RMB-ja mund të bëhet monedha e dytë ndërkombëtare e "Një brez, një rrugë" deri në 2035-n

2019-05-21 16:06:19 CRI Komenti juaj Printoni

Pak ditë më parë, i ftuari i posaçëm i Forumit Financiar të të 40-ve të Kinës (CF40), ish-guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Dai Xianglong, vuri në dukje se duhet të shfrytëzohet pandërprerë roli i RMB-së si një monedhë ndërkombëtare gjatë procesit të ndërtimit të "Një brez, një rrugë" dhe të realizohet objektivi që, në vitin 2035, RMB-ja të bëhet monedha e 2-të ndërkombëtare në nismën "Një brez, një rrugë".

Dai Xianglong-u u shpreh: "Kemi studiuar gjashtë detyrat e Kinës për ndërtimin e financës moderne në periudhën 2020-2035, duke parashikuar që deri në vitin 2035, fuqia ndikuese e RMB-së do të afrohet me atë të euros dhe do të formohet një sistem ndërkombëtar monetar i drejtuar nga dollari amerikan, euro dhe RMB-ja. Ndërkombëtarizimi i RMB-së duhet të nxitet nëpërmjet dy kanaleve kryesore: tregjeve dhe bankave qendrore. Statusi i Kinës në Azi ka përcaktuar që ndërkombëtarizimi i RMB-së do të nisë nga Azia dhe që do të përshpejtohet në kuadër të nismës 'Një brez, një rrugë'. Në fakt, kemi disa parashikime për ndërkombëtarizimin e RMB-së në kornizën e 'Një brez, një rrugë': së pari, RMB-ja do të bëhet monedhë rajonale e 'Një brez, një rrugë'; së dyti, do të bëhet monedha e dytë më e madhe ndërkombëtare pas dollarit amerikan; së treti, do të bëhet monedha e tretë kryesore pas dollarit amerikan dhe euros."

Më tej Dai Xianglong-u shtoi: "Unë mendoj që nuk është e mundshme që të arrihet objektivi i parë, ndërsa i treti është pak me rezerva dhe i dyti është pozitiv dhe i qëndrueshëm. Ne duhet të shfrytëzojmë pandërprerë rolin e RMB-së si një monedhë ndërkombëtare gjatë ndërtimit të 'Një brez, një rrugë' dhe deri në vitin 2035, do të realizohet objektivi që RMB-ja të bëhet monedha e dytë ndërkombëtare e 'Një brez, një rrugë'."

Dai Xianglong-u u shpreh që duhet të shfrytëzohet roli i RMB-së në përcaktimin e çmimit për mallrat e paambalazhuara, si nafta, hekuri, soja dhe ari, për të krijuar kushte të përshtatshme për pagesën me RMB. Ndërkohë, duhet të forcohet roli i RMB-së në përcaktimin e çmimit për mallrat e paambalazhuara në kuadër të "Një brez, një rrugë" dhe të shtohet roli i pagesës me RMB në tregtinë lidhur me këtë nismë.

Lidhur me funksionin e RMB-së si monedhë e tregtisë, Dai Xianglong sugjeroi që duhet të shtohet niveli i këmbimit të lirë sipas ligjit. Për nxitjen e këmbyeshmërisë së RMB-së, nga njëra anë duhet të rishikohen rregullat dhe ligjet përkatëse, nga ana tjetër, duhe të shqyrtohet zbatimi i rregullave dhe ligjeve, si dhe të bëhet mbikëqyrja ndaj punëve të sektorit administrues të valutave dhe bankave përkatëse. Krahas këtyre, duhet të shtohet komunikimi dhe bashkëpunimi mes bankave qendrore të vendeve përkatëse e të shtohet pandërprerë niveli i këmbyeshmërisë mes RMB-së dhe monedhave të këtyre vendeve, për të rritur vëllimin e tregtisë monetare.

Dai Xianglong-u vuri në dukje se duhet të formohet një sistem i ri për investimet dhe financimin e "Një brez, një rrugë", për të forcuar funksionin e investimeve në RMB. Sipas tij, duhet të përpilohen rregullat e kredidhënies për "Një brez, një rrugë" dhe të shtohen kreditë në RMB për "Një brez, një rrugë". Ai sugjeron që për kreditë nga bankat tregtare të "Një brez, një rrugë", duhet të kalohet nga faza e menaxhimit sipas projekteve në fazën e menaxhimit sipas rregullave. Ndërkohë, pas pesë vjetësh, do të hartohet nga Kina "Udhëzuesi për kredidhënien nga bankat tregtare në 'Një brez, një rrugë'". Lidhur me fondet afatgjata të dhëna nga bankat tregtare, afati duhet të mbahet nën 15 vjet. Institucionet financiare të politikave duhet të japin kredi sipas projekteve dhe afati maksimal nuk duhet t'i kalojë 20 vjetët. Krahas këtyre, kreditë nga institucionet financiare të politikave dhe bankat tregtare mund të kenë afat për 30 vjet.

Lidhur me funksionin e rezervës të RMB-së, Dai Xianglong është i mendimit që duhet të nxitet tregtia e drejtpërdrejtë në tregjet financiare mes RMB-së dhe monedhave të vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë". Sipas tij, duhet të forcohet gradualisht këmbimi i monedhave mes bankave qendrore dhe monedhat e këmbyera do të përdoren kryesisht në përplotësimin e likuiditetit. Gjithashtu, nëpërmjet marrëveshjeve të posaçme dypalëshe, mund të jepet me qira një pjesë e RMB-së për institucionet financiare në vendet përgjatë "Një brez, një rrugë", për të nxitur tregtinë mes Kinës dhe këtyre vendeve. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore