Shangai, qendra e mbi 1,160 shumëkombësheve

2019-12-17 15:56:08 CRI Komenti juaj Printoni

Shangai është qyteti më i madh në Kinë dhe një nga zonat më të mëdha metropolitane në botë me mbi 23 milionë banorë. Shangai është një nga qytetet e mëdha të ndërkombëtarizuara në Kinë dhe gjithashtu një nga qytetet kineze me ekonominë më të lulëzuar. Ai është gjithashtu një qytet global e metropol dinamik me ndikim në tregti, kulturë, ekonomi, media, modë, teknologji etj. Edhe sot Shangai mbetet magnet për shumëkombëshet, të cilat konkurrojnë me markat e tyre të njohura.

Mbi 1,160 kompani shumëkombëshe kanë selitë e tyre ose qendra e kërkim-zhvillimit në Shangai, sipas statistikave zyrtare, gjë që tregon besim të fortë ndërkombëtar në tregun kinez. Ky numër u llogarit pasi qeveria komunale e Shangait lëshoi ​​certifikata për selinë rajonale dhe qendrat e kërkim-zhvillimit të 35 shumëkombësheve ndërkombëtare më 20 nëntor.

Njëzet e katër nga 35 kompanitë janë ndërmarrje prodhuese, duke përfshirë katër kompani biomjekësore, tre kompani gjysmëpërçuese, një kompani të komunikimit optik, një kompani pjesësh këmbimi dhe një kompani elektrike.Të gjitha këto kompani janë të përfshira në industri strategjike në zhvillim të Shangait ose në nivele të larta industritë prodhuese.

Ndërsa 11 kompanitë e tjera, të cilat janë të gjitha në sektorin e shërbimit, përfshijnë katër kompani transporti dhe logjistike, dy kompani të teknologjisë së informacionit, dy kompani tregtare dhe tre kompani të angazhuara në financë, hotelieri dhe dizajn.

14 prej kompanive kanë marrë investime nga ndërmarrje Global Fortune 500 dhe udhëheqëse të industrisë globale si Korporata ITOCHU e Japonisë, Coca-Cola e ShBA-së, Travelex (kompania më e madhe në botë e këmbimit të valutave), Fonterra (një nga grupet më të mëdha të qumështit në botë) , NVIDIA (një kompani e njohur botërore e inteligjencës artificiale) dhe Lincoln Electric (një kompani udhëheqëse botërore e saldimit).

Sipas statistikave të fundit nga Komisioni i Tregtisë së Bashkisë në Shangai, nga janari deri në tetorin e këtij viti,në metropolin kinez u regjistruan gjithsej 5,670 projekte me investime nga jashtë.

Sipas raportit vjetor të vitit 2018 për ndërmarrjet me investime të huaja, selitë rajonale të ndërmarrjeve shumëkombëshe në Shangai përbënin më pak se 2 për qind të ndërmarrjeve të financuara nga Shangai, por kontribuuoi 10 për qind të të ardhurave të përgjithshme operative të ndërmarrjeve me financime nga jashtë, 17 për qind e fitimeve totale, 12 për qind e totalit të të ardhurave nga taksat dhe më shumë se 6 për qind e vendeve të punës, duke treguar përparim mbresëlënës brenda tregut kinez.

Ekonomisti amerikan: Shumëkombëshet investojnë ende në Kinë, pavarësisht tarifave të ShBA-së

"Ka pak mbështetje për pikëpamjen se një numër i madh i firmave të huaja po ikin nga Kina; në fakt po ndodh krejt e kundërta, "tha ekonomisti amerikan Nicholas Lardy.

Pavarësish tarifave amerikane për eksportet kineze në Shtetet e Bashkuara, duket se, të paktën deri tani, që firmat shumëkombëshe, përfshi ato me seli në Shtetet e Bashkuara, vazhdojnë ta shohin Kinën një "mjedis tërheqës për investime të reja", tha kohët e fundit ekonomisti amerikan Nicholas Lardy.

Në një artikull "A janë kompanitë e huaja me të vërtetë duke u larguar gna Kina?," Lardy, nga Instituti Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare me seli në Washington, kundërshtoi pretendimin e presidentit amerikan Donald Trump se "eksodi i firmave të huaja", së bashku me faktorë të tjerë, po ushtron presion në rritje ekonomisë kineze dhe kështu, sipas tij, Kina do të jetë më në ankth mbi arritjen e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara.

Trump, "në mbrojtjen e luftës së tij tregtare me Kinën, lejoi që gishtat e tij në Twitter të veprojnë më shpejt se realiteti", tha vëzhguesi veteran i Kinës, duke iu referuar një postimi në muajin gusht në të cilin presidenti tha "Kina dëshiron shumë të bëjë një marrëveshje. Mijëra kompani po largohen për shkak të tarifave."

Së pari, argumenton Lardy, lufta tregtare nuk ka prekur Investimet e Huaja të Drejtpërdrejta (IHD) në Kinë dhe "ka pak mbështetje për pikëpamjen se një numër i madh i firmave të huaja po ikin nga Kina; duket se po ndodh e e kundërta."

IHD-të jofinanciare në Kinë aktualisht po ecin me një normë vjetore prej gati 140 miliardë dollarë amerikanë, që do të thotë se mijëra firma të reja të huaja krijohen në Kinë çdo muaj, tha Lardy. Për më tepër, që nga fillimi i luftës tarifore në mes të vitit 2018, IHD-të janë zgjeruar rreth 3 për qind në vit, afërsisht të njëjtin ritëm si në pesë vitet e kaluara, shtoi ai.

Së dytë, tha Lardy, anekdotat e një grupi firmash që largohen nga Kina nuk konfirmojnë një prirje të gjerë. Firmat e huaja janë larguar nga Kina për dekada, tha ai, me disa që hyjnë me strategji biznesi që dështojnë dhe më pas dalin, dhe të tjerët, veçanërisht ato që eksportojnë mallrat konsumi, duke lëvizur prodhimin në vendet e tjera me paga shumë më të ulëta.

Së treti, shtoi Lardy, një pjesë e madhe e firmave të huaja në Kinë, veçanërisht firmat amerikane, janë kryesisht për të prodhuar mallra për të shitur në tregun e brendshëm të Kinës "që ende po rritet me shpejtësi", duke theksuar se këto firma "nuk kanë asnjë stimulim" për t'u zhvendosur brenda Azisë, aq më pak në Shtetet e Bashkuara Bashkuara.

Së katërti, tha Lardy, "zhvendosja e prodhimit jashtë Kinës nuk është thjesht një fjalë goje". Ekonomisti theksoi se bashkëpunëtorët e huaj që operojnë në Kinë tërheqin një zinxhir të gjerë furnizimesh lokale që kanë ndërtuar gjatë dekadave dhe punësojnë rreth 25 milionë punonjës kinezë, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve janë inxhinierë dhe menaxherë të aftë.

Vietnami përmendet zakonisht si një alternative, por është "shumë i vogël për të thithur madje dhe pak nga vëllimi i prodhimit të ndërmarrjeve të huaja që operojnë tani në Kinë, vijoi Lardy.

Pretendimi i Trump-it se një "eksod i firmave të huaja" do ta detyrojë Kinën të kapitullojë ndaj kërkesave të ShBA-së për të zgjidhur luftën tregtare është thjesht "ëndërr", tha Lardy, duke shtuar se pohimi i presidentit amerikan se tarifat e tij për mallrat kineze do të përmirësojnë ekonominë amerikane ka shumë të ngjarë të mbetet një dëshirë e "e paplotësuar".

Mrekulli
Lajmet Kryesore