Sa i kushton një burri të martohet në Kinë? Ndonjë ide?

2017-03-08 17:35:52 CRI Komenti juaj Printoni

Tani është më e vështirë se kurrë për t'u martuar në Kinë, sidomos në veri, ku sipas një sondazhi kostoja e dhuratave për fejesën është rritur me mbi 20 herë në katër vjet.

Një dhëndri në Pekin i kërkohet tani t'u dhurojë prindërve të bashkëshortes së ardhshme sende me vlerë ose para 200,000 juan (HK$29,000) si dhe t'i blerë një apartament nuses së ardhshme, në mënyrën që prindërit e vajzës të pranojnë kërkesën e tij për martesë. Këto shifra nuk janë hamendësime, por janë nxjerrë nga një gazetë e financuar nga e përditshmja 'People's Daily'.

100,000 juan e sipër, është kapitali i nevojshëm në pjesën rurale të Kinës për t'u bërë me nëse.

I njëjti studim katër vjet më parë, i cili synon të përcaktojë koston e dhuratave që shkëmbejnë të fejuarit në qytetet e mbarë Kinës, gjeti se dhëndri duhet t'u jepte prindërve të nuses së tij të ardhshme vetëm 10,000 juan para ose dhurata me vlerë të ngjashme, për të marrë miratimin e tyre.

Shkëmbimi i dhuratave për fejesë, është një traditë e lashtë e ceremonisë martesore që në kohët antike. Megjithatë, politikat e kontrollit të popullsisë si dhe tradita e dëshirave e disa familjeve të Kinës për të pasur djem dhe jo vajza, ka shkaktuar krijimin e pabarazisë demografike.

Shtimi i mungesës së femrave vitet e fundit ka sjellë që familja e dhëndrit të paguajë shumë më shumë për dhuratat e fejesës.

Rritja e kostove është ndjerë më shumë në krahinat veriore të Kinës, sidomos në Pekin dhe në provincat që e rrethojnë atë.

Një burrë nga Baoding-u i provincës Hebei, i tha gazetës se çdo dhëndër në fshatin e tij duhet të dhurojë para të futur në zarfe me ngjyra të ndryshme, të cilat simbolizojnë një dasmë dhe një martesë shumëngjyrshme.

Ai thotë se që çdo dhëndër të arrijë të marrë miratimin e prindërve të vajzës duhet t'u dhurojë 10,000 kartëmonedha pesë juan, 1,000 kartëmonedha 100 juan dhe të tjera shtesë prej 50 juan. Shuma e përgjithshme shkon në afro 150,000 juan.

Gjithashtu, studimi në fjalë tregon se vlera e dhuratave dhe kostoja e dasmës në disa qytet të jugut është më e ulët e në disa raste edhe ka filluar të ulet.

Studimi tregon se vajzat kanë më shumë shanse për t'u martuar me dikë, familja e të cilit ka jetuar për ne të njëjtën zonë. Kjo do të thotë se vajza nuk do të jetojë shumë larg shtëpisë së prindërve, ndaj dhe familja e saj do të kërkojë më pak para si dhuratë gjatë fejesës së çiftit.

Në Shangai kostoja e dhuratave të fejesës ka mbetur e pa ndryshuar për periudhën katërvjeçare, gjatë së cilës janë mbledhur të dhëna për studimin.

Qyteti Yingde i provincës Guangdong, ka njohur rënie prej 90 për qind të vlerës së dhuratave apo parave që jepen gjatë fejesës në 35 vjet. Në këtë qytet dhëndri jep më pak se 20,000 juan. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore