CIIE 2019 një ekspozitë frutdhënëse për botën

2019-11-12 16:10:40 CRI Komenti juaj Printoni

Ndërsa Ekspozita e dytë Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE) përfundoi të dielën, më shumë kompani të huaja po gëzojnë përfitimet e tregut të madh të Kinës që po hapet më gjerë ndaj botës.

Si platformë globale për tregtinë e mallrave, ekspozita CIIE ofroi një shans të rëndësishëm për t'u ngjitur në "trenin ekspres" të zhvillimit të Kinës. Sidomos për vendet në zhvillim me bazë të dobët ekonomike, kjo ekspozitë ofron shanse të barabarta me vendet e zhvilluara.

Ndryshe nga edicioni i parë, në ekspozitën e kësaj here u ofruan dy pavijone falas për ekspozitorët nga vende më të pazhvilluara, duke iu dhënë mundësi të gjithëve.

Në edicionin e dytë në Shangai morën pjesë mbi 3000 ndërmarrje nga mbi 150 vende e rajone të botës.

Vendet në zhvillim iidhin shumë entuziaste për pjesëmarrjen në ekspozitë, pasi ato janë të vetëdijshme për tregun gjigant kinez dhe kanë ndier përpjekjet e Kinës për ndihmëdhënie ndaj këtyre vendeve. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së për tregtinë dhe zhvillimin, Mukhisa Kituyi vlerësoi se në një kohë kur po rritet proteksionizmi dhe barrierat tregtare, Kina po zhvillon një ekspozitë importi me rëndësi të madhe, posaçërisht për vendet në zhvillim. Kjo tregon miqësi dhe bashkim.

Zëdhënësi i OBT-së , Keith Rockwell tha se në ekspozitë, ndërmarrjet e vendeve më të pazhvilluara mund të takohen me ndërmarrjet kineze dhe ato botërore. Ky në fakt është një shans për to që të integrohen me sistemin global tregtar, se Kina e kupton mirë që integrimi me tregtinë globale është rruga e domosdoshme për lulëzimin dhe zhvillimin paqësor.

Kompania australiane "Freedom Foods Group" dhe Korporata koreane "Daesang" nënshkruan marrëveshje me rostiçerinë zinxhir me seli në Shangai "LYFEN" për të prezantuar më shumë produkte ushqimore në Kinë dhe bashkëzhvillimin e produkteve të reja.

"Tregu kinez i shprishave është gjigant. Do donim të punonim me partnerët globalë për ta bërë më të madhe 'tortën' dhe për ta ndarë me vendet e tjera," tha kryeekzekutivi i "LYFEN", Yu Ruifen.

Marrëveshjet e reja të LYFEN-it janë pjesë e rezultateve të frytshme të ekspozitës, ku më shumë se 3800 firma nga e gjithë bota erdhën në Shangai për të kërkuar mundësi bashkëpunimi.

Një total prej mbi 71 miliardë dollarësh marrëveshje u arritën për blerjet njëvjeçare të mallrave dhe shërbimeve gjatë CIIE 2019, me një rritje 23 për qind në krahasim me një vit më parë, tha Sun Chenghai, zv.drejtori i byrosë CIIE në një konferencë shtypi të së dielës.

Ndër prezantimet e ndryshme të ekspozitës, 391 produkte, teknologji dhe shërbime të reja u lançuan për herë të parë në pjesën kontinentale të Kinës ose në të gjithë botën, shtoi ai.

Një nga produktet e importuara të qumështit të LYFEN të shfaqura në CIIE e vitit të kaluar rriti shitjet vjetore me 754 për qind gjatë vitit të kaluar, ndërsa shitjet e peshkut merluc u dyfishuan.

"Me duar të bashkuara"

"Ne duhet të ecim me duar të bashkuara dhe jo të ndara" tha të martën e kaluar presidenti kinez Xi Jinping në hapje të ekspozitës, duke prezantuar një perspektivë të ndërtimit të përbashkët të një ekonomie të hapur botërore përmes bashkëpunimit me inovacion dhe përfitime të ndërsjella.

Një treg i hapur është thelbësor për rritjen ekonomike globale dhe zhvillimin e ndërmarrjeve, tha Yang Yuanqing, kryeekzekutiv i Lenovo-s, në një forum gjatë ekspozitës, duke përmendur ngritjen e kompanisë nga një prodhues kompjuterik vendas në një grup global të teknologjisë me degë që mbulojnë 180 shtete dhe rajone.

"Globalizimi ndihmon kompanitë të rrisin efikasitetin, të nxisin inovacionin dhe të sjellin përfitime për konsumatorët në të gjithë botën," tha Yang.

Scott Zheng, bashkëthemelues i kompanisë së automjeteve elektrike amerikane "Neuron EV", përdori shtatë telefona inteligjentë, duke përfshirë tre të rinj, për të komunikuar me një mori vizitorësh në kabinën e tij.

"Kemi takuar mbi 800 klientë potencialë. Ia vlejti me të vërtetë pjesëmarrja jonë këtu!" tha Zheng.

Para përfundimit të CIIE-së së dytë, shumë kompani të huaja janë regjistruar tashmë për edicionin e vitit të ardhshëm.

"Pjesëmarrja jonë e këtij viti u caktua përmes një kontrate të nënshkruar në ditën e dytë të ekspozitës së vitit të kaluar. Si një nga kontigjentet e para që regjistrohemi për ekspozitën e tretë, ne do të zgjerojmë madhësinë e stendës sonë dhe do të prezantojmë më shumë marka për të promovuar zhvillimin e biznesit," tha Kentaro Fujiwara, nga marka japoneze e kozmetikës "Shiseido".

Mbi 230 kompani nga e gjithë bota janë regjistruar për edicionin e tretë CIIE, me sipërfaqen e tyre të kombinuar të ekspozitës që tejkalon 84 mijë metra katrorë, ​​sipas Sun.

Mes tyre, mbi 80 kompani janë nga ndërmarrjet më të famshme të botës "Fortune Global 500" me një sipërfaqe të përgjithshme të ekspozimit mbi 50 mijë m2.

Edhe pse CIIE e këtij viti është mbyllur, hapja e Kinës vijon të mbetet një angazhim afatgjatë.

Kina po shpejton shumë hapjen për kompanitë e huaja. Kjo gjë është shumë e rëndësishme për sektorin e kujdesit shëndetësor, tha Julio Gay-Ger, president i degës së Kinës të firmës kryesore farmaceutike amerikane Eli Lilly.

"Ne kemi qenë dhe do të jemi këtu për një kohë të gjatë," tha ai.

Mrekulli
Lajmet Kryesore