Shtëpitë private dhe jo hotelet, modeli i ri i pushimeve

2017-01-18 10:54:44 CRI Komenti juaj Printoni

Me zhvillimin e shpejtë të tregut të banesave, shumë kinezë zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi private dhe jo në hotele kur udhëtojnë për turizëm brenda apo jashtë Kinës.  

"Si të gjithë njerëzit u ulëm së bashku për të ngrënë darkë, dëgjuam muzikë dhe pamë yjet nga papafingoja e shtëpisë," kujton Wu Yanshan kohën e pushimeve në Rotterdam të Holandës. Ajo thotë se banesat e vendasve janë më të lira sesa hotelet dhe gjithashtu të japin ndjesinë e shtëpisë.

"Qëndruam në një shtëpi vendase dhe shijuam atmosferën e jetës së tyre, kulturën lokale. Shkëmbyen me njerëzit aty, madje u bëmë dhe miq."

 

Wu, tregon se shumë pronarë banesash mund të luajnë edhe rolin e shoqëruesve dhe të guidave për turistët.

"Midis nesh vendoset besimit, ndaj kur ndodhemi në shtëpinë e tyre, nuk mendojnë se jemi njerëz të panjohur," thotë Wu, e cila gjithashtu kujton se kur dite nga shtëpia përshëndetej me të zotin e shtëpisë dhe kur kthej në mbrëmje i sillte lule.

Lëndina Sangke, ndodhet në distriktin autonom të kombësisë tibetiane Gannan të provincës Gansu. Banorët aty u ofrojnë turistëve disa shërbime. Zoti Jia Min kujton se disa shtëpi janë vetëm për të banuar turistët. Brenda në shtëpi ka vetëm ka një shtrat të madh ku mund të flenë të gjithë së bashku, ndërsa zbukurimet janë të traditës tibetiane.

Por shtëpitë e vendasve në këtë lëndinë nuk kanë kushtet e mira të hoteleve, por vetëm sa japin turistëve shijen e jetës vendore. Jia Min thotë nga zbukurimet e shtëpisë e deri te ushqimet, ishin të zonës. Ai kujton se banorët e kombësisë tibetiane u japin kos dhe ëmbëlsira turistëve, e gjithashtu i shoqërojnë me kuaj nëpër lëndinë.

Sipas motos "shtëpia në rrugë", kultura mikpritëse e banorëve vendas e ka bërë turizmin më të gjallë. Sipas Raportit të prirjes së rezervimeve të turistëve gjatë pushimeve të Festës Kombëtare në vitin 2016, i publikuar nga ubesajti i madh turistik i Kinës Yilong, banimi në hotele dhe banimi në shtëpive private janë të njëjtë në numër, ndërsa veçohet rritja e rezervimit të shtëpive private. Turistët, nuk kërkojnë vetëm një vend për të fjetur, por gjithashtu duan të shijojnë kulturën vendore dhe ushqime.  

Me zhvillimin e tregut të banesave private për turistët, shumë njerëz panë raste tregtie dhe filluan këtë biznes rreth pikave të njohura turistike. Zoti Cao hapi për turistët në vitin 2013 një banesë në portin jugor të qytetit të lashtë Dali të provincës Yunnan. Ai tregon se platforma e rezervimit në internet ka shumë lehtësi për turistët. Ajo pakëson proceset e mesme dhe ofron çmime më të favorshme. Turistët mund të shikojnë fotografi të shtëpive dhe vlerësimet e atyre që kanë banuar më parë.

Turistja Lu Nan nga qyteti Nanjing mendon se qëndrimi në një shtëpi private ka shumë rëndësi për turizmin. Për shembull, thotë ajo, mund të blini ushqime të freskëta në treg dhe t'i përgatisni vetë ato.

Qëndrimi në shtëpitë private ka një çmim më të ulët dhe një element i veçantë është kuzhina tradicionale vendore. Sipas të dhënave të Administratës Shtetërore të Turizmit të Kinës, turistët që udhëtojnë të vetëm pa ndjekur grupet turistike zënë 70%-80% të totalit të njerëzve që vizituan pikat e njohura turistike në vitin 2015. Këta turistë zgjodhën qëndrimin në shtëpi dhe jo hotele, duke të shkëmbyer edhe me banorët vendas.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Tregtisë e Kinës dhe Shoqata e Hotelerisë e Kinës, në vitin 2012 numri i njerëzve që hapin banesat e tyre për turistët ishte vetëm 100 mijë, por deri në vitin 2016 ai u rrit në 900 mijë.

Studiuesi i posaçëm i Universitetit të Ekonomisë, Biznesit dhe të Kapitalit, Zhou Xiaoping, thotë se për shkak të risisë së fenomenit, kuadri rregullator është i mangët. Pikërisht mungesa e rregullave ka sjellë shumë mundësi biznesi dhe një model të ri të pushuari.

Ekspertët thonë se qëndrimi i turistëve në shtëpi private në Kinë do të ndeshet me raste dhe sfida, ndërsa theksojnë se nxjerrja e politikave në të ardhmen do të mbrojë zhvillimin e kësaj fushe.

Ndërmarrjet në internet duhet t'i kushtojnë rëndësi kërkesave për shërbime të konsumatorëve, duke ngritur aftësitë e shërbimit dhe të përfitimit. Ndërmarrjet që nuk veprojnë nëpërmjet internetit duhet t'i kushtojnë rëndësi bashkëpunimit me banorët vendas pranë zonave turistike. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore