Kina nxit inovacionin e gjelbër industrial në kuadër të "Një brez, një rrugë"

2019-07-02 15:59:14 CRI Komenti juaj Printoni

Pak kohë më parë, u zhvillua në selinë e Bankës së Teknologjive të Gjelbra të Shangait Forumi i Inovacionit të Gjelbër Industrial të Kinës. Në gjendjen e paqëndrueshme të ekonomisë globale, Kina po përballon një detyrë urgjente për zhvillimin e sektorëve industrialë me inovacion të gjelbër.

"Një brez, një rrugë" po nxit zhvillimin e financës së gjelbër

Në raportin e punës të qeverisë kineze për vitin 2019, është paraqitur qartë që do të përmirësohen politikat e ekonomisë dhe të mjedisit, do të shpejtohet zhvillimi i financës së gjelbër dhe do të forcohet aftësia e zhvillimit të gjelbër. Si një nga masat kryesore të Kinës për zbatimin e Marrëveshjes së Parisit dhe të Programit të OKB-së për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030, Banka e Teknologjive të Gjelbra ka patur përparime pozitive në krijimin e platformës publike për shërbimet e informacionit dhe të transferimit e transformimit, dhe nxitjen e formimit të fondit për teknologjitë e gjelbra industriale.

Profesori i Universitetit të Nju-Jorkut dhe fituesi i Çmimit "Nobel" për Ekonominë në vitin 2018, Paul Romer është i mendimit që ekonomia digjitale është energjia e re e brendshme për rritjen ekonomike në zonat urbane.

Ai u shpreh: "Për formimin e ekologjisë së gjelbër urbane, duhet të marrin pjesë të gjitha palët në mënyrë aktive, të shfrytëzohet në mënyrë të plotë roli pozitiv i teknologjisë dhe të zbatohet ajo në jetën e njerëzve."

Kryetari ekzekutiv i Institutit të Studimit të Politikave Financiare të Kinës Jugperëndimore dhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Operimit të Kapitaleve Shuxing të provincës Sichuan, Tang Jiqiang, ka paraqitur një koncept të bazuar në nismën "Një brez, një rrugë" për zhvillimin e ardhshëm të financës së gjelbër.

"Vendet përgjatë 'Një brez, një rrugë' ende kanë një gjendje të dobët në infrastrukturën e financave, posaçërisht në integrimin e sektorëve teknologjikë dhe financiarë. Krahas këtyre, ka ende një hapësirë zhvillimi në sistemin bankar, të kredidhënies dhe pagesës," thotë Tang.

Ai mendon që Kina promovon një nismë "Një brez, një rrugë" të gjelbër, sepse kjo nga njëra anë mund të ndihmojë vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" të ndërtojnë infrastrukturën e tyre, si atë ujore, energjetike, të gazit dhe rrugore. Kjo është si një urë konkrete. Nga ana tjetër, duhet të formohet një urë virtuale, si p. sh. Kina mund të ofrojë mbështetje në ekologjinë financiare, si pagesat e lëvizshme. Ky quhet "pasurimi i gjelbër".

ShBA-ja përballon probleme strukturore

Duke folur për politikat e Kinës mbi energjitë e reja, Tang Jiqiang u shpreh: "Kina nuk ka pakësuar investimet në energjitë e reja, si hidrogjeni. Kërkimet dhe eksplorimet e Kinës ndoshta nuk janë më të përparuarat, po janë shumë afër me nivelin e parë botëror. Kina po bashkëpunon aktivisht me ndërmarrjet pilote në këtë sektor. Rishfrytëzimi i burimeve të njerëzimit na ka paraqitur një sfidë të re, ku përfshihet shfrytëzimi i hidrogjenit, energjia diellore dhe energjia elektrike."

Pjesëmarrësit në këtë forum janë të mendimit që mosmarrëveshjet tregtare Kinë-SHBA nuk do të ndikojnë në një nismë "Një brez, një rrugë" të gjelbër, por do të ofrojnë gjallëri më të madhe për zhvillimin e energjive të reja të Kinës.

Profesori Tang është i mendimit që problemet strukturore në SHBA do të shpërthejnë në mënyrë të shpeshtë dhe lufta tregtare në fakt është pikërisht një masë për të shtyrë shpërthimin e këtyre problemeve. Kjo për Kinën, është një pengesë në rrugën e zhvillimit.

"Në këtë gjendje, Kina duhet të zhvillojë në mënyrë sistemore sektorin e arsimit. Duhet të bëjmë përpjekje të shumta në arsim e kërkimin shkencor dhe të përgatisim talente në mënyrë shkencore e sistemore," thotë Tang Jiqiang.

Lidhur me këtë, profesori Paul Romer është i mendimit që mosmarrëveshjet tregtare pa dyshim do të dëmtojnë rëndë të dy vendet, por ky është një proces që duhet të përballohet.

"Jemi të detyruar që të pranojmë që Kina dhe ShBA-ja kanë sisteme shumë të ndryshme. Të dyja palët duhet të gjejnë një bazë të re bashkëpunimi. Kjo nuk është një punë që bëhet brenda natës dhe duhet të zgjidhet në mënyrë graduale," thotë profesori Paul Romer.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore