Ç'duhet të dini për shtegtimin më të madh njerëzor në botë

2020-01-28 10:37:40 CRI Komenti juaj Printoni

Festa e Pranverës apo Viti i Ri kinez është festa më e rëndësishme e vitit në Kinë. Me një popullsi mbi 1.4 miliardë banorë, në Kinë ndodh shtegtimi njerëzor më i madh në botë, i njohur si "Chunyun" në gjuhën kineze, pasi njerëzit nisen për t'iu bashkuar pjesës tjetër të familjarëve gjatë pushimeve.

Qytetarët kinezë kanë një pushim njëjavor për Festën e Pranverës, por lëvizja e njerezve nis 15 ditë përpara festës dhe zgjat 40 ditë. Këtë vit, zgjat nga 10 janari deri më 18 shkurt.

Pse është kaq e rëndësishme Festa e Pranverës?

Rëndësia e Festës së Pranverës për kinezët është si festa e Krishtlindjes për perëndimorët. Është traditë kulturore që njerëzit të kthehen në qytetin e tyre të lindjes dhe të takohen me familjarët gjatë Festës së Pranverës. -është koha më e rëndësishme që njerëzit të jenë së bashku me prindërit, fëmijët, motrat dhe të afërmit e tyre.

Pra, pa marrë parasysh sa do u duhet të udhëtojnë, pa marrë parasysh sa shumë mundohen gjatë gjithë vitit, qytetarët kinezë do të bëjnë çmos për t'u rikthyer sërish në familjen e tyre të paktën në Festën e Pranverës për bashkimin familjar. Me të gjithë që lëvizin në të njëjtën periudhë, 1.4 miliardë njerëz bëjnë mbi 3 miliardë udhëtime me aeroplan, tren, automjeteve private si vetura dhe motoçikleta, si dhe anije gjatë Festës së Pranverës, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës.

Numri i udhëtimeve gjatë Festës së Pranverës është rritur 30 fish prej vitit 1979. Shifra theu rekord kur arriti 1 miliard në vitin 1994 për herë të parë, tejkaloi 2 miliardë në vitin 2006 dhe arriti mbi 3 miliardë në 2012-n.

Cilat janë mënyrat e preferuara të transportit?

Sistemi gjithëpërfshirës i transportit në Kinë ka aftësi të mbështesë shkallën e madhe të kësaj lëvizjeje. Nën presion të jashtëzakonshëm të transportit, hekurudhat, autostradat dhe sistemet e aviacionit civil kanë përfunduar disa raunde përditësimesh në katër dekadat e fundit.

Krahasuar me vitet e fundit, 3 miliardë udhëtime nuk janë një rritje domethënëse. Megjithatë, udhëtimet hekurudhore dhe ajrore kanë parë një rritje dramatike në dhjetëvjeçarin e fundit.

Gati 440 milionë udhëtime individuale do të bëhen me tren gjatë këtij viti të udhëtimit të Festës së Pranverës, një rritje prej 8 për qind nga viti i kaluar. Të dhënat tregojnë gjithashtu se nga viti 2019, 139 mijë kilometra hekurudhë është vendosur në përdorim në mbarë Kinën, ndër të cilat hekurudha me shpejtësi të lartë është pothuajse 35 mijë kilometra.

Autoritetet e aviacionit civil thanë se 79 milionë vetë do të udhëtojnë në rrugë ajrore, një rritje 8.4 për qind në krahasim me një vit më parë.

"Ribashkimi i kundërt" me familjen

"Ribashkimi i kundërt" me familjen pritet të rritet gjatë Festës së Pranverës të vitit 2020, sipas një raporti nga Akademia Kineze e Shkencave të Transportit.

Ai përshkruan një fenomen kur më shumë prindër udhëtojnë nga shtëpitë e tyre në qytete e qyteza drejt metropoleve për të vizituar fëmijët e tyre .

Meqenëse kostoja e udhëtimit është në rënie dhe gjeneratat nën politikën e një fëmije po bëhen gradualisht forcat kryesore të punës të shoqërisë, "ribashkimi i kundërt" pati një rritje mesatare prej 30 për qind gjatë dy viteve të fundit, sipas ofruesit të shërbimit online të udhëtimit të Alibaba-s, "Fliggy".

Autoritetet kineze të transportit po inkurajojnë gjithashtu këto udhëtime me politika preferenciale, duke përfshirë çmim më të ulët të biletave për trenat e shpejtë në qytetet e zonës së Deltës së Lumit Jance.

Përveç Pekinit dhe Shangait, qytetet përfshi Chengdu-në, Hangzhou-n dhe Chongqing-un u bënë gjithashtu destinacione të nxehta për "udhëtimin e kundërt", sipas raportit.

Popullariteti në rritje i pushimeve

Nga ana tjetër ka edhe shumë njerëz që zgjedhin të pushojnë në vende të tjera. Mbi 450 milionë njerëz pritet të bëjnë udhëtime, në vend se të kthehen në vendlindjet e tyre, sipas Ctrip, agjensia kryesore online për udhëtime e Kinës.

"Të rinjtë që vijnë nga qytete më të vogla po tregojnë një gatishmëri më të fortë për të udhëtuar. Numri i udhëtarëve që kanë lindur në vitet 1990 dhe vijnë nga qytete të nivelit të tretë dhe të katërt si Wuhu, Provinca Anhui dhe Baoding, Provinca Hebei, u rrit më shumë se 100 për qind në krahasim me një vit më parë," tha Sun Jie, kryeekzekutivi i grupit "Trip.com".

Në vend, Muzeu i Pallatit në Pekin, "Shanghai Disneyland" dhe Liqeni Perëndimor në provincën Zhejiang të Kinës në lindje pritet të jenë tre vendet më të mbipopulluara.

Turistët kinezë kanë rezervuar gjithashtu udhëtime për në mbi njëmijë destinacione në 102 vende dhe rajone gjatë pushimeve në platformën online, me mbi 60 për qind të udhëtimeve me të gjithë familjen, sipas Ctrip.

Mrekulli
Lajmet Kryesore