Duke vlerësuar barazinë gjinore

2017-03-22 17:20:34 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kina ka bërë përparime të mëdha për të nxitur barazinë gjinore, por tani nevojitet edhe ndryshimi i mentalitetit.

Regjisori Han Han nuk e mendoi se filmi i tij i ri 'Duckweed' do ta hidhte në qendrën e ciklonit të debatit mbi barazinë gjinore në Kinë. Tema muzikore e filmit në fjalë që u prezantua për publikun pak para Vitit të Ri Hënor, nxiti një debat të gjerë kombëtar për diskriminimin gjinor në Kinë.

Në qendër të debatit u vu 20-vjeçrrja Xu Xin, e cila e akuzoi regjisorin Han për diskriminim gjinor në temën muzikore të filmit.

Teksti i këngës thotë: Përpara se të martohesh me mua, ti duhet të dish: Çdo ditë duhet të zgjohesh para meje, ti duhet të flesh pas meje; ti duhet të gatuash ushqime të shijshme dhe të kesh marrëdhënie të mira me nënën dhe motrën time.

"Ditët e sotme, gratë nuk duhet t'i varin shpresat tek burrat, apo ta vënë veten në provë për dashurinë e burrit," thotë 20-vjeçarja.

Për Xu-në, mesazhi i këngës së Han-it është i vjetër. "Ndoshta disa dekada më parë gratë heshtnin kur dëgjonin këngë të tilla. Por sot, ideja e barazisë gjinore është rrënjosur thellë në mendjet e grave dhe ato guxojnë të shprehin mendimet e tyre," shprehet ajo.

Barazia gjinore është e përhapur gjerësisht në Kinë. Sipas statistikave të bashkisë së Shanghait, 94.1 për qind e banorëve mendojnë se gratë dhe burrat luajnë rol të barabartë për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik. Disa, madje besojnë se gratë luajnë një rol më të madh.

Gjithashtu, statistika të mbledhura në internet tregojnë për rritjen e statusit shoqëror të grave. Gjithsej 67 për qind e përdoruesve të platformës Weibo, janë femra. Ndërsa të dhënat e gjigantit të tregtisë elektronike Alibaba, tregojnë se gratë në Kinë kontribuuan me 70 për qind të shitjeve në internet në vitin 2016.

Falë ndërgjegjësimit të njerëzve mbi rëndësinë e barazisë gjinore, gratë e dinë se si të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre, sidomos në rastet e diskriminimit. Kina hartuar ligje të ashpër për të mbrojtur të drejtat e grave.

Sipas dispozitave kushtetuese të hartuara që në vitin 1995, gratë duhet të gëzojnë të drejta të barabarta me burrat në të gjitha sferat e jetës, politike, ekonomike, kulturore, shoqërore dhe në jetën familjare.

Që atëherë, është shënuar përparim i madh në këtë drejtim, tha Song Xiuyan, zv./presidente e Federatës Mbarëkineze të Gruas, gjatë një simpoziumi mbi barazinë gjinore të mbajtur në Pekin.

Gjatë 20 viteve të kaluar, janë hartuar dhe rishikuar mbi 20 ligje dhe rregullore për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të grave.

Midis tyre përfshihet Ligji i Martesës, Ligji i Nxitjes së Punësimit, Ligji i Mbrojtjes së të Drejtave dhe Interesave të Grave dhe Rregullorja e Posaçme e Punës për Mbrojtjen e të Punësuarave Femra.

Në mars të vitit 2016, hyri në fuqi Ligji Kundër Dhunës në Familje.

Përparim është shënuar edhe për zbatimin e ligjit. Sipas një raporti të qeverisë kineze të vitit 2015 me titull: Barazia gjinore dhe zhvillimi i grave në Kinë, është ngushtuar dukshëm hendeku gjinor në arsim.

Gratë tani gëzojnë mundësi më të mira për arsimin e mesëm dhe më sipër. Statistikat e vitit 2014 tregojnë se nxënëset femra të shkollave 8-vjeçare dhe të mesme përbëjnë 46.7 për qind dhe 50 për qind respektivisht.

Në institucionet e arsimit të lartë, ato përbëjnë 52.1 për qind të studenteve universitare dhe 36.9 për qind të atyre që ndjekin studimet e doktoratës.

Duke marrë arsimim më të mirë, gratë janë duke luajtur një rol të madh në menaxhimin e çështjeve shtetërore dhe publike. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore