70 vjet, transformimi i bujqësisë kineze

2019-09-17 14:56:51 CRI Komenti juaj Printoni

Sektori kinez i Bujqësisë ka shënuar një rritje të shpejtë gjatë 70 viteve të fundit, me një rritje 4.8 herë të prodhimit të grurit, sipas një raporti nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).

Prodhimi i grurit në Kinë u rrit me një normë mesatare vjetore prej 2.6 për qind nga viti 1949 duke arritur në 658 miliardë kilogramë në vitin 2018 dhe mundësoi ushqimin për rreth 20 për qind të popullsisë së botës me vetëm më pak se 9 për qind të tokës së punueshm, sipas raportit. Kina shtoi diversitetin e furnizimit me ushqim duke zhvilluar industrinë e mbarështimit, me prodhimin e produkteve ujore duke u renditur e pari në botë që nga viti 1989.

Struktura e industrisë së bujqësisë u optimizua vazhdimisht, me një model modern që nxit zhvillimin e gjithanshëm të bujqësisë, pylltarisë, blegtorisë dhe peshkimit duke zëvendësuar modelin tradicional të bujqësisë, sipas Zyrës. Funksionimi i shkallës së bujqësisë u përmirësua nga përparimi i qarkullimit të tokës bujqësore. Kina gjithashtu nxiti lloje të reja të subjekteve të prodhimit dhe shërbimit bujqësor. Deri në fund të vitit 2018 vendi numëroi rreth 600 mijë ferma familjare.

Modernizimi i sektorit bujqësor, përmirësimi i të ardhurave të fermerëve, përmirësimi i infrastrukturës rurale dhe reformat kanë qenë ndër përparësitë kryesore të përcaktuara nga Kina vitet e fundit.

Kina ka rritur investimet në sektorin e bujqësisë dhe fshatit, efikasitetin e politikave subvencionuese bujqësore, përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale etj. Zhvillimi i modernizimit të bujqësisë është zgjedhje e drejtë e zhvillimit shkencor dhe një zgjedhje reale e kompanive private për zgjerimin e hapësirës së zhvillimit. Varfëria e Kinës në të kaluarën ndryshoi plotësisht pas reformës dhe hapjes. Tani, njerëzit i kushtojnë rëndësi të madhe nivelit dhe cilësisë së jetesës. Qeveria e inkurajon shumë rritjen e konsumit të brendshëm, qytetarët konsumojnë shumë produkte bujqësore të blera nga fshatarët, sidomos tani që me "Internet +" ata janë vetëm një blerje në internet larg.

Në planin e veprimit "Internet+" në vitin 2015 u vu theksi se brenda dy vjetëve, në mbarë Kinën do të bëhen përpjekje për krijimin e 200 qytezave pilot për futjen e tregtisë elektronike në zonat rurale dhe rritja e kësaj tregtie në këto zona do të jetë të paktën 30%. Deri tani kemi parë se tregtia elektronike në fshatra pati zhvillim të hovshëm falë përmirësimit të infrastrukturës dhe logjistikës. Zhvillimi i një ekonomie digjitale në Kinë po nxit ndër të tjera përpjekjet për të nisur biznese të reja edhe në fshat dhe për të luftuar varfërinë atje. Objektivi është që sa më shumë banorë të zonave rurale të hapin biznese nëpërmjet platformave në internet, sepse ekziston besimi se suksesi i tregtisë elektronike mund të ndihmojë në realizimin e objektivit për nxjerrjen e 70 milionë vetave nga varfëria në zonat e pazhvilluara të Kinës deri në fund të vitit 2020.

Këtë muaj, presidenti kinez Xi theksoi rëndësinë e bujqësisë, duke e vënë theksin tek modernizimi i bujqësisë dhe gjallërimi i zonave rurale.

Ai theksoi rolin e "kolegjeve" bujqësore në promovimin e zhvillimit të bujqësisë, zonave rurale dhe jetën e fermerëve, dhe u bëri thirrje institucioneve mësimore të japin kontribut më të mëdha në gjallërimin rural.

Presidenti Xi vlerësoi kontributin e madh që është bërë në zhvillimin e sektorit bujqësor dhe të fermerëve prej themelimit të Republikës Popullore të Kinës 70 vjet më parë, duke theksuar se shkollat kanë kultivuar talente të shkëlqyera dhe kanë forcuar kërkimet shkencore dhe novacionin.

Kina nuk mund të bëhet modern pa modernizuar sektorin e saj të bujqësisë dhe rinovuar zonat e saj rurale dhe shkenca, teknologjia si dhe zhvillimi i talenteve janë kyç, tha Xi.

Ai i përshkroi zonat rurale si plot potenciale dhe një fushë e gjerë për sipërmarrësit në epokën e re, duke shtuar se arsimi i lartë i vendit në bujqësi dhe pylltari ka potencial të madh për zhvillimin.

Kina synon të zhdukë varfërinë absolute në zonat rurale deri në fund të vitit 2020 dhe po punon për zbatimin e një strategjie të gjallërimit rural për të lejuar zonat të kenë biznes të lulëzuar, mjedise të këndshme jetese, qeverisje efektive dhe begati.

Mrekulli
Lajmet Kryesore