Kina emeton në Francë 4 miliardë euro bono sovrane

2019-11-26 10:49:31 CRI Komenti juaj Printoni

Në nëntorin e sivjetshëm, Ministria e Financave e Kinës emetoi në Francë bono sovrane me vlerë prej 4 miliardë eurosh. Kjo është hera e parë gjatë 15 vjetëve të fundit që Kina emeton bono sovrane në euro dhe gjithashtu vëllimi më i madh i bonove sovrane në monedhë të huaj i emetuar ndonjëherë nga qeveria kineze.

Në të njëjtën kohë, presidenti francez Emanuel Macron ishte udhëheqësi i vetëm shtetëror i një fuqie të madhe perëndimore që mori pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës, duke nënshkruar një sërë marrëveshjesh me vlerë prej 15 miliardë dollarësh amerikanë.

Të tëra këto kanë ndodhur me rastin e 55-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Francë. Kështu, bashkëpunimi dypalësh është ngritur në një nivel të ri, posaçërisht në kushtet e mosmarrëveshjeve tregtare mes Kinës dhe ShBA-së.

Emetimi i bonove sovrane me euro dhe pjesëmarrja e Macron-it në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës kanë rëndësi të madhe dhe të veçantë, sepse së pari, kanë plotësuar mangësitë në bashkëpunimin financiar mes Kinës dhe Francës. Gjatë 55 vjetëve të bashkëpunimit dypalësh, Kina dhe Franca kanë pasur shkëmbime të shumta tregtare, arsimore dhe kulturore, por bashkëpunimi financiar ka qenë i dobët. Këtë herë, Kina ka rinisur financimin në euro, duke përcaktuar çmimin dhe duke bërë regjistrimin e bonove sovrane në Paris. Kjo tregon që Kina i kushton rëndësi të madhe statusit të Parisit në financën botërore e që investitorët francezë e shohin Kinën si një nga tregjet më tërheqëse në botë.

Së dyti, shtimi i bashkëpunimit Kinë-Francë është një përballim i përbashkët i proteksionzimit tregtar të ShBA-së. Bashkëpunimi mes Kinës dhe Francës ka dërguar një mesazh të fortë për tregtinë e lirë. Pasi Trump-i mori postin e presidentit, ShBA-ja nisi një sërë politikash të njëanshme. Nga njëra anë, ShBA-ja shtoi presionin ndaj Kinës, duke ngritur pandërprerë tarifat mbi importet kineze, ndërsa nga ana tjetër, filloi edhe trysninë ndaj BE-së, duke pasur në plan të shtojë tarifat doganore mbi mallrat europiane me vlerë prej 4 miliardë eurosh. Në këto rrethana, shtimi i bashkëpunimit kino-francez është një përballim i përbashkët ndaj masave proteksioniste të ShBA-së.

Së treti, bashkëpunimi kino-francez mund të nxitë bashkëpunimin mes Kinës dhe Bashkimit Europian. Macron-i ka folur jo vetëm në emër të Francës, por edhe të BE-së. P. sh., Franca po bën thirrje që të nënshkruhet sa më parë marrëveshja e investimeve Kinë-BE. Brenda vendit, Macron-i i ka kaluar gradualisht vështirësitë e fazës fillestare të reformave, dhe ekonomia franceze është futur në një fazë të qëndrueshme dhe ndodhet në një gjendje pozitive. Në BE, Merkeli ndodhet në përfundim të mandatit dhe "Brexit"-i po e shpie ekonominë britanike në humnerë, kështu që Franca do të ketë më shumë të drejtë fjale dhe ndikim në çështjet europiane. Për këtë arsye, ngjitja e marrëdhënieve Kinë-Francë në një nivel të ri do të jetë një shembull i mirë për vendet e tjera europiane. Franca është një përfaqësuese e Europës dhe bashkëpunimi dypalësh do ta ndihmojë Kinën të futet në tregun europian dhe Europa mund të futet në mënyrë më thellë në tregun kinez.

Për Kinën, bashkëpunimi me Francën në sektorin financiar është më i përshtatshëm dhe më praktik, sepse Franca mund të kontrollojë më mirë rreziqet financiare dhe mban një qëndrim më të kujdesshëm.

Bashkëpunimi financiar mes Kinës dhe Francës mund të sjellë tre përfitime. Së pari, mund të krijojë një burim të ri për tregun financiar kinez dhe mund të ulë varësinë e Kinës nga financat amerikane; se dyti, për Francën ky bashkëpunim është në të mirë të kthimit të Parisit në një qendër financiare ndërkombëtare; së treti, kjo është një gjë e mirë edhe për tërë botën, sepse bashkëpunimi financiar Kinë-Francë është në favor të krijimit të një sistemi më të pjekur financiar ndërkombëtar dhe të zhvillimit e të përmirësimit të këtij sistemi.

Ky bashkëpunim financiar simbolizon hapjen e mëtejshme të tregut mes Kinës dhe Francës dhe madje Europës. Shumë përfaqësues të kompanive franceze e shoqëruan Macron-in gjatë kësaj vizite në Kinë, çka tregon që tema e vërtetë e vizitës ishte nxitja e tregtisë ndërmjet të dy palëve. Macron-i bëri thirrje për hapjen e mëtejshme të tregut dypalësh, duke vënë në dukje se Kina dhe Europa e pranojnë që mosmarrëveshjet tregtare i dëmtojnë të dy gjithë.

Krahas bashkëpunimit financiar dhe tregtar, Kina dhe Franca do të ketë bashkëpunim më të gjerë edhe në fushën e teknologjisë së lartë dhe të bujqësisë.

Kina dhe Franca janë përfaqësuese të kulturave lindore dhe perëndimore. Njëra është mrekullia e kulturës lindore dhe tjetra është perla e kulturës perëndimore. Kina ka një kulturë të lashtë tradicionale, ndërsa Franca është lidere në mbrojtjen e vlerave perëndimore. Kështu, bashkëpunimi mes Kinës dhe Francës në fakt është bashkëpunimi mes kulturave lindore e perëndimore dhe ka një rëndësi të madhe për qytetërimin njerëzor dhe qeverisjen global.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore