Pse konsumatorët kinezë preferojnë markat vendase?

2019-12-31 16:01:46 CRI Komenti juaj Printoni

Ndërsa Kina bëhet eksportuesja më e madhe në botë, produktet kineze gëzojnë popullaritet në rritje në tregjet globale. Një numër i konsiderueshëm markash kineze janë shumë të kërkuara nga konsumatorët e huaj.

Vetëm pak vite më parë, konsumatorët kinezë ishin shumë të dhënë pas produkteve të huaja si produktet e kozmetikës, telefonat celularë, kompjuterë, qumësht pluhur etj. Për të marrë këto produkte, ata shkonin jashtë vendit për të bërë pazar ose porositnin miqtë t'ua blinin, ose përdornin shërbimet ndërkombëtare nga platformat e tregtisë elektronike.

Në atë kohë, për të përmbushur kërkesën e konsumatorit kinez për produkte të huaja, kompanitë ndërkombëtare nisën t'i kthenin sytë tek tregu gjigant kinez, me afro 1.4 miliardë konsumatorë. Siç ka shkruar dhe "The Wall Street Journal", "për vite të tëra, kompanitë amerikane e kanë parë Kinën si tokën e mundësive të reja."

Sot, Kina kontribuuon në një të tretën e rritjes ekonomike të botës dhe renditet e dyta globalisht përsa i përket të ardhurave familjare.

Kina pritet të kapërcejë ShBA-në në vitin 2021 si tregu më i madh në botë i konsumit me një sektor me pakicë prej 5.8 trilionë dollarësh amerikanë. Në kushtet e ngadalësimit të ekonomisë globale, kompanitë e huaja e kanë kthyer vështrimin tek konsumatorët kinezë për të zbutur goditjen e konsumit të dobët të brendshëm.

Por sot, kinezët po blejnë më shumë marka vendëse sesa të huaja.

Ky ndryshim sipas Wall Street Journal, "sinjalizon fundin e mundshëm të një epoke."

Popullariteti në rritje i markave vendase në mesin e konsumatorëve kinezë është produkt natyror i zhvillimit ekonomik. Për vendet, veçanërisht ato të mëdha, produktet e prodhuara në vend zakonisht popullarizohen krahas rritjes ekonomike. Kjo mund të shpjegohet me konceptin ekonomik të zëvendësimit të importit.

Në një fazë të hershme të zhvillimit ekonomik, prodhimi dhe jeta e përditshme e njerëzve mbështeteshin tek mallrat e importuara. Vite më vonë, investimet dhe teknologjitë e huaja nxitën zhvillimin kombëtar industrial.

Disa vende kanë nisur të punojnë mbi industrinë e tyre të eksportit dhe të krijojnë produkte më konkurruese në tregun global. Kjo është ajo çka bëri Kina pas nisjes së reformës dhe hapjes.

Produkte kineze cilësore dhe të përballueshme tërheqin fuqimisht konsumatorët vendas. Konkurrueshmëria e Kinës paraqitet si në kostot e ulëta të punës ashtu edhe në kushtet e mira të punës. Kjo i ka bërë punëtorët kinezë heronj të vërtetë që qëndrojnë pas rritjes së produktivitetit të vendit dhe mrekullisë ekonomike.

Për të njëjtin produkt, kostoja e prodhimit në Kinë është shumë më e ulët se ajo e disa vendeve të tjera të botës. Psh:Në vitin 2008, një biçikletë e importuar kushtonte rreth 6000 juanë, ndërsa po e njëjta e prodhuar në vend tani kushton vetëm 600 juanë.

Përveç kësaj, kostoja e prodhimit të droneve në Kinë është sa gjysma e asaj në ShBA. Markat kineze të telefonisë celulare si Huawei dhe Xiaomi barazohen me produktet e "Apple" dhe "Samsung" për sa i përket cilësisë dhe performancës, por janë shumë më lira.

Preferenca në rritje e konsumatorëve kinezë për markat vendase i atribuohet gjithashtu faktit që industria e përpunimit e eksportit në Kinë ushqehet gjithashtu nga prodhimi i mallrave vendas. Përparësitë në kostot e punës kanë bërë që tregtia përpunuese të jetë një nga sektorët me përparësi që Kina zgjodhi të zhvillonte në fazën e hershme të rritjes së së saj ekonomike.

Ky sektor ka ndihmuar në futjen e teknikave të huaja të përparuara dhe ekspertizës kryesore menaxheriale në Kinë, dhe më pas ka rritur aftësinë prodhuese të vendit.

Të nxitur nga shtimi i konsumit të brendshëm, fabrikat që fillimisht prodhonin produkte për markat e huaja tani po punojnë për klientët kinezë, por duke ndjekur saktësisht të njëjtat standarde. Produktet e bëra në këtë mënyrë janë po aq të mira sa homologët e tyre të huaj për sa i përket tipareve dhe cilësisë, kështu që konsumatorët kinezë natyrisht do t'i pëlqejnë.

Ndërkohë, blerësit kinezë kanë hequr dorë nga disa marka kryesore ndërkombëtare. Menaxhimi i dobët i ndërmarrjeve të huaja që operojnë në Kinë dhe çështjet e cilësisë kanë kontribuar të gjitha në rënien e tyre.

Për shembull, rroba banjot e meshkujve nga një markë e njohur globalisht, të shitura me një çmim prej 500 juanësh për palë, nuk janë më të mira se ato të prodhuara në vend me një çmim prej 70 juanësh.

Përveç kësaj, disa ndërmarrje të huaja, megjithëse drejtojnë bizneset e tyre në tregun kinez, e kanë të vështirë të heqin dorë nga ndjenja e epërsisë së tyre. Madje disa prej tyre kanë bërë veprime që kanë prekur popullin kinez ose kanë sfiduar vijën e kuqe politike të Kinës.

Padyshim që Kina ka hipur në valën e globalizmit për të zhvilluar ekonominë e saj, dhe të paktën një pjesë e kredive të popullaritetit në rritje të markave vendase në mesin e konsumatorëve kinezë duhet të shkojnë për kompanitë e financuara nga jashtë për transferimin e teknologjisë së tyre dhe ekspertizës së menaxhimit.

Padyshim që Kina është ngjitur në valën e globalizmit për të zhvilluar ekonominë e saj dhe të paktën një pjesë e meritave të popullaritetit në rritje të markave vendase në mesin e konsumatorëve kinezë duhet t'i atribuohen kompanive të financuara nga jashtë për transferimin e teknologjisë së tyre dhe ekspertizës së menaxhimit.

Markat kineze kanë prirje të rriten në mënyrë eksponenciale në vitet në vazhdim, por kjo nuk do të thotë që produktet e huaja do të refuzohen. Në vend të kësaj, do të krijohet një partneritet më i ngushtë midis kompanive kineze dhe të huaja. Tani, Kina dhe pjesa tjetër e botës janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore