Perandoresha e birrës artizanale në Shangai

2019-08-19 11:07:23 CRI Komenti juaj Printoni

 

Zhang Yindi, ose siç njihet ndryshe si "pi jiu ayi" pse "tetoja e birrës", është një dëshmi e gjallë e suksesit të biznesit të birrës artizanale në Shangai.

Prej hapjes së një dyqani të vogël birre artizanale të quajtur "Beer Lady" në vitin 2011, Zhang ka vijuar hapjen e katër dyqaneve të tjera në të gjithë qytetin. Dyqanet, përveç birrës artizanale, shesin edhe ushqime të shpejta shoqëruese si salcice, pica dhe patate të skuqura.

Hapur nëntorin e kaluar, lokali 3 mijë metra katrorë mund të mbajë rreth 1200 klientë dhe ka depozita të shumta birre, ushqime deti, një kuzhinë profesionale etj.

I gjithë projekti mund të duket për disa si tepër ambicioz. Duke pasur parasysh vendndodhjen e dyqanit në Baoshan, një periferi në Shanghai veriore që është një orë larg nga qendra e qytetit me metro, duket jorealiste të marrësh me qira një hapësirë kaq të madhe. Por ata që mendojnë se Zhang është e dehur nga suksesi i saj dhe e ka mbivlerësuar markën e saj më shumë seç duhet ndoshta tani për tani duhet të jenë më të rezervuar në gjykimin e tyre, sepse 57-vjeçarja duke se ka një plan të qarte dhe të mirë në mendjen e saj.

Dyqani i katërt, thotë ajo, nuk është thjesht një vend ushqimesh dhe pijesh por planet janë që ky vend të jetë një ndalesë e turistëve që udhëtojnë me agjenci turistike dhe duan të çlodhen ose të bëjnë festa të ndryshme.

"Kur nisa në fillim shitjen e birrës artizanale, nuk kisha ambicje kaq të madhe për ta zgjeruar biznesin në këtë shkallë. Thjesht ndoqa instiktin," tha ajo.

Megjithëse Zhang i ka pëlqyer pijet alkoolike që në moshë të re, dashuria e saj për birrën artizanale nisi rreth vitit 2008 kur piu gllënkën e parë. Rreth dy vjet më vonë, kur biznesi i saj i ushqimores u prek nga zhvillimi i tregtisë online, Zhang nisi idenë e shitjes së piejve për të shtuar shitjet. Fatmirësisht, një shpërndarës i birrës artizanale belge u takua me Zhang dhe e pyeti nëse ajo ishte e interesuar të furnizohej me produktet e tij.

"I thashë të më sillte nga një mostër të çdo tipi birre që kishte. Veç ta shihnit sa i habitur mbeti ai," tha ajo.

"Kur më pyeti se çfarë do bëja nëse nuk do arrija ta shisja birrën që do më sillte, i thashë se çfarë të ngelej do e pija vetë. Kaq e thjeshtë. Me të vërtetë nuk e vrava shumë mendjen!" qesh ajo.

Furnizimi i Zhang-ut me birrë belge u shit brenda ditës dhe u ble nga studentët të huaj nga universitetet aty afër. Ky ishte momenti kur ajo e kuptoi se kishte zbuluar një sekret të madh. Brenda pak muajsh, Zhang e shndërroi ushqimore në një birrari me birrë artizanale.

Ndërkohë disa kompani kërkojnë influencues në rrjetet sociale ose agjenci reklamash për të promovuar produktet e tyre, Zhang thjesht përdori një makinë fotokopjeje që të huajt e përdornin shpesh për të bërë fotokopje të dokumenteve që iu nevojiteshin për regjistrimin në stacionin e policisë shumë pranë dyqanit të saj.

"Nuk kam bërë kurrë asnjë reklamë më parë. Në fillim, "Beer Lady" u bë e famshme nga nami që i nxorrën klientët. Të huajt që përdornin fotokopjen ishin të mrekulluar kur panë një supermarket me aq shumë birrë. Më pas ata i tregonin miqve të tyre dhe kështu u shtuan klientët," thotë ajo.

Pikëkthesa në biznesin e saj ndodhi në vitin 2015 kur drejtuesi i portalit "Smart Shanghai" vizitoi "Beer Lady". Zhang tha se biznesi i saj u zhvillua fuqishëm pas një artikulli që u publikua tek ky portal.

Shumë shpejt, Zhang u shndërrua nga një pronare dyqani ushqimoreje në një biznesmene të madhe. Ajo gjithashtu u bë si një "ambasadore", pasi takohej me zyrtarë britanikë dhe belgë në ngjarjet që lidheshin me birrën. Këto ditë, Zhang është aq e famshme sa nuk ka nevojë të kërkojë eksportues ose shpërndarës birre - ata vijnë e kërkojnë vetë atë. Madje edhe agjencitë imobiliare i kanë ofruar disa ambjente në rast se ajo do të hapë më shumë pika birre.

Zhang nuk do të heqë dorë nga zgjerimi i perandorisë së saj të birrës. Ajo tha për "China Daily" se në shtator do të hapë birrarinë e saj të 6-të "Beer Lady".

Dyqani i ri do të hapet në lagjen Songjiang dhe do të ketë një sipërfaqje 4 mijë metrash katrorë me një hapësirë që përfshin shtëpi pushimi, një muze birre dhe një seleksion i veçantë shampanjash dhe verash nga e gjithë bota. Vendi i ri do të ketë gjithashtu një kuzhinë 300 m2 në të cilën do të shërbehen gatime të ndryshme nga kuzhina kineze dhe perëndimore, përfshi mish në zgarë. Ajo planifikon të shesë gjithashtu akullore ruse për më shumë larmi.

"Beer Lady e re do të shërbejë si një shkollë për të mësuar vizitorët me kulturën e birrës dhe do të ofrojë një qasje të integruar që përfshin ushqim, pije dhe turizëm," thotë ajo.

"Kam besim se ky treg do të bëhet edhe më i madh në 5-8 vitet e ardhshme."

Kur e pyetëm se ku e gjeti energjinë apo frymëzimin për këto projekte kaq masive, Zhang buzëqeshi dhe tha;

"Më ka pëlqyer gjithnjë alkooli, kjo është arsyeja pse arrita ta shndërroj në një biznes kaq të suksesshëm. Nëse doni të bëni diçka të madhe, duhet ta njihni dhe ta doni produktin tuaj," tha ajo.

"Sinqerisht, ka raste kur e ndiej sikur birra më flet, më tregon si ta menaxhoj këtë biznes," thotë ajo.

"Mund të them që birra artizanale është si dashuria ime, shpirti im."

Mrekulli
Lajmet Kryesore