështje e përbashkët, ku të gjithë popujt i përveshin mëngët dhe mbledhin frytet së bashku. Nisma do të ndihmojë për të ridrejtpeshuar globalizmin ekonomik, duke e bërë më gjithëpërfshirës dhe më të barabartë. Gjithashtu nisma paraqet një përpjekje të rëndësishme për të ndërtuar një bashkësi fatesh të përbashkët për të gjithë njerëzimin," tha Wang. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore