Duhet të eksplorohet potenciali i Kinës në zhvillimin ekonomik

2019-02-26 15:48:23 CRI Komenti juaj Printoni

Vitet e fundit, me kalimin nga rritja e shpejtë në rritjen me ritme mesatare, kanë lindur shumë debate mbi rritjen ekonomike dhe modelin e zhvillimit të ekonomisë kineze. Ndër to, ka shumë opinione të reja që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Ditët e fundit, u zhvillua në Pekin mbledhja vjetore e Forumit 50 të Ekonomistëve Kinezë. Zv.kryetari i Shoqatës Makroekonomike të Kinës Wang Jian paraqiti opinionin e tij se "1 miliard njerëz ende kanë të ardhura të ulëta dhe ekonomia kineze do të ketë një kulm të ri rritjeje", çka ka tërhequr vëmendje të madhe.

Në fakt, opinione të tilla nuk janë të rralla. P.sh, disa njerëz mendojnë që Kina ka hapësira të mëdha. Pas zhvillimit të zonave bregdetare, krahinat qendrore e perëndimore kanë potencial të madh zhvillimi. Por të dhënat e këtyre vjetëve tregojnë se gjendja konkrete nuk është siç parashikonin ekonomistët. Lidhur me nivelin e konsumit, sipas të dhënave statistikore, rritja e vëllimit të shitjeve me pakicë ka me 1.2 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

Në konsumin e mallrave, shitja e automjeteve ka shënuar rënie. Sipas të dhënave nga Shoqata e Automjeteve e Kinës, vjet numri i prodhimit dhe i shitjes shënuan përkatësisht 27.8 dhe mbi 28 milionë, 4.2% dhe 4.8% më pak se një vit më parë. Vlen të përmendet që kjo është rënia e parë qysh nga viti 1990. Ndërkohë, po në vitin 2018, në Kinë kishte vetëm 170 automjete për 1 mijë veta, ndërsa në ShBA ky numër ishte rreth 800 dhe në Europë e Japoni rreth 500-600.

Krahas këtyre, edhe shitja e produkteve industriale ka filluar të shënojë rënie. Shkaku kryesor nuk është kërkesa e dobët në treg, por se shumica dërrmuese e qytetarëve në Kinë ende nuk kanë "aftësi blerëse".

Sipas sondazhit të Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës, numri i njerëzve me të ardhura mujore nën 5000 juanë në Kinë zë afro 80 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Kjo do të thotë që rreth 1 miliard persona ende përfshihen në shtresën me të ardhura të mesme dhe të ulëta. Këta njerëz jetojnë kryesisht në qyteza ose fshatra. Në të ardhmen, me rritjen e qëndrueshme të të ardhura të disponueshme, potenciali për rritje është i madh.

Për këtë arsye, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, në fillim të vitit 2019, bashkë me 10 ministri, publikoi projektin e zbatimit të forcimit të tregut të brendshëm, duke paraqitur 24 masa të hollësishme në 6 drejtime. Një nga këto drejtime është nxitja e konsumit të produkteve në bazë, si përmbushja e mangësive të furnizimit për konsumin urban dhe nxitja e cilësisë së konsumit rural.

Për të rritur aftësinë blerëse të shtresës së mesme e të ulët, më e rëndësishmja që të sigurohet rritja e qëndrueshme e të ardhurave të këtyre njerëzve dhe të zgjidhet shqetësimi i tyre për nivelin e jetesës. Sipas të dhënave statistikore, niveli i të ardhurave urbane dhe atyre rurale ende kanë një hendek të madh. Krahas kësaj, njerëzit me të ardhura të larta kanë epërsi të dukshme në mjekim dhe pension. Prandaj, njerëzit me të ardhura të mesme e të ulëta kryesisht i ruajnë paratë e tyre për pleqërinë e vet dhe sëmundjet e mundshme, çka ka kufizuar kërkesat e tyre të konsumit.

Rritja e të ardhurave është kyçi. Lidhur me këtë, thyerja e "strukturës dualiste" mund të çlirojë qindra milionë njerëz me të ardhura të ulëta të ikin nga fshati dhe të shkojnë në qytet për të punuar në sektorin e shërbimeve. Kjo është pranuar si një ide e mirë, sepse niveli i prodhimit në këto qyteza e fshatra është shumë i vogël dhe mënyrat e pasurimit shumë të pakta. "Në "Dokumentin nr. 1" të sivjetshëm është shpallur për herë të parë që lejohet financimi për marrjen me kontratë të tokës. Krahas kësaj, duhet të merren masa për zvogëlimin e hendekut të të ardhurave mes shtresave të ndryshme, si rritja e rrogës minimale, lehtësimi i platformave të shitjes së produkteve bujqësore dhe rregullimi i të ardhurave nëpërmjet taksave. Ndërsa me metoda fiskale, do të rritet përqindja e sigurimeve mjekësore në zonat rurale dhe niveli i sigurimeve për të moshuarit në këto zona.

Është e domosdoshme që të nxitet konsumi i produkteve dhe shërbimeve në bazë. Nëse shikojmë historinë e zhvillimit të Kinës, mund të kuptojmë që disa vjet më parë, kur shitja e pajisjeve elektroshtëpiake përballonte vështirësi, nisi programi "Pajisje elektroshtëpiake në fshatra". Më pas konsumi në zonat rurale u bërë pika e re e rritjes së këtij sektori dhe kjo rritje ka vazhduar deri më sot. Tani, kërkesa në zonat rurale për automjete dhe smartfona ende është e madhe. Kështu që gjatë shtimit të qëndrueshëm të të ardhurave të shtresave të mesme e të ulëta, ka nevojë që të nxitet kërkesa e brendshme nëpërmjet mënyrave, si ndërrimi dhe subvencionet.

Mund të themi që, megjithëse ekonomia kineze ka një hapësirë të madhe zhvillimi dhe qindra milionë njerëz me të ardhura të ulëta janë një potencial i rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm, duhet bërë shumë punë për të eksploruar këtë potencial me mbështetje dhe garantim politikash. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore