Sportet në akull dhe dëborë fillojnë përgatitjet për Lojërat Dimëror Olimpike 2022

2017-03-15 10:51:58 CRI Komenti juaj Printoni

Xia Yu, një student 11-vjeçar nga distrikti Yanqing i Pekinit mëson të bëjë ski që prej një viti. "Në fillim kisha frikë, por tani e dua këtë sport, sidomos kur duhet të rrëshqas nga maja e kodrës," thotë Xia. Edhe i ati i Xia-së e nxit të birin të ushtrohet në sportin e skive.

Sot, ashtu si Xia dhe babai i tij, ka plot njerëz që po zbulojnë pasionin për sportet dimërore, sidomos pasi Pekini dhe Zhangjiakou i provincës fqinje Hebei, fituan të drejtën e organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022.

Sipas planit të organizatorëve, garat e sporteve në akull do të zhvillohen në mjedise të mbyllur në zonat urbane, ndërsa sportet alpine në dëborë do të zhvillohen në distriktin periferik Yanqing.

Chongli, një fshat i vogël i Zhangjiakou-t, i bekur me fusha të gjera që mbulohen nga dëbora, do të mirëpresë garat e disa sporteve si: ski e stilit të lirë, rrëshqitje me një panel dhe këcim me ski.

Ndryshe nga Olimpiada verore, Kina ka më pak atletë dhe trajnerë të dalluar në sportet dimërore, thotë Yang Shu'an, zv./ministër i Administratës së Përgjithshme të Sporteve të Kinës. Yang tha se administrata, së bashku me komitetit organizator, do të krijojë programe trajnuese për atletët, sidomos për të rinjtë e talentuar.

Kina synon të përfshijë në sportet dimërore 300 milionë njerëz. Nëntorin e kaluar, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës si dhe Administrata e Përgjithshme e Sporteve, lëshuar një program 10-vjeçar (2016-2025) për zhvillimin e sporteve dimërore, si dhe nxitjen e arsimimit, infrastrukturës përkatëse dhe menaxhimit.

Deri në vitin 2025, Kina do të ketë 650 palestra skish, 500 prej të cilave do të përfundohen deri në vitin 2022.

Qeveria komunale e Pekinit gjithashtu ka hartuar një plan pesëvjeçar për t'i prezantuar publikut sportet dimërore. Plani synon të tërheqë pesë milionë banorë të Pekinit në sportet dimërore deri në vitin 2020. Vëmendje e madhe do t'u kushtohet studentëve.

Në Yanqing, nxënësit e shkollave 8-vjeçare dhe të mesme kanë filluar të mësojnë ski dhe patinazh që prej vitit 2014. Vitin e kaluar në këto klasa sportive morën pjesë tetëmijë nxënës.

Gjatë pushimeve të Festës së Pranverës, të gjithë resortet dimërorë, shënuar një rritje të konsiderueshme të pushuesve. Zhang Xiaochun, një zyrtar nga Pekini, tha se së bashku me familjen shkoi gjatë pushimeve për të bërë ski në Chongli. "Skitë më kujtojnë rininë. E morra dhe familjen dhe të gjithë gëzuam së bashku pushime në dëborë."

Mjediset e ndërtuar për Lojërat Olimpike Verore të Vitit 2008 do të përdoren tani sërish për Lojërat Dimërore. Sipas komitetit organizator, nga 12 mjedise garash dhe stërvitjesh për lojërat e vitit 2022, 11 do të jenë ato të vitit 2008.

Për lojërat do të përmirësohet ndërkohë edhe infrastruktura. Midis Pekinit dhe Zhangjiakou-t do të ndërtohet një hekurudhë e shpejtësisë së lartë që do të shkurtojë dhe kohë e udhëtimit.

Si pjesë e përgatitjeve, një skuadër prej 236 atletësh u dërguan në Lojërat Dimërore Aziatike në Sapporo të Japonisë.

Për zv./ministrin e sporteve, Gao Zhidan, kjo është një mundësi e mirë për atletët kinezë për të provuar arritjet e tyre në sportet dimërore dhe krahasuar veten me atletët e tjerë.

"Kjo do të na ndihmojë për të zbuluar më shumë talente për sportet në akull dhe në dëborë dhe për popullarizimin e këtyre sporteve në Kinë," shton Gao.

Mrekulli
Lajmet Kryesore