Zakonet e 28 dhjetorit sipas kalendarit bujqësor të Kinës

2017-01-25 09:20:56 CRI Komenti juaj Printoni

Sot data shënon 28 dhjetor sipas kalendarit bujqësor kinez. Duhen edhe dy ditë për hyrjen e Vitit të Ri kinez. Sot do t'ju tregoj zakonet e veçantë në krahina të ndryshme të Kinës më 28 dhjetor sipas kalendarit bujqësor.

Në Kinë ka një legjendë që quhet "Kënga e kremtimit të vitit" e që tregon se si bëhen përgatitjet sipas kalendarit bujqësor: Më 23 dhjetor kinezët i luten Zotit për ushqimin. Më 24 dhjetor pastrohet banesa. Më 25 dhjetor familjet duhet të prodhojnë tofu. Më 26 dhjetor do të blihet mishi. Më 27 dhjetor përgatitet mishi i pulës. Më 28 dhjetor, përgatitet buka kineze. Më 29 dhjetor blihet rakia. Më 30 dhjetor përgatiten Jiaozi (ushqim tradicional kinez). Sipas kësaj legjendës, sot duhet të përgatitet buka kineze, pra njerëzit duhet ta fillojnë kremtimin e vitit të ri me ushqime prej drithi.

Më 28 dhjetor sipas kalendarit bujqësor kinez, në provincën Shanxi të Kinës Qendrore duhet të përfundojë përgatitja e bukës, e cila më pas vendoset në dy kuti, ndërsa në provincën Hebei, pranë Pekinit, buka përgatitet me hide dhe më pas u ofrohet të moshuarve të familjes. Edhe në provincën Henan do të përgatitet përveç bukës në avull dhe bukë e skuqur.

Pekinasit janë më të ngadalshëm sepse më 28 dhjetor fillojnë të fermentojnë miellin deri më 29 dhjetor dhe më pas përgatisin bukën kineze. Sipas zakoneve, nga 1 deri më 5 janar, s'mund të përdoret zjarr për të përgatitur ushqime, prandaj pekinasit përgatitin sasi të mëdha buke më 28 dhe 29 dhjetor dhe e konsumojnë nga 1 deri më 5 janar sipas kalendarit bujqësor.

Gjatë këtyre pesë ditëve nuk lejohet përdorimi i zjarrit për të gatim, sepse legjenda thotë se ai do të sjellë vështirësi në vitin e ri. Prandaj më 28 dhe 29 dhjetor përgatiten ushqime sa për një javë. Konsumimi i ushqimeve të vitit të kaluar tregon se familja është e pasur.  

Më 28 dhjetor përveç fermentimit të miellit, zbukurohet banesa me disa piktura të posaçme që zakonisht paraqesin fëmijë të shëndetshëm ose një peshk të madh që simbolizon bollëkun dhe jetën e pasur. Para vitit të ri, zakonisht vendosen hieroglifët e fjalës "lumturi" që në kinezisht është Fu.

Në disa krahina të provincës Anhui, ka një tjetër zakon për 28 dhjetorin sipas kalendarit bujqësor. Sipas gojëdhënës, në shoqërinë e atëhershme feudale, shërbyesit e familjeve të mëdha duhet të ktheheshin në shtëpi më 30 dhjetor për të kremtuar vitin e ri, prandaj më 30 dhjetor në shtëpitë e pronarëve të tokave nuk do të kishte shërbyes. Kjo i detyroi ata ta kremtonin vitin e ri që më 28 dhjetor. Në mëngjesin e 29 dhjetorit, shërbyesit do të marrin rrogat dhe për shkak të kushteve të papërshtatshme të transportit ata niseshin për rrugë në natën e 29 dhjetorit.

Megjithëse tani nuk ka pronarë të mëdhenj tokash, sipas zakonit, viti i ri kremtohet që më 28 dhjetor, e më pas sërish më 30 dhjetor. Më 28 dhjetor mblidhet e gjithë familja për të ngrënë darkën e bashkimit. Ajo fillon në orën 5 ose 6 në mëngjesit të 28 dhjetorit. Më 30 dhjetor mblidhet vetëm një rreth i ngushtë i familjes.

Në dhjetor sipas kalendarit, të gjithë kinezët e presin vitin e ri sipas zakoneve lokale. Gjatë Festës së Pranverës, kinezët kanë 7 ditë pushim. Shumica kthehet në vendlindje për të kremtuar.

Me këtë rast të Vitit të Ri kinez, CRI Shqip dhe Radio Ejani ju uron gëzuar dhe lumturi në vitin e Gjelit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore