Cili është modeli i zhvillimit për të ardhmen: ShBA-ja, Gjermania apo Kina?

2019-08-13 15:24:44 CRI Komenti juaj Printoni

Fokusimi tek industria dhe prodhimi

Kohët e fundit, Gjermania dhe ShBA-ja kanë publikuar programet e tyre për forcimin e industrisë. Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë e Gjermanisë publikoi zyrtarisht "Strategjinë Kombëtare Industriale 2030", duke përcaktuar 10 sektorë industrialë në sektorë kyçë, si industria e çelikut, bakrit e aluminit, industria kimike, industria mekanike, sektori i automjeteve, industria optike, industria e pajisjeve mjekësore, teknologjia e gjelbër, mbrojtja, aviacioni dhe printimi 3D. Synimi i kësaj strategjie është që të rritet konkurrueshmëria e Gjermanisë në industrinë globale. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë publikoi planet e SHBA-së për zhvillim industrial në të ardhmen, me synim që të garantohet roli drejtues i ShBA-së në këtë drejtim. Sipas këtyre planeve, SHBA-ja do të fokusohet tek inteligjenca artificiale, teknologjitë moderne të prodhimit, shkenca kuantike dhe teknologjia 5G.

Si ekonomia e 2-të botërore, edhe Kina po përpiqet të nxitë zhvillimin industrial. Në Mbledhjen Qendrore Ekonomike të zhvilluar në fund të vitit 2018, nxitja e zhvillimit të sektorit të prodhimit me cilësi të lartë u vendos në krye të 7 detyrave kryesore të Kinës për 2019. Qeveria kineze kërkon qartë që të nxitet integrimi i thellë mes sektorit modern të prodhimit dhe sektorit modern të shërbimit, me synim që të krijohet një Kinë e fortë me prodhim cilësor.

Konkurrimi mes tre modeleve

Modeli i ShBA-së në fakt është model elitar, që zhvillohet në përmirësimin horizontal. Në gjysmën e 2-të të shekullit XX, për arsye të teknologjisë së informacionit, sektori financiar i ShBA-së u zgjerua në mbarë botën dhe sektori i prodhimit u zhvendos jashtë vendit. Kështu, ShBA-ja u fut në rrugën e ekonomisë financiare dhe përqindja e sektorit financiar në GDP u rritur në 20.56 % në vitin 2016, nga 15.7 % që ishte në vitin 1980. Në të njëjtën kohë, përqindja e sektorit të prodhimit në GDP-në e SHBA-së u ul në 11.71% në vitin 2016, nga 20.46 % që ishte në 1980-n. Pas krizës financiare, SHBA-ja ka bërë plane për riindustrializim, me synimin për më shumë arritje moderne në sektorët me saktësi të lartë.

Modeli i Gjermanisë është modeli i zejtarisë, që përpiqet për nivelin perfekt ose të pakrahasueshëm në sektorë të caktuar. Mund të quhet si modeli vertikal. Në Gjermani, sektori i prodhimit është shtylla e ekonomisë kombëtare dhe sektorët kryesorë, si financat, arsimi e sigurimet shoqëror mbështeten rreth kësaj shtylle kyçe. Në sektorin e financave, sektori bankar është më kryesor se sektori i obligacionevee i letrave me vlerë dhe bankat preferojnë të japin kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, çka është një shembull i veçantë në botë. Krahas kësaj, edhe sistemi arsimor është i veçantë, ku të rinjtë mund të futen në fabrika për të mësuar mjeshtëri dhe të fokusohen për tërë jetën te një lloj mjeshtërie pasi marrin leje ushtrimi profesioni.

Modeli i Kinës është modeli i banorëve të thjeshtë që mund të quhet si modeli i zgjerimit. Në fazën pas krizës financiare, Kina po kalon nga modeli i vjetër i bazuar te shpërdorimi i tepërt i burimeve të mjedisit, krahëve të punës dhe burimeve industriale në një model të bazuar te investimet, burimet dhe organizimi i fuqishëm qeveritar. Nga njëra anë, në teknologjinë e prodhimit Kina është varur te modeli i çmimit të ulët, në ndryshim nga Gjermania dhe ShBA-ja. Nga ana tjetër, Kina zotëron zinxhirin më të plotë të prodhimit, nga mallrat e vogla në Yiwu të Kinës Lindore, deri në pajisjet e mëdha, si trenat me shpejtësi të madhe, avionët e mëdhenj civilë, pajisjet bërthamore etj. Kjo e ka zhvilluar modelin e zgjerimit deri në nivelin maksimal.

Situata globale e prodhimit

Modelet e ndryshme nga tre fuqitë e botës me siguri do të ndikojnë në industrinë botërore, posaçërisht sektorin e prodhimit dhe rregullimet strukturore ekonomike të vendeve të ndryshme. Tani problemi është cili model do të jetë drejtues për të ardhmen?

Le të imagjinojmë për prodhimin e ardhshëm të një automjeti. Në procesin e prodhimit, duhet të ketë tre elemente thelbësore: makineritë dhe pajisjet e prodhimit, harduerët e softuerët me teknologji inteligjente dhe teknologjitë që monitorojnë dhe analizojnë të dhënat e mëdha.

ShBA-ja ka epërsi në pothuajse të gjitha pjesët e zinxhirit të prodhimit. Nga kompanitë që prodhojnë harduerë e softuerë deri në kompanitë teknologjike të informacionit, ShBA-ja është bërë qendra botërore e të dhënave. Ndërsa Gjermania ka aftësi shumë të lartë konkurruese në makineritë dhe pajisjet përparuara.

Epërsia e Kinës me zinxhirin e plotë të prodhimit ka krijuar lehtësi për pajisjet, softuerët dhe të dhënat, duke mundësuar një pikë kapërcimi në të dhënat e internetit. Por duhet të pohojmë që në nivelin e saktësisë dhe teknologjinë e softuerëve, Kina ende ka një distancë të vogël.

Në valën e madhe industriale "ai që merr të dhënat, merr tërë botën". Mund të parashikojmë që këto tre modele do të formojnë një trup të plotë në të ardhmen: ShBA-ja është truri, Gjermania është zemra dhe Kina gjymtyrët.

Por bota ndryshon çdo ditë. Ndoshta në të ardhmen, në "trurin e madh" si ShBA-ja, do të ketë "trurë të vegjël" si Kina e Gjermania dhe në "zemrën" si Gjermania, do të ketë ShBA dhe Kinë. Në rolin e saj të "gjymtyrëve", Kina mbase do të shoqërohet edhe nga India. Kur të gjitha organet dhe pjesët e trupit të jenë në gjendje të shëndetshme, do të përfundojë ky ndryshim strategjik në situatën botërore.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore