Fillojnë festimet e Vitit të Ri Tibetian

2017-03-01 18:08:08 CRI Komenti juaj Printoni

27 shkurti shënoi ardhjen e Vitit të Ri Tibetian. Në mbarë rajonin e Tibetit, banorët vendas po kremtojnë me familjet e tyre.

Wu You raporton tani nga Lhasa, kryeqendra e rajonit.

Fishekzjarrët ndriçuan qiellin dhe sollën buzëqeshjen e njerëzve këtu në Tibet.

Gjatë natës së ftohtë të vigjiljes së Vitit të Ri Tibetian, mijëra njerëz u mblodhën në rrugën Barkhor dhe ju drejtuan Tempullit Jokhang. I ndodhur në qendër të Lhasa-s, tempulli është një pikë kryesore gjatë festimeve të Vitit të Ri. Shumica e njerëzve shkojnë në tempull për t'u lutur për fat të mirë në vitin e ri. Një prej pelegrinëve shpjegon:

"Së pari shkoj në tempullin Jokhang Temple për t'iu lutur Sakyamuni-t, dhe më pas do të shkoj në tempullin e vogël Jokhang dhe në Pallatin Potala. Tani shumë njerëz mblidhen për të shkuar aty."

Në kulturën tibetiale, njerëzit gatuajnë ushqime të posaçme për vitin e ri siç është dhe Zanba, që bëhet nga mielli i elbit dhe ndryshe quhet Chema tibetiale. Fillimisht tibetianët përgatisin Chema për Buddha-n dhe më pas e ndajnë atë me familjarët dhe fqinjët në ditën e parë të Vitit të Ri. Një tjetër ritual është pirja e verës, e cila gjithashtu nxirret nga elbi malor.

Bukuria e Vitit të Ri Tibetian tërheq edhe shumë njerëz nga jashtë rajonit. Nj grua në Rrugën Barkhor, Chen Juan, shpjegon pse ndodhet këtu:

"Ndodhem këtu të përjetoj eksperiencën vendore të Vitit të Ri. Jam shumë e interesuar në kulturën e këtushme."

Një tjetër, Shi Mengyao, ka udhëtuar nga verilindja e Kinës për të marrë pjesë në veprimtaritë e Vitit të Ri Tibetian.

"Ka plot gjallëri. Ajo që më bën më shumë përshtypje është shkalla e devotshmërisë së njerëzve të këtushëm. Kam parë plot prej tyre thellësisht të përqendruar në ritual dhe ndërmarrin një rrugë të gjatë pelegrinazhi nga banesa e tyre drejt tempullit Jokhang."

Së bashku me traditat dhe ritualet e shumtë të Vitit të Ri Tibetian, ka edhe shumë tabu. Tibetianët nuk e prekin fshesën me dorë gjatë ditës së parë të vitit, pasi druhen se fati i tyre do të largohet në Vitin e Ri. Gjithashtu nuk thuhen fjalë të pista, si dhe nuk bëhen betime. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore